E Martë, 03.19.2024, 07:55am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SI ETËRIT DHE BIJTË ME SYTË NGA ANIJET
Nga MENTOR KIKIA

E Shtunë, 12.20.2014, 10:57am (GMT+1)


Në Gusht 1991 isha njëri prej atyre të rinjve fatkeqë që hipën në anijen "Partizani" në Portin e Durrësit, e cila kishte kohë e ankoruar për shkak se ishte me defekt. Pasi qëndruam mbi 15 orë duke kaluar natën të ngjeshur pas njëri-tjetrit, bashkë me mijëra të tjerë zbrita në tokë pa mundur dot të iki në Itali. Ato skena janë fiksuar në filmimet e pakta të kohës dhe kur i shikojmë sot imazhet që tregojnë njerëz që kacavirreshin nëpër litarë apo njerëz që binin në det si në skenat e filmit Titanik, të duket sikur nuk kanë ndodhur vërtet.

Kjo pjesë e historisë sonë mu kujtua pikërisht të enjten, kur në Portin e Vlorës ishin dyndur mijëra njerëz, të rinj shumica, por edhe familjarë me fëmijë të vegjël në krahë, në pritje për të hipur nëpër tragete, për të ikur në Gjermani. Të ardhur kryesisht nga zonat rurale, shumë prej tyre kishin shitur lopë e toka për të siguruar paratë e rrugës.

Dikush, apo disa, me gjasë pronarë të disa shoqërive të udhëtimit, kishin hapur fjalë ndër njerëz, që ende gënjehen me lehtësi kur bie fjala për t'ia mbathur nga vendi i tyre, se në Gjermani pranojnë shqiptarë "pa hesap", pasi u duhen krahë pune. Në fakt ata që kishin marrë rrugët ishin vetëm krahë pune, pasi vinin nga shtresa më e pakualifikuar e shoqërisë. Prej disa ditësh fjala kishte marrë dhenë ndër fshatra të Shqipërisë dhe njerëzit kishin filluar të marrin "arratinë" drejt Gjermanisë, ku padyshim që do ti nënshtrohen rregullave të deportimit sapo të përfundojë afati tremujor i qëndrimit pa vizë.

Policia tashmë ka arrestuar edhe një nga arkitektët e kësaj fushate mashtrimi. Por nuk është kjo çështja që dua të shtroj.

Të enjten, ambasadori amerikan u shfaq, ndoshta, për herë të fundit në një emision televiziv, në "˜Top Story', pasi në mes të Janarit dorëzon detyrën. Dhe Ambasada Amerikane kishte njoftuar më herët se ai do të japë një lajm të mirë për shumë shqiptarë. Sokol Ballës nuk iu durua ta pyeste diplomatin amerikan që në fillim se cili ishte ky lajm për të cilin shqiptarët në rrjetet sociale kishin dy ditë që hamendësonin. Dhe në fund të fundit të gjithë po e ndiqnin atë emision, ndoshta më shumë se kurrë, me kureshtjen e madhe të mësonin se cili ishte lajmi i gëzueshëm për shqiptarët. Kishte të bënte me vizat, por jo për ata që shesin lopët për të ikur nga fshati e vendi i tyre. Por për ata që do të mund të marrin vizë sipas procedurave, e që tashmë do ti kenë për një afat më të gjatë. Ani, një lehtësim edhe ky për radhën dhe pagesat...

Por çfarë pritshmërie kishin shqiptarët nga "lajmi i mirë" që do të jepte ambasadori?
Amerika do të investojë miliarda dollarë në Shqipëri? Amerika do të japë bursa për studentët më të mirë shqiptarë? Amerika do ti dhurojë Shqipërisë pajisje ushtarake? Amerika do të investohet për të monitoruar "rreptësisht" politikën shqiptare për ta bërë më demokratike? Jo jo, tek asnjë nga këto e shumë të tjera si këto opsione nuk u shkoi mendja shqiptarëve. Ata që komentonin në rrjetet sociale(dhe ishin shumë) mbi "lajmin e mirë" që do të jepte ambasadori Arvizu, prisnin dy gjëra: Heqjen e vizave me Amerikën ose, se të gjithë ata që kanë aplikuar për lotarinë amerikane këtë vit do të fitojnë aforfe. Këto dy opsione ishin pritshmëritë e shqiptarëve. Të dyja pritshmëritë kanë të bëjnë me ikjen, me largimin, me arratinë nga fshati, qyteti, lagjja, shtëpia...

