E Enjte, 03.28.2024, 01:03pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
'PËR TË VDEKURIT DUHET THËNË VETËM E VËRTETA'
Nga SADEDIN BALLA*

E Premte, 12.19.2014, 04:03pm (GMT+1)



Këto ditë ndërruan jetë dy veteranë të Partisë Lëvizja e Legalitetit: Bajram Hallaçi nga Kukësi dhe Gjon Përjaku nga Mirdita.
PLL i kujton me dhimbje dhe u shpreh ngushëllimet e veta familjarëve të tyre, farefisit, miqëve dhe dashamirëve të tyre si dhe gjithë Legalistëve për këto humbje.
Më poshtë do të gjeni fjalimin që u mbajt në varrimin e të ndjerit Gjon Përjaku në emër të PLL nga z. Sadedin Balla, Sekretar i Përgjithshëm.
***

Të nderuar pjesëmarrës, personalitete, familjarë të Gjonit, farefis, bashkëqytetarë, miq e shokë të tij!
Me dhimbje në shpirtrat tanë sot i japim lamtumirën e fundit Gjon Përjakut. Kjo dhimbje nuk vjen se u nda prej nesh në moshë të re apo për vuajtjen e një sëmundjeje të rëndë, por kryesisht për madhështinë që shfaqi në rrugëtimin e tij jetësor.
Ndaj dhe unë do të "udhëtoj" bashkë me ju, për të nxitur kujtesën e bashkëmoshatarëve të Gjonit që besoj janë të paktë; për bashkëvuajtësit e tij, për bashkë-idealistët, për bashkëqytetarët, për bashkëfamiljarët, por edhe për brezin ri, që t'u vlejë si shembull karakteri, virtytesh, patriotizmi e qytetarie, duke ju referuar gjykimeve dhe përcaktimeve të njerëzve të shquar të dijes dhe mësuesve të mëdhenj të njerëzimit.
Filozofi i madh francez, Volteri, porosiste: "Me të gjallët duhet të jemi dashamirës, për të vdekurit duhet thënë vetëm e vërteta".
Ja pra të vërtetat e Gjon Përjakut: i lindur më 7 shkurt 1919 në Prull të Mirditës. Mbaroi në Shkodër gjimnazin e përgjithshëm, ndërkohë që Lufta e Dytë Botërore pothuajse kishte filluar, çka e pengoi për vazhdimin e arsimit të lartë.
Gjon Përjaku lindi pothuajse njëherësh me Kongresin e Lushnjës, bash në atë kohë kur Pren Jaku, axha i tij, e mbronte me forcat ushtarake këtë Kongres. Gjoni u rrit së bashku me shtetin shqiptar. Sa më shumë rritej, aq më shumë frymëzohej nga shembulli i Pren Jakut i cili bënte përpjekje gati-gati të mbinatyrshme për forcimin dhe konsolidimin e shtetit modern shqiptar, duke u përplasur pakompromis me të gjithë ata që me dashje apo pa dashje, me dredhi apo me intriga, me vetëdije apo të mashtruar, pengonin apo luftonin ecurinë normale të shtetit të ri dhe tek i cili mbizotëronte interesi i lartë i shtetit mbi miqësitë apo lidhjet e gjakut.
I tillë u rrit, u forcua dhe konsolidua shteti që ka hyrë në histori si "Shteti i Mbretit Zog I", i tillë u rrit dhe u edukua i riu Gjon Përjaku, me idealin e shtetit dhe te kombit. Madje, jo vetëm prej shembullit konkret, por edhe falë studimeve në shkollë dhe në mënyrë të veçantë, i frymëzuar nga filozofia e rilindasve; e veçanërisht nga Abati Preng Doçi, daja i babait të tij.
Kështu, i riu Gjon Përjaku e shndërroi në idealin e tij që do ta udhëhiqte në çdo hap të jetës, atë thënien e një intelektuali të shquar se "dinjiteti i një shteti varet në fund të fundit nga dinjiteti i individëve që e formojnë atë".
