E Enjte, 04.25.2024, 11:53am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SHOQËRIA JONË KËRKON REFORMA NGA THEMELI
Nga SKËNDER MULLIQI

E Mërkurë, 12.17.2014, 10:00am (GMT+1)



Gjerat qe na bëjnë të lumtur, para së gjithash janë besimi , respekti, baza sociale , jeta pa shumë strese  , dhe natyrisht puna që e plotëson jetën e njeriut. Hulumtimet në këtë drejtim na sugjerojnë që niveli i lumturisë së njeriut shumë përcaktohet më shumën e parave që disponon.Njerëzit bëhën  të lumtur kur parat i shfrytëzojnë p.sh që të udhëtojnë diku për tu relaksuar, së sa për të mira materjale. Por në Kosovë për të paren pak kush e ka mundësin, më shumë njeriu i ynë është i interesuar që ta siguron disi bazën materjale për familje.Jeta bëhët e lumtur dhe është interesante kur ajo ndahet më të dashurit tuaj, me miq dhe shokë.

Kjo kënaqësi njerëzore që jetën e bën interesante dhe të lumtur gjithnjë në Kosovë po vjen duke u zvogluar. Edhe ata që po punojnë nuk po e kan atë luks që të dalin më shumë si për sheti , më shoqëri, më familje në ndonjë restoran për të drekuar apo të shkojnë edhe me largë diku që jeta tu bëhët shumë më e lehtë. Per shembull nese shkojmë në ndonjë vend të bukur të cilin më parë veq në paqim endërruar , atë sheti dhe atë kënaqësi shpirterore  nuk do ta harrojmë kurrë.Nese lojrat sportive janë krijuar për ti kënaqur shikuesit edhe  jeta është si të bëhëmi sa më shumë  të lumtur dhe sa më mirë të shfrytëzojmë ate .Natyrisht së çdo sheti apo shoqëri është edhe një përvojë më shumë së sa jeta do të thosha kushtimisht e izoluar të cilën po e bëjnë shumica sot në Kosovë.Dihet së si bahët jeta e atij që ka borgje , apo ka krejt pakë të holla e shumë kush besa parasë edhe ia ka filluar tia harron fotografinë.Ne fatkeqësisht deri me tash nuk po e kemi fatin që hapësira e lumturisë të jetë  e nivelit të dëshiruar.Nese mendon dikush së arka  shtetërore mbushet nga njerëzit e pasur gabon, së ata janë borgjlitë më të mëdhenje të shtetit.Sistemi ynë nuk po e ban dallimin ndermjet shtetit dhe shoqërisë, nuk po e kupton ose nuk deshirohet të kuptohet problemi social shumë i theksuar, dhe  në anën tjetër  strukturën shtetërore të burokratizuar dhe të pasuruar .Ne Kosovë optimizmi për jetë shumë është errësuar dhe ajo pikërisht për shkak të oligarkisë politiko-financiare .Shoqëria jonë kërkon reforma shumë të mëdha , siq thuhet nga themeli. Pas çlirimit mendohej me te drejte së ardhmeria jonë do të jetë e ndritur , duket sikur atë ardhmeri vështirë do ta arrijmë. Depresioni i njeriut tonë  është bërë tashmë si ndonjë grip i zakonshem dimëror.Sikur të punohet drejtë dhe pa hile edhe ardhemeria shumë shpejt do të ishte në mësin tonë. Pritja në pa kufij për ardhmeri më të mirë, po e shkatërron kohën e cila nuk pret dhe krahas saj po ia shkatërron edhe jetën e shumicës sot në Kosovë.Nuk ka me keq se kur njeriu jeton ne ëndrra së vetvetiu do të bahet mirë. Sikur ky popull ka zgjedhur pikërisht këtë formë të jetëses .Kjo kastë politike  nuk e ka dhën provimin për të mirë. Dhe nese pritet se këta njerëz do të bëjn ndryshime pozitive është utopi. Shumë kush në vendin tonë ska më qka për të humbur, së nuk i ka mbetur as shpresa për jetë dhe lumturinë po e kërkon jashtë Kosove. Por, nuk do të ishte dashur ta pranojmë logjikën e renjës përtoke.Nuk ishte dashur të lejojmë që askush ta shuan klasën e mesme duke ardhur deri të paralajamërimi i tmershem së nuk kemi së si ti ikim varferisë. Secila qeveri deri me tash e fajësoi qeverinë paraprake  për dështime.