Një çerekshekulli pas eksodit të parë, kur ne çamë rrethimin për herë të parë dhe morëm rrugët e botës, të një bote për të cilën as kishim parë as kishim dëgjuar, ne jemi sërish aty. Edhe pse e kemi shpërndarë farën dhe sojin tonë deri në Zelandë të Re.
I vetmi ndryshim është se ata që presin dhe duan të marrin arratinë sot janë fëmijët e atyre që rrëmbyen anijet, janë fëmijët e atyre që çanë ferrat e kufirit me Greqinë, lundruan me skafe duke rrezikuar jetën mes dallgëve, apo ngrinë nëpër makinat frigoriferike për të shkuar në perëndim.

Ata që ishin fëmijë kur u hapën ambasadat dhe ata që lindën më pas, sot janë nga 20-30 vjeç. Sot ata nuk janë si në kohën e baballarëve kur nuk kishin në shtëpi as televizor dhe kur 10 persona mblidheshin rreth për të dëgjuar një radio "˜Iliria'. Ata sot kanë shtëpi më të mira, ndoshta edhe makina. Nuk mbajnë radhë për të blerë pantallona kadife dhe nuk marrin një pako kafe dhe një kilogram gjizë në muaj.

Padyshim që gjendja ekonomike është e rëndë për shumëkënd dhe shumë prej tyre ende listojnë borxhet në dyqanin e ushqimeve. Por më shumë se kaq, ata vuajnë nga mungesa e shpresës. Ata janë rritur me paratë që prindërit, apo dikush tjetër nga familja, sillte nga puna në emigracion. Por ky rubinet 4-5 vitet e fundit ka ardhur duke u shtrënguar dhe tashmë vetëm sa pikon, duke ndikuar edhe në ekonominë kombëtare. Tashmë ky brez nuk e shikon të ardhmen as tek shitja e qumështit të lopës, apo shitja e patateve dhe domateve në anë të rrugës. Një çerek shekulli, ky brez u keqshkollua, u keqedukua, u keqformua....dhe sot është në kushtet kur i duhet të mbajë apo krijojë një familje të cilën kurrsesi s'mund ta mbajë me një lopë dhe 10 arka me domate apo me ndihmën ekonomike që do ti japë qeveria.

Për këtë arsye është arratisa shpresa e vetme. Është kjo arsyeja që mijëra njerëz ranë menjëherë pre e mashtrimeve duke marrë leckat në krahë sepse dikush thotë se në Gjermani po kërkohen punëtorë. Për fatin e keq asnjë qeveri nuk mundi tu japë njerëzve të këtij vendi një dritë shprese se mund ta ndërtojnë jetën edhe këtu, por mbetën etër e bij me sytë nga anijet.
MENTOR KIKIA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KU JETOJNË AZILKËRKUESIT NGA BALLKANI NË GJERMANI - DHE JETA E SHQIPTARËVE NËN URAT E FRANCËS (Fotoreportazh) (12.20.2014)
SA PO KANË SHKRIMET DHE MEDIAT ELEKTRONIKE NDIKIM?Nga SKËNDER MULLIQI (12.20.2014)
A MOS KEMI EDHE NE PAKËZ RACIZËMNga XHEVAT REXHAJ (12.19.2014)
FOTOLAJM - KUR ISA MUSTAFA I BËNTE HOMAZHE TITOS (12.19.2014)
'PËR TË VDEKURIT DUHET THËNË VETËM E VËRTETA'Nga SADEDIN BALLA* (12.19.2014)
FALEMINDERIT MOTRA JONË E DASHUR TIZIANA!Nga MERITA BEKTESHI (URBANO) - ish operatore e Caritasit nr 129 (12.19.2014)
NDARJA E SKËNDER DRINIT NGA JETA S'MUND TË JETË THJESHT 'NJË KRONIKË E ZEZË'Nga ILIR PAJA (12.19.2014)
PUSHTETI ME QEN PO NA I HA EDHE FËMIJËT - DRITON JASHARI ËSHTË DHURATA E QEVERISË SË RE E CILA ËSHTË VAZHDIMËSI E SË VJETRËSNga AGIM GASHI (12.19.2014)
NGORDHI ME SHKOP NË DORË...Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...Nga FRITZ RADOVANI (12.19.2014)
QEVERI E DYFISHTË ME BUXHET VARFËRIE!Nga FLORIM ZEQA (12.18.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]