VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KU JETOJNË AZILKËRKUESIT NGA BALLKANI NË GJERMANI - DHE JETA E SHQIPTARËVE NËN URAT E FRANCËS (Fotoreportazh)

E Shtunë, 12.20.2014, 10:47am (GMT1)



Në një nga vendstrehimet në Gjermani, janë vendosur përkohësisht rreth 800 azilkërkues. Personat që paraqiten aty për herë të parë, do të qëndrojnë për pesë ditë radhazi, por ndonjëherë edhe më shumë, shkruan portali BujanociNet.

Nga ky vendstrehim azilkërkuesit presin zhvendosje në kushte më të mira me shpresën se do të marrin nga 370 euro në muaj. Këto informata jepen nga të strehuarit aty, por shumë nga ata i kthejnë për Kosovë.

"Kushtet në të cilat jemi duke qëndruar nuk janë edhe aq të këqija. Jemi ngrohtë, kemi me ngrënë, por nuk është vend ku mund të jetohet për kohë të gjatë, sepse është vështirë të adaptohesh në një vend ku janë 800 persona", ka thënë një prej tyre.

Në kushte edhe më të rënda jetojnë ata që shihni në fotot e mëpsoshtme. Burra, gra dhe fëmijë, shumica nga Kosova dhe Shqipëria jetojnë në tenda të cilat formojnë një kamp të paligjshëm në afërsi të stacionit të trenit Perrache në Lion të Francës.

Ky kamping njihet tashmë si "Kampingu i azilkërkuesve Shqiptarë".

Agjencitë e lajmeve  "Reuters" dhe "AFP" kanë bërë një reportazh me fotografi.












www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.