VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SA PO KANË SHKRIMET DHE MEDIAT ELEKTRONIKE NDIKIM?
Nga SKËNDER MULLIQI

E Shtunë, 12.20.2014, 10:06am (GMT1)


Ne që e kemi shkrimin profesion nuk mund të rrime, e mos të mundohemi që ta bëjmë punën tonë ashtu si duhet. Nese shtypi dhe mediat elektronike  në shtetet me demokraci të avansuar  i ndërrojnë edhe pushtetet, këtu tek ne shkrimet  i ngjajnë shumë  thënjës  popullore  "pordhi  magari në derë të honit'. Këtu siq ka degraduar çdo gjë  , pak po ka ndikim edhe  gazetaria  si fuqia e këtertë që është. Të gjithë me ndonjë përjashtim të vogël  shkruajnë më  qëllimin  më të mirë .Shkruajmë  që të formojmë shtet si duhet, që të kemi mirëqenje,  dhe çdo  gjë  që shoqërinë e bënë të prosperuar. Fatkeqësisht në Kosovë  pak shkrimet i lexon kush, pak lodhet kush nga njerëzit e politikës që nga shtypi dhe mediat elektronike  po kritikohen  për ndonjë vepër   të dëmshme për shoqëri. Dhe, duke e ditur së në Kosovë shumë ka ndikim politika  në të gjitha sistemet, as dert se ka kush atë punë së çka shkruhet për individin e caktuar,  për ndonjë  pushtetarë, apo për ndonjë dukuri  tjeter negative . Mua një ditë duke biseduar më një mik timin  intelektual i nivelit  akademik nga Shqiperia  me tha : "Skënder po ti lexoj shkrimet , por pak kush po lexon dhe pak  apo aspak nuk kanë efekt sot shkrimet për ndryshimin e gjendjës për të mirë në Kosovë por edhe në Shqipëri, dhe së duhet menduar diqka konkretisht që të punohet për bashkim kombëtar". Unë plotësisht  u pajtova me mikin tim , por gazetarët profesion e kan shkrimin dhe nuk mund të rrinë  pa shkruar diçka. Se tybe as që po e ka dert kush atë punë së çka thëmi .  Këta që po e drejtojnë Kosovën gjithë pas luftën , as që e kan dert nese dikush i kritikon. Shkrimet nuk  u bëjnë  fare përshtypje . Nese shumë kush nga gazetarët  bëjnë kritika që gjendja të ndryshohet për së mbari, nuk ban punë kjo hiq, së kjo kastë politike nuk e ka dert ta marre shkrimin si diqka serioze, së duhet ndryshuar kursi i veprimit të tyre, që gjërat ta marrin të mbarën.  Që sa njerëz të kësaj garniture politike të pas luftës u kritikuan për krim dhe korrupcion dhe pak kush dha përgjëgjësi .Edhe nese dikush është  arrestuar nga qeveritarët që ndodhi në të kaluarën e afertë, ata përkunder që dolën para organeve të drejtësisë , prapë  u kthyen në vendet e tyre udhëheqese    thua së nuk ka ndodhur asgjë. Po vazhdojë të shkruaj edhe pak së spo durohem ,edhe pse  e di që këta  rreshta  nuk do ti bëjnë hesap ama bash hiq ata që gjinden në krye të shtetit dhe të partive politike . Ne fakt  kemi shume pak  njerëz të mirëfilltë të politikës, mu  për ata edhe nuk  iu han palla së kush çka shkruan  për ta në shtypin e përditshem ,  apo që e thotë   në media elektronike.   Kush deri me tash nuk ua prishi terezinë dhe këta do të vazhdojnë  me teket e veta.   Nuk po thëm asgjë tjeter, së nese  vazhdojë  të shkruajë  në pafundësi  së ka dert  kush  punën e shkrimeve, e që  do të  duhej  të ishte krejt  e kunderta...

SKËNDER MULLIQI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.