FOTOLAJM - KUR ISA MUSTAFA I BËNTE HOMAZHE TITOS
E Premte, 12.19.2014, 04:29pm (GMT+1)
PRISHTINË-Edicioni më i ri i gazetës "Prishtina Insight" sjell një analizë të profilit të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, që nga ditët e tij të para në politikë.
Por në këtë numër, Prishtina Insight sjell në kopertinë edhe një fotografi në të cilën thuhet se ëhtë kryeministri i ri i Kosovës, Isa Mustafa që po bën nderime te varri i ish liderit komunist jugosllav, Josip Broz Tito, në "Shtëpinë e Luleve" në Beograd.
"Ngritja e Isa-s" shkruan kopertina duke treguar personazhin në foto.
Analiza flet për ngritjen politike të Isa Mustafës nga posti i Sekretarit Krahinor të Kosovës për Zhvillim, Shkencë dhe Informacion në vitin 1989, pas suprimimit të autonomisë së Kosovës nga Kuvendi i Serbisë, e deri te zgjedhja si kryeministri i vendit.
www.voal-online.ch
|