Ndaj studenti i ri Gjon Përjaku , që nuk mund të duronte cënimin e dinjitetit të shtetit shqiptar nga fashizmi italian, do të rreshtohej në vjeshtën e vitit 1943, me forcat nacionaliste legaliste të Abas Kupit.
Origjina e tij familjare, formimi i tij intelektual, frymëzimi që i kishtë dhënë ndërmjet tjerash edhe një fjalim i Mbretit Zog I, se nëse populli shqiptar lihet i lirë mund ta ndërtojë shtetin e tij, bënë që të vlerësontë lirinë si gjënë më të çmuar.
Mirëpo, siç do të thoshtë publicisti i shquar gjerman i shek XIX Karl Ludvig Berne: "Nuk ka njeri që të mos e dojë lirinë, por i drejti e kërkon për të gjithë, ndërsa i padrejti vetëm për vete".
Ashtu fisnik nga origjina dhe formimi i tij, Gjon Përjaku u rreshtua të luftojë okupatorët fashistë, si i drejtë, për lirinë për të gjithë, në ndryshim të katërciptë me komunistët e padrejtët, që e donin atë vetëm për veten e tyre.
Jo vetëm gjatë luftës, por edhe pasi komunistët morën pushtetin, Gjoni nuk e ndau pushkën nga dora, edhe pse në disavantazh të madh me komunistët në pushtet. Në vitin 1952, rrethohet nga forcat e sigurimit dhe arrestohet, ndërkohë që në vitin 1951 i ishte pushkatuar vëllai i tij, pasi edhe ai ishte rreshtuar me Komitetin e Maleve, si sekretar i tij. Për lirinë e në mbrojtje të saj, fillon për Gjonin kalvari i vuajtjeve në burgjet e tmerrshme komuniste, në Burrel, Spaç e Qafë Bar, ku spikati karakteri i fortë e i qëndrueshëm i tij, duke fituar simpatinë dhe admirimin e bashkëvuajtësve, siç e ka shprehur At Zef Pllumi në librin e tij "Rrno për me tregue".
Pesha e vuajtjeve dhe viteve mbi shpinë nuk do ta pengonte të rreshtohej në radhët e para të lëvizjes demokratike në vitet '90-të. Në vazhdën e idealit të tij merr nismën për të legalizuar "Lëvizjen e Legalitetit". Në vitin 1992, formon degën e Shoqatës së të përndjekurve politikë në Lezhë dhe zgjidhet kryetar i saj.
I drejti Gjon Përjaku nuk reshti së punuari për lirinë për të gjithë!
Në vitin e mbrapshtë 97, jo me armë në dorë, e në dallim nga të tjerët si naivët e anarshistët, ai përdori një armë efikase, me qëllim që të mos përsëritej përplasja mediokre dhe aq dramatike ndërmjet shqiptarëve. Kështu, ai përdori armën e arsyes, të maturisë, të vetëpërmbajtjes, kur drejtoi Unionin e Partive Politike në Lezhë. Ai Dekani, siç e kisha nominuar unë në detyrën e Prefektit të Lezhës, me qetësinë, maturinë, racionalitetin e mendimit, personalitetin e fuqishëm dhe ndikues mbi të gjitha palët, këshillonte, qortonte dhe orientonte kryetarët e forcave politike, duke ia dalë mbanë të ndërpriste furinë e zullumit që ushqente ajo situatë e jashtëzakonshme e atij viti.
Sa mbresëlënës ishte karakteri dhe personaliteti i tij, e provuan së fundmi edhe stafi i spitalit të Lezhës, duke qenë dëshmitarë të një situate befasuese për ta!
