E Martë, 04.23.2024, 11:17am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
NË USHT U PROMOVUA REVISTA 'FILOLOGJIA' KUSHTUAR PROF. DR. FADIL SULEJMANIT

E Enjte, 12.18.2014, 08:17am (GMT+1)



Fakulteti Filologjik i Universitetit Shtetëror të Tetovës, dje e promovoi numrin tematik të revistën shkencore ndërkombëtare ,,Filologjia". Ky numër i revistë u promovua në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 20 vjetorit të themelimit të Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe i kushtohet jetës dhe veprimtarisë arsimore dhe shkencore të Prof. dr. Fadil Sulejmanit, Rektorit të parë historik të Universitetit të Tetovës. Në këtë promovim ishin të pranishëm, Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Prof. dr. Vullnet Ameti, familja e Prof. dr. Fadil Sulejmanit, presidenti i kompanisë ,,Ecolog International", z. Lazim Destani, profesorë dhe studentë.

Dekani i Fakultetit Filologjik, Doc. dr. Fatmir Sulejmani theksoi se akti i përurimit të numrit tematik të revistës ,,Filologjia" ka përmbledhur punimet e konferencës kushtuar veprimtarisë shkencore dhe arsimore të Prof. dr. Fadil Sulejmanit, personalitetit që me themelimin e këtij tempulli kurorëzoi idealet shekullore të shumë brezave.

"Kthimi i Fadil Sulejmanit në Tetovë, pas pezullimit të shkollave dhe institucioneve kulturore e shkencore të Kosovës nga shputat shtazarake të regjimit serb, u ndie siç ndihet erupsioni i një vullkani. Populli i frikësuar gjatë gjithë dekadës paraprake, u ngjall dhe u trimërua, sepse Ai nuk erdhi të vajtojë me qemane, por për të vënë në lëvizje dhe për të kanalizuar energjitë kreative të bashkëvendësve", tha Doc. dr. Fatmir Sulejmani.
Ndërsa shefi i katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe , njëherit edhe koordinator i revistës shkencore ,,Filologjia", Doc. dr. Salajdin Salihu, shprehu falënderimet e tij për të gjithë ata që ndihmuan në formësimin e kësaj reviste.

,,Me botimin e kësaj reviste dhe të botimeve të tjera që na presin, ne e sfidojmë kohën depresive, e cila është pengesë zhvillimi. Se në kohë të këtillë njerëzit e dijes e të krijimit e ndjejnë pamundësinë e shpalosjes së dijes dhe përvojës së tyre dhe harxhojnë energjitë krijuese në tentim për të mbijetuar. Ata që nderojnë dijen i kanë të gjitha udhët e hapura. E ardhmja u fal lulet e dashurisë, të mirës dhe të vërtetës. Kjo revistë, që promovojmë sot, është nisma për të nderuar të përkushtuarit. Për të nderuar ata që u shkon thënia e monumentale e Ismet Totos: "Bota nuk u përket atyre që ngrohen, bota u takon atyre që digjen". Ne të gjithë vijmë në këtë botë për të vdekur, të paktë janë ata që sigurojnë formë tjetër ekzistenciale. Janë ata që lënë shenja orientuese. Janë ata që lënë idetë madhështore që ndihmojnë në fisnikërimin e njeriut. Të gjithë ata që bëjnë vepra të mira edhe Zoti i pret me buzëqeshje", tha Doc. dr. Salajdin Salihu.

Studiues të njohur në këtë revistë nuk do të rrëfejnë thjeshtë për veprimtarinë shkencore të Rektorit historik të UT-së, por në punimet e tyre do të ndriçohet personaliteti i tërësishëm i Prof. dr. Fadil Sulejmanit, vepra e të cilit për mbarë shqiptarinë u shndërrua në institucion të pathyeshëm arsimor.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
UNIVERSITETI I TETOVËS MBUSHI PLOT 20 VJET NGA THEMELIMI (12.18.2014)
FJALËT E ZOTIT - RAIUNO - ROBERTO BENIGNI ANALIZON DHJETË URDHËRESAT E ZOTIT, E NDJEKIN MBI 20 MILIONË ITALIANË (12.17.2014)
PLISI - MITI I ORIGJINËS SË PELLAZGËVE  HYJNORËStudim nga FATBARDHA DEMI (12.17.2014)
SHOQËRIA JONË KËRKON REFORMA NGA THEMELINga SKËNDER MULLIQI (12.17.2014)
V MAGAZINE - EDITORIAL KUSHTUAR KËNGËTARES SONË ERA ISTREFI (12.17.2014)
KUSH NUK FLET ME EMNA?!Në 70 vjetorin e përmbysjes së ShqipinisëNga FRITZ RADOVANI (12.16.2014)
ISMET ASLLANI - HERO, BURRË TRIM DHE HUMANITAR I MADH QË NDEROI GOLLAKUN DHE KOSOVËNPortret dhe fotogaleri nga ASLLAN DIBRANI (12.16.2014)
SHERBIMET MORTORE PER ROZI THEOHARIN ORGANIZOHEN TE MERKUREN, VARRIMI TE ENJTEN (12.16.2014)
A DO TË HAPEN VËRTET DOSJET E AGJENTËVE?Nga SPARTAK NGJELA (12.16.2014)
KUKULLAT E DHJETORITNga ARTUR ZHEJI (12.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]