VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

UNIVERSITETI I TETOVËS MBUSHI PLOT 20 VJET NGA THEMELIMI

E Enjte, 12.18.2014, 08:14am (GMT1)


Universiteti i Tetovës mbush plot 20 vjet nga themelimi i tij. USHT është një nga katër universitetet shtetërore të Maqedonisë, themeluar më 17 dhjetor 1994. Ky universitet është themeluar nga Kuvendi më 17 dhjetor 1994, si një nga katër universitetet shtetërore të Maqedonisë. Ai është i pari universitet shtetëror në gjuhën shqipe në shtetin maqedon. Një kontribut të shquar në hapjen e tij ka dhënë edhe Bashkësia Kulturore Shqiptare në Maqedoni. Nismëtar dhe ideator i USHT-së është Abdullah Mehmeti, kryetar i Bashkësisë Kulturore në Maqedoni. Mësimi në universitet zhvillohet kryesisht në shqip, por edhe në maqedonisht dhe anglisht. Rektor i parë i këtij Universiteti ka qenë, Prof. dr. Fadil Sulejmani, ndërsa pas tij këtë detyrë e kanë ushtruar: Prof. dr. Ramiz Abdyli, Prof. dr. Nexhbedin Beadini, Prof. dr. Sadi Bexheti, Prof. dr. Agron Reka. Ndërsa aktualisht, detyrën e Rektorit të këtij institucioni të arsimit të lartë e kryen Prof. dr. Vullnet Ameti.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.