Kjo nuk është kurrfarë justifikimi që punët nuk i kemi mirë ekonomikisht .Do të thosha së çfarë sistemi kemi apo sisteme , mvaret shumë edhe  pozita e gjendjës sociale në një shtet. Kjo kastë politike më shumë e tipit të nëntokës , ka arritur që të përvetësoj gjithqka që ka vlerë  , duke siguruar miliona. Kur të bëhët balansi i plaqkitjës së pasurisë shtetërore , atëherë para nuk ka për ata që nuk janë në pushtet. Asnjë pushtet deri me tash nuk shikojë së si të diferencohet nga plaqkitja e pasurisë shoqërore.Klikat pushtetare mu për ate edhe po e bëjnë krejt këtë luftë politike për ta mbrojtur kapitalin e grabitur, ndersa pensionistet, te pa punët e shumtë, arsimtaret, sherbyesit civil dhe të tjeret nuk mund ta bëjnë të njejtën gjë. Për këtë elitë qytetarët janë vetëm nje ekspriment dhe u sherbejne vetëm si masë e fuqizimit të tyre politik.Gjeneratat e reja kanë nevojë të shohin dhe të mësojnë së si bëhët jeta për së mbari, e jo tu ofrohen modele te keqija . Kjo logjikë e keqe e të menduarit dhe vepruarit natyrisht së ndikon te gjenerata e re për të keq, duke iu instaluar logjika së mund të pasurohen edhe ata pa mund të madh. Vershimin e  dukurive negative ne vendin tonë , duket së nuk ka kush ta ndalë.Veq nese do të  dalë ndonjë forcë e re politike.Vala më e re e braktisjës masovike  të vendit është treguesi më mirë së kah po shkon sot Kosova...

SKËNDER MULLIQI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
V MAGAZINE - EDITORIAL KUSHTUAR KËNGËTARES SONË ERA ISTREFI (12.17.2014)
KUSH NUK FLET ME EMNA?!Në 70 vjetorin e përmbysjes së ShqipinisëNga FRITZ RADOVANI (12.16.2014)
ISMET ASLLANI - HERO, BURRË TRIM DHE HUMANITAR I MADH QË NDEROI GOLLAKUN DHE KOSOVËNPortret dhe fotogaleri nga ASLLAN DIBRANI (12.16.2014)
SHERBIMET MORTORE PER ROZI THEOHARIN ORGANIZOHEN TE MERKUREN, VARRIMI TE ENJTEN (12.16.2014)
A DO TË HAPEN VËRTET DOSJET E AGJENTËVE?Nga SPARTAK NGJELA (12.16.2014)
KUKULLAT E DHJETORITNga ARTUR ZHEJI (12.16.2014)
SHTETI I RI ME SHUMË PLAGË!Nga FLORIM ZEQA (12.16.2014)
70 VJETORI I ÇLIRIMIT TË BISHËS KOMUNISTENga SULEJMAN GJANA (12.16.2014)
PSE KANË FILLUAR TË EMIGROJNË SHQIPTARËT MASIVISHT NGA KOSOVA?Vështrim nga SKËNDER MULLIQI (12.15.2014)
AMBASADORI HILL - IU HODHËN NË PËRQAFIME RUGOVËS, I RANË NË GJUNJ SI TË ISHTE PAPËPashë se Ibrahim Rugova ishte forcë që duhej bërë hesap – ndoshta arsyeja pse UÇK-ja dhe të tjerë ishin aq të ashpër me të (12.15.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]