FJALËT E ZOTIT - RAIUNO - ROBERTO BENIGNI ANALIZON DHJETË URDHËRESAT E ZOTIT, E NDJEKIN MBI 20 MILIONË ITALIANË
E Mërkurë, 12.17.2014, 01:33pm (GMT+1)
Voal-online.ch - Për dy netë rresht tek RAI UNO Roberto Benigni analizoi «Dhjetë komandamentet», duke shënuar një rekord shikueshmërie. Për dy netë rresht ai u ndoq nga më tepër se 20 milionë telespektatorë duke i kujtuar jo vetëm Italisë dhe italianëve si pikë referimi Dekalogun (Dhjetë urdhëresat), ligjet që i ka shkruar Zoti në qiell për të mbajtur ekuilibrin e Universit njerëzor.
Me këtë rast VOAL po ia sjell lexuesit të vet për të kujtuar se pa vlerat njerëzore nuk ka individë të suksesshëm dhe shoqëri humane.