VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KARLETON KUNI (CARLETON S. COON) - ANTROPOLOGU I FAMSHËM AMERIKAN QË BËRI STUDIME NË GEGNI...
Nga ILIR SECI

E Shtunë, 12.20.2014, 11:02am (GMT1)


Duke lexuar nje reviste antropologjike qe publikohet nga Universiteti i Harvardit, ne nje artikull me ra ne sy si reference nje citim nga nje liber i titulluar: "The Mountains of Giants: A Racial and Cultural Study of the North Albanian Mountain Ghegs", liber qe ishte botuar per here te pare ne vitin 1950... Ne shqip titulli mund te perkthehet :"Malet e Gjigandeve: Nje Studim Racor dhe Kulturor i Malesoreve Gege ne Veri te Shqiperise", liber qe kishte per autor profesorin e Universitetit te Harvardit Karleton Kun, (Carleton S.Coon)...

Libri eshte nje studim antropologjik i kryer ne Shqiperi nga antropologu Carleton S.Coon, nga viti 1929 deri ne vitin 1930... Profesori i Harvardit C.S.Coon kishte ardhur ne Shqiperi gjate atyre viteve dhe ishte ndihmuar nga autoritetet shqiptare te asaj kohe qe te kryente studime antropologjike,matje te banoreve te Malesive veriore,duke marre te dhena fizike,si permasat e kafkes,ngjyra e syve,flokeve si dhe duke studiuar jeten dhe zakonet e jetes malesore. Studimet antropologjike te Coon jane bazuar mbi keto te dhena antropologjike te malesoreve te malesive te veriut si Malesia e Madhe, Dukagjini, Malesia e Gjakoves,si e kane njohur ne vitet '30 , (Tropoja si njihet sot), Hasi, Luma, Mirdita, Mati e Dibra...I shtyre nga kersheria kerkova me shume te dhena rreth autorit dhe me rezultoi qe Carleton Stevens Coon,i cili ka lindur me 23 Qershor 1904 ne Wakefield Massachusetts dhe vdekur me 3 Qershor 1981,kishte qene nje antropologjist amerikan me fame, professor i Universitetit te Pensilvanise dhe me vone Profesor i universitetit te Harvardit. Carleton S.Coon kishte qene Presidenti i shoqates se Antropologjisteve Amerikane,(President of the American Association of Physical Anthropologists)...

I befasuar nga titulli e porosita menjehere ne Amazon kete liber edhe e lexova me nje fryme!... Vepra është nje studim shterruers antropologjik shkruar nga nje autor qe ka kryer disa nga studimet me te rendesishme ne kete fushe!... Vepra e tij "Origjina e racave" qe konkludoi me gjetjen e fillit gjenetik te races se bardhe nga Kaukazi,qendron e palekundur... Termi kaukazxian,"Caucasian" perdoret qe nga ajo kohe si percaktim race te bardhe ne USA... Disa vepra te tij jane kundershtuar nga studiues te mevonshem por studimi mbi Malesoret e veriut vazhdon e perdoret nga studiuesit sot e kesaj dite... Konkluzioni i Karleton Kun per malesoret e veriut eshte se jane race Dinarike dhe jane aty prej fillimeve te njerezimit,te dhenat e tyre gjenetike ne krejt rajonin evropian perputhen me banoret dinarike ne kufirin mes Bosnjes dhe Kroacise dhe me banoret e Tirolit ne Zvicer!

Habia me e madhe ishte qe ky liber kaq i rendesishem dhe i shkruar nga nje autoritet kaq me peshe eshte pothuajse I panjohur nder vete shqiptaret qe kane qne objekt I ketij studimi!?Vepra me sa dime nuk eshte perkthyer ne shqip edhe pse eshte botuar para 64 vjetesh ne vitin 1950 ne Kembrixh Masacusets... Autori Carleton S.Coon ne keto ekspedita eshte shoqeruar nga Stavri Frasheri i cili po ashtu ka shkruar nje liber te vetin rreth ekspedites me titull "Through Mirdita in winter","Permes Mirdites ne Dimer"...Libri i Karleton Kun "Malet e Gjigandeve" eshte ribotuar disa here dhe vazhdon e perdoret si tekst akademik ne studime te kesaj fushe...

Me ta mbaruar se lexuari librin i hyra kerkimeve rreth ketij libri dhe njohjes ne boten shqiptare dhe e pashe te permendur vetem ne faqen online te studiuesit Robert Elsie.Ne faqen e tij Robert Elsie kishte publikuar fotot e librit te Carleton S.Coon dhe ndihmesit te tij Stavri Frasheri por ajo qe me befasoi ishte se Studiuesi Robert Elsie kur e permendte librin e C.S.Coon e kishte ndryshuar titullin e librit duke e zevendesuar fjalen "Gege" me "Fise"?!...Titullin origjinal : "The Mountains of Giants: A Racial and Cultural Study of the North Albanian Mountain GHEGS", shqip "Malet e Gjigandeve:Nje Studim Racor dhe Kulturor i Malesoreve Gege ne Veri te Shqiperise", studiuesi Robert Elsie e ka publikuar ne faqen e vet si : "The Mountains of Giants: A Racial and Cultural Study of the North Albanian Mountain TRIBES",shqip "Malet e Gjigandeve: Nje Studim Racor dhe Kulturor te fiseve Malesore ne Veri te Shqiperise"?!!... Titullin e ka vendosur vete studiuesi K.Kun dhe nuk e kuptoj perse e ka ndryshuar, te paktën origjinalin në anglisht se po të ishte perkthim në shqip ndoshta edhe do të mund të diskutohej kjo punë. Nuk po gjykoj arsyet se përse e ka ndryshuar këtë studiuesi Robert Elsie...

Habitem perse nuk eshte perkthyer ne shqip kjo veper kaq me rendesi? Carleton Coon qe ka jetuar ne Masacustes ka pasur njohje me plot shqiptare qe jetonin atje!?... Sepse ne veper disa here Karleton Kun e permend Fan Nolin si dhe Qerim Panaritin si miq te tij shqiptare me te cilet eshte konsultuar per shume aspekte te vepres! Por libri i Karleton Kun edhe pse veper me rendesi nuk eshte perkthyer kurse libri i ndihmesit te Kunit, Stravri Frasherit,me titull "Through Mirdita in winter","Permes Mirdites ne Dimer" eshte perkthyer ne shqip nga Peter Prifti pasi i shkruar dhe botuar ne anglisht,?!...

Gjithsesi une kete veper e kam ne dore dhe kam filluar ta perkthej pasi lexuesi shqiptar mendoj se duhet ta njohe kete studim kaq te veçante dhe thuajse te panjohur per ta!Fale internetit dhe mundesive te pafundme te informimit ne sot po mesojme shume fakte! Interneti dhe rrjetet sociale po ja ndryshojne faqen njerezmit! Rrjetet sociale sot po bejne ate qe beri Gutenbergu me shtypshkrimin!Ashtu si shtypshkronja e Gutenbergut qe nxori dijen jashte mureve te manastireve, edhe sot interneti po e ben dijen te gatshme per kedo qe eshte i interesuar...


ILIR SECI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.