E Enjte, 04.18.2024, 09:46pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
NJË VIZITË NË SPAÇ, QË MË LA TË MPIRË
Nga ALEKSANDËR ARVIZU

E Enjte, 12.18.2014, 08:38am (GMT+1)



"Tek përgatitem të largohem nga Shqipëria, mendoj se si qëndrimi im këtu e ka thelluar të kuptuarit tim të historisë. Deri tani, fokusi im profesional ka qenë Azia, përfshirë efektet e mëdha historike të zgjerimit dhe agresionit komunist veçantërisht në gadishullin Korean dhe në Azinë juglindore. Errësira që pllakosi Shqipërinë gjatë diktaturës komuniste ishte e ngjashme por e ndryshme ishte brutale, pa dyshim, por më e përqendruar dhe fokusuar së brendshmi sesa në shumicën e vendeve të tjera. Disa vende në Shqipëri ende e ruajnë shenjën e asaj kohe, dhe asnjë prej tyre aq qartësisht sa Spaçi.

Javën e kaluar, vendosa që doja ta vizitoja. Kështu, edhe pse të lajmëruar në momentin e fundit, kolegët e mi në ambasadë organizuan udhëtimin dhe ndërkohë pyesnin "Pse po shkojmë?" "Sepse është e rëndësishme që të shkojmë," u thashë. Jo për arsyet që na çojnë shpesh jashtë Tiranës: nisja e një projekti të ri nga USAID, takime me vullnetarët e Korpusit të Paqes, takime me zyrtarë të qeverisjes vendore për të diskutuar reformën territoriale, etj. "Thjesht duhet të shkojmë." Dhe kështu u nisëm.

Jam i lumtur që erdhi Anne me ne. Udhëtimi nga Tirana për në Spaç zgjat pak më shumë se dy orë. Nuk mund të flas për kolegët e mi, por mua kjo përvojë më la të mpirë, plot keqardhje të trishtë, madje edhe të nemitur. Nuk folëm shumë me njëri-tjetrin kur ishim aty; nuk kishte nevojë për fjalë. Bëmë mirë që shkuam dhe unë nuk do ta harroj kurrë atë ditë.

Këtu janë disa foto nga ajo vizitë që unë doja të ndaja me ju. Një falenderim të veçantë kam për Mirian Bllacin nga Trashëgimia Kulturore pa Kufij dhe Z. Gjet Gjoni, i cili na udhëhoqi nëpër ato që kishin ngjarë, si dhe na hapi dyert e shtëpisë së tij pas udhëtimit tonë të paharrueshëm."

*Ky shënim është lënë nga ambasadori Amerikan në faqen e Ambasadës në Facebook.


ALEKSANDËR ARVIZU


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË USHT U PROMOVUA REVISTA 'FILOLOGJIA' KUSHTUAR PROF. DR. FADIL SULEJMANIT (12.18.2014)
UNIVERSITETI I TETOVËS MBUSHI PLOT 20 VJET NGA THEMELIMI (12.18.2014)
FJALËT E ZOTIT - RAIUNO - ROBERTO BENIGNI ANALIZON DHJETË URDHËRESAT E ZOTIT, E NDJEKIN MBI 20 MILIONË ITALIANË (12.17.2014)
PLISI - MITI I ORIGJINËS SË PELLAZGËVE  HYJNORËStudim nga FATBARDHA DEMI (12.17.2014)
SHOQËRIA JONË KËRKON REFORMA NGA THEMELINga SKËNDER MULLIQI (12.17.2014)
V MAGAZINE - EDITORIAL KUSHTUAR KËNGËTARES SONË ERA ISTREFI (12.17.2014)
KUSH NUK FLET ME EMNA?!Në 70 vjetorin e përmbysjes së ShqipinisëNga FRITZ RADOVANI (12.16.2014)
ISMET ASLLANI - HERO, BURRË TRIM DHE HUMANITAR I MADH QË NDEROI GOLLAKUN DHE KOSOVËNPortret dhe fotogaleri nga ASLLAN DIBRANI (12.16.2014)
SHERBIMET MORTORE PER ROZI THEOHARIN ORGANIZOHEN TE MERKUREN, VARRIMI TE ENJTEN (12.16.2014)
A DO TË HAPEN VËRTET DOSJET E AGJENTËVE?Nga SPARTAK NGJELA (12.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]