VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PSE KANË FILLUAR TË EMIGROJNË SHQIPTARËT MASIVISHT NGA KOSOVA?
Vështrim nga SKËNDER MULLIQI

E Hënë, 12.15.2014, 07:24pm (GMT1)




* Mbi 1 milion shqiptarë u kthyen në menyrë triumfaliste në atdhe pas përfundimit të luftës duke mos menduar më që kurrë  të ikin nga atdheu i tyre

* Shqiptarët me rindertmin e vendit në menyre te rrufeshme , shumë besuan së do ta ndërtojnë një të ardhme të mirë në vendin e tyre

* Fortë menduam së do të duhemi si kurrë më parë, por kjo shpejt  u shkri si fluskë sapuni

*Shqiptarët menduan së nuk do të largohen nga tradita e tyre që kishte shumë qka të mirë, e nga kjo punë po thuaj pakë gjë ka mbetur

*Të gjithë ishim të bindur së Kosova shumë shpejt do të bëhët Zvicra e dytë,e në vend të kësaj u vë bë vend i krimit të organizuar, zhvatjës, kontrabandës etj


*Pushteti u muar në emer te luftës dhe të rezitencës paqësore por që të dyja këto grupime politike nuk bën punë që të krijohet mirëqenja e duhur për popull

*U krijuan kapitalist pa fije mundi duke vjedhur pa karar pasurinë e popullit me privatizimin më të keq të mundshem

* Kosova ra në duar të atyre  të cilët interesin përsonal e vunë mbi të gjitha

* Pak kush mendoj për popull nga i cili morën votën, duke e prurë shumicën e popullit buzë greminës sociale

* U punësuan ata që ishin në krye të pushtetit me ilaket e tyre, paten e nuk paten ndonjë kualifikim përkatës

* Kosova u bë parajsë për  ata që u ngjiten në pushtet dhe u bë ferr i vërtetë për  shumicën e popullit

* Për lirinë dhe pavarësinë e vendit kontribuan gadi të gjithë historikisht

* Për shkak të krimit , korrupcionit dhe hajnive të mëdha nuk kemi prosperitet të zhvillimit ekonomik dhe të mirëqenjës

* As për afër nuk ndërtuam shtet ligjor dhe funksional, dhe asnjë shtyllë tjeter të shtetit nuk e ndërtuam ashtu si duhet

* As kjo garniturë  e bashkëdyzuar e fundit e  pushtetit nuk premton që vendi të dalë nga kriza e katandisur, e cila qysh na start formoi Qeveri Mamute më shumë për ti rehatuar njerëzit e vet


*Këto që i përmenda më lartë janë vetëm disa nga arsyet  pse sot ka filluar aq haptazi të zbrazet  vendi


* Zyrtarët më të lartë të shtetit shumë pak deri më tash po tregojnë interesim që të merren më këtë punë, së janë të zanun me punën e ndarjeve të posteve politike


*Thonë së dita e mirë shihet në megjes, e mengjesi i këtij populli nuk duket aspak i mirë, më këtë kastë  po thuaj të njejtë politike, e cila po e kaleron Kosovën që 15 vite si pelën pa fre...  

SKËNDER MULLIQI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.