Ditët e fundit, sëmundja kishte përparuar mjaft dhe pothuajse mbahej në jetë me oksigjen dhe gjithe kohën a kalonte thuajse në kllapi. Në një çast kthjellimi, i bëjnë me dije se nga Tirana ishin nisur për ta takuar Princ Leka II dhe drejtues të PLL-së. "Një gjallëri i pashpjegueshme përshkoi fytyrën dhe tërë qënien e tij", u shprehen familjarët dhe stafi mjekësor. Kur ne arritëm, nuk e gjetëm shtrirë, por ndenjur në krevat. Për afro 1 orë na dha muhabet, na tregoi histori të spikatura të jetës së tij politike. Ishte i ngazëllyer për këtë vizitë. Në këtë rast e besova plotësisht atë çka më kishtë thënë i ndjeri Pjetër Arbnori: "Tek njeriu në kushte të rënda fizike, jeton shpirti dhe ideali që marrin përparësi mbi lëndën fizike".
Rrugëtimi i Gjon Përjakut ka qenë madhështor e fitimtar, jo se arriti të vërë pasuri, të gëzojë pushtet apo të ishte ministër a president, por ngaqë në gjithçka e mbi të gjitha ai mbeti NJERI. Shembulli i tij, jeta dhe vepra e tij, përbëjnë një bazament fondamental mbi të cilin ne si popull mund të ndërtojmë jo vetëm të tashmen, por edhe të ardhmen.
Gjon Përjaku ishte dhe do të mbetet një kalorës i qytetërimit, pasi siç do të shkruante filozofi, historiani i kulturës dhe filologu italian, Aruto Graf (1848-1913): "Qytetërimi është një bimë e tmerrshme e cila nuk rritet e nuk lulëzon pa e vaditur me lot e me gjak", siç e vaditi Gjoni ynë i dashur.
Duke u përkulur me nderim para këtij njeriu të madh, më lejoni të shpreh ngushëllimet në emër të Lartësisë së tij Princ Leka II, në emër të PLL, e posaçërisht të kryetarit Sulejman Gjana - familjarëve, farefisit, shokëve, miqve dhe qytetarëve të Qarkut Lezhë, të cilët kanë ditur ta vlerësojnë si "Qytetar Nderi", e t'u ftoj të mbajmë një minutë heshtje në nderim të tij.
Qoftë i paharruar!
Sadedin Balla
Sekretar i Përgjithshëm i PLL





SADEDIN BALLA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FALEMINDERIT MOTRA JONË E DASHUR TIZIANA!Nga MERITA BEKTESHI (URBANO) - ish operatore e Caritasit nr 129 (12.19.2014)
NDARJA E SKËNDER DRINIT NGA JETA S'MUND TË JETË THJESHT 'NJË KRONIKË E ZEZË'Nga ILIR PAJA (12.19.2014)
PUSHTETI ME QEN PO NA I HA EDHE FËMIJËT - DRITON JASHARI ËSHTË DHURATA E QEVERISË SË RE E CILA ËSHTË VAZHDIMËSI E SË VJETRËSNga AGIM GASHI (12.19.2014)
NGORDHI ME SHKOP NË DORË...Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...Nga FRITZ RADOVANI (12.19.2014)
QEVERI E DYFISHTË ME BUXHET VARFËRIE!Nga FLORIM ZEQA (12.18.2014)
ROSE WILDER LANE - GAZETARJA AMERIKANE QË BËRI PËR VETE ZOGUN DHE XHEMIL DINON (12.18.2014)
TRI PYETJE PËR KRYEHULIGANËT E "UÇK-SË"???Nga IDRIZ ZEQIRAJ (12.18.2014)
NJË VIZITË NË SPAÇ, QË MË LA TË MPIRËNga ALEKSANDËR ARVIZU (12.18.2014)
NË USHT U PROMOVUA REVISTA 'FILOLOGJIA' KUSHTUAR PROF. DR. FADIL SULEJMANIT (12.18.2014)
UNIVERSITETI I TETOVËS MBUSHI PLOT 20 VJET NGA THEMELIMI (12.18.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]