E Premte, 03.29.2024, 02:45pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
DITA E FLAMURIT
Nga SKËNDER LUARASI

E Premte, 11.28.2014, 08:15am (GMT+1)



Dita e Flamurit është dita më e shënuar në historinë e kombit tonë. Duke kremtuar këtë ditë, i pari kujtim që na bie në mend është se një popull ka shpëtuar prej kurthit të robërisë dhe nisi të shijojë jetën e lirë, duke u përfaqësuar prej shenjës kombëtare, Flamurit.

Shenja e kombit tonë: Flamuri kuq e zi me shqiponjën dykrenare!

Me sa mburrje, madhështi, nderim dhe gaz e shikon çdo sy atdhetari! Vetëm një tradhtar, një shpirtlig e vështron me smirë, me urrejtje, me frikë.

Te flamuri nuk shohim vetëm bukurinë e cohës dhe të ngjyrës, po edhe bukurinë e një atdheu, të një kombi, me tërë cilësitë, parimet, ndjenjat dhe historinë e një populli, që ka jetuar për një jetë madhështore, për qëllime të larta, të shtrenjta, të dëlira.

Flamuri ynë tregon qëndrimin e njëhershëm, të patundur dhe burrëror të atyre ushtarëve fisnikë që i ka udhëhequr në ngadhënjime, mes luftërave të rrepta, jo për sulme, po për mbrojtje. Flamuri ynë tregon jetën e atyre trimave të kombit që luftuan për të mbrojtur atdheun. Nën këtë flamur Skënderbeu mundi të dalë fitimtar në luftëra të panumërta kundër mizorive të Anadollit. Nën këtë flamur trimat e Gegërisë dhe të Toskërisë mundën të mbajnë të panjolluar prej armiqve nderin e tyre. Nën këtë flamur kemi dhënë besën të rrojmë ne, bijtë e shqiponjës.
Te ky flamur i hapur, që fërfërin në erë, shikojmë me shkronja të arta Shqipërinë e Re dhe të Lirë, shikojmë jetën e së ardhmes së këtij kombi, që është dergjur për kaq kohë në kurth, i mbuluar me plafin e robërisë, po që kurrë nuk ka qenë i mundur për vdekje!

Flamuri ynë është shenja e trimërisë dhe e lirisë. Për trimëri ka kaptuar male, ka kapërcyer lumenj, ka shëtitur pyje, ka vetëtitur mbi dete dhe ka valuar mbi fusha. Për liri ka bërë terror të madh, beteja të përgjakshme.

Për liri, si tani e tutje ky, dhe vetëm ky flamur, do të fërfërijë mbi kulmet e shtëpive, do të shndrijë mbi majat e çukave, do të valojë mbi sheshet e lëndinat.

Vetëm nën këtë flamur do të prehen në qetësi eshtrat e atyre dëshmorëve që bënë therorinë më të madhe, duke luftuar dhe vdekur me nder e lavdi.Vetëm nën këtë flamur mund të rrojmë ne bijtë, nipërit dhe stërnipërit, në liri, në fatbardhësi më vete dhe në paqe e miqësi me fqinjët.

Po sado i mirë, sado i bukur dhe i këndshëm të jetë ky flamur, bukuria e tij prishet, vyshket, venitet, po të mos jemi dhe ne si flamuri. Le ta dimë që ne e bëjmë flamurin dhe jo flamuri neve. Po të jemi ne trima, besnikë, të drejtë, të lirë, të ndershëm, ashtu do të jetë edhe flamuri ynë, shenja e një populli trim, besnik, të drejtë, të lirë, të ndershëm. Po të jemi ne robër dhe tradhtarë, ashtu do të jetë edhe flamuri, shenja e robërve dhe e tradhtarëve.

------------------------
*Ky shkrim është një nga botimet e Skënder Luarasit në revistën "Studenti", organ i studentëve shqiptarë në qytetin Springfield, Mass. SHBA, më 28 nëntor 1919.

SKËNDER LUARASI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHQIPTARJA NGA PËRMETI ZGJIDHET MISS MASSACHUSSETS USA - DO TË MARRË PJESË NË GARËN E MISS USA 2015! (11.27.2014)
AMERIKA FESTON DITËN E FALËNDERIMEVE - THANKSGIVING DAY - PRESIDENTI OBAMA FAL GJELAT MAC DHE CHEESE (11.27.2014)
FLAMUR SHQIPTARPoezi nga RRUSTEM GECI (11.27.2014)
“TURQIA NA NXORI NGA EUROPA... ENVER HOXHA NA NXORI NGA KENJA NJERI !”Nga FRITZ RADOVANI (Pjesa V) (11.27.2014)
MESILA DODA - NEVOJA PËR NJË PLATFORMË DEKOMUNISTIZIMI (11.27.2014)
NË SHTËPINË E IMZOT FAN NOLITNga VEHBI BAJRAMI (11.26.2014)
ISA RENEGAT - NGA Elida BUÇPAPAJ (KY OPINION ËSHTË BOTUAR MË 8 DHJETOR 2010 - 4 VITE MË PARË - E RISJELLIM PËR KUJTESË) (11.26.2014)
PSE VERIU I SHQIPNISË NUK HYNI NË LUFTË CIVILE? (Pjesa IV)Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...Nga Fritz RADOVANI (11.25.2014)
GAZETARI GJERMAN VIKTOR MEIER - NJË MIK BESNIK I SHQIPTARËVE (11.25.2014)
BANAKIERJA E BUNKERIT - SI U VODHËN MË '97 SENDET E LUKSIT NGA DHOMA E DIKTATORIT (11.25.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]