E Martë, 04.16.2024, 01:15pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
A JEMI GATI PËR ATË QË DUAM?
Nga ATJON V. ZHITI
E shkruar më 18 Shkurt 2014

E Djelë, 12.21.2014, 10:52am (GMT+1)



A është vërtet vendi im i gatshëm për atë çka aspiron dhe, a e ka kokën midis shpatullave të veta, të cilat duhet të mbajnë peshën e përgjegjësisë së ambicies dhe të veprimit të duhur, apo e ka zhytur mes reve në një qiell ëndrrash? Një përgjigje e njëanshme nuk do të duhej, sepse o do ishte disfatiste, ose optimiste në mënyrë trashanike, se ashtu siç ka faktorë pozitivë ka dhe negativë. Unë kam një si kumt, të marrë herët. Po e tregoj si.

Kur isha fëmijë, një ditë vere do të më ndodhte diçka, e cila do ngelej gjithmonë e gërvishtur në kujtesën time. Isha "mysafir" në shtëpinë e një miku të tim eti dhe papritshmërisht na ndodhi që një harabel a diçka e ngjashme të përplasej në dritaren, nga e cila po vështronim mendimet tona. Zogut të vogël i ishte thyer krahu dhe, po prapë papritshmërisht zbulova se një nga pasionet e tashmë mikut tim e jo vetëm të tim eti, ishte ornitologjia dhe detyrimisht dinte gjithçka mbi zogjtë e se si të kuronte krahun e atij. Si çilimi më dukej pabesi e madhe ndaj natyrës që një krijesë kaq e brishte të mos lihej e lirë mbas kurave dhe me insistimin e kokëfortit ngulmoja në çrobërimin e tij, aty në çast dhe pa e ditur mora mësimin e parë mbi vendin tim.

Me një çiltërsi e thjeshtësi të hatashme m'u shpjegua se do të ishte mizori t'i jepej liria në atë gjendje atij zogu të pambrojtur dhe i pamundur për t'i përmbushur nevojat vetes. Më përpara se liria, duhej ndihma, kurimi dhe kujdesi, mbështetja e plotë si para liri ose si pjesë e lirisë utilitare. Këtë po e ndjeja si fëmijë, por si më i rritur, e kam të qartë se liria e vendit tim është e para dhe më e çmuara. Por, a jemi gati për atë që duam?

Faktorët pozitivë i njohim e i kemi dëgjuar shumë herë, si pozita gjeografike, pasuria natyrore, klima, fakti që jemi popull i ri e energjik dhe që ka plot hapësira për investime etj., etj. Por përsëri më lind një pyetje tjetër që, a jemi ne ata, të cilët kanë krijuar këtë pozitivitet apo thjesht është një dhuratë, të cilën o e kemi shfrytëzuar shumë pak, ose e kemi shfrytëzuar keqazi? Ndërsa faktorët negativë kërkojnë një listim më të gjatë, por do të zgjedh për t'i diskutuar e që më duken më të dhembshmit, sipas meje. Jemi një popull që na duhet më shumë kujtesë dhe si rrjedhojë edhe më shumë ndërgjegje që vjen prej saj, që të jemi më të ndërgjegjësuar mbi atë çka na ndodh rreth e rrotull e ky nuk është një proces i jashtëm, të cilin ne duhet ta kërkojmë tek e nga të tjerët gjithmonë, por është një udhëtim i brendshëm. Mua më duket e habitshme si populli im është i gatshëm për të pranuar ofendime, shtypje e padrejtësi. Vendi ynë që nga rënia e perandorisë romake perëndimore, e cila ndërtoi teatro, amfiteatro, rrugë, tempuj e shkolla ku kanë studiuar "ars militaris" emra si Cezari e Augusti, vazhdon deri më sot, në 2014, të jetë pre e depredimeve të barbarëve, pre e nepotizmit, pre e korrupsionit, pre e inkompetencës së burokracisë dhe administratës, është dhe pre e një demokracie fiktive, shpesh të munguar. Por ajo çka do të ishte më e dhimbshme, do të ishte nëse shqiptari nuk do të bënte asgjë për të ndryshuar. Duket sikur premtimi i pambajtur e abuzimi i vazhdimtë ndër vite ndaj vetes dhe vendit, i pozitës janë kthyer në rutinë dhe ajo çka është fatale është fakti se si mirësia e integriteti intelektual të duken si risi. Sot globalizimi na ka kthyer në një "mega-qytet", dhe ne hidhmërisht duhet të kuptojmë se jemi një rrethinë e errët e saj, që ka plot mundësi përmirësimi, që ka bërë hapa përpara e nuk është më geto, por është ende rrethinë e largët, gjithsesi.

Gjatë viteve të fundit, po t'i hidhet një sy qendrës e rrethinës botërore, shohim se si ka tentativa të vazhdimta për përmirësim, e cila është gjë tipike e egoizmit pozitiv të njeriut, ndërkaq shohim liderë që arrestohen, p.sh kryeministri në Kroaci për korrupsion, në Gjermaninë-liderë të Europës ministra dorëhiqen nga politika për skandale që u kanë ndodhur me diplomat, etj., etj, ndërsa ne bëjmë sikur jemi shumë engjëllorë për të reaguar denjësisht mbi imazhe, video, shantazhe, kriminalitet e vjedhje, jo vetëm në bankën e Shqipërisë sonë dhe mëkatarët gjithashtu janë tepër naivë për të ditur se ç'bënin e ç'bëjnë e jo më për të pranuar fajet e tyre.

Shohim qeveri diktatoriale në vendet e Magrebit që rrëzohen, shohim një popull të tërë të ngrihet që të mos eci me ritmet e korrupsionit e padrejtësive në Kiev, në kryeqytetin e një vendi të ish-"URSS", ku problemet dhe vuajtjet janë disi të ngjashme me tonat. Duket sikur në atdheun tonë rregullat e natyrës dhe ato primordiale të njeriut nuk funksionojnë si kudo, sepse ne si qenie njerëzore jemi të aftë të prodhojmë histori dhe ky është një proces shumë i rëndësishëm në evoluimin e vetë njeriut dhe të prodhosh histori, do të thotë të kesh kujtesë. Ne kujtesën kolektive e kemi të mangët, të dëmtuar keqazi, në disa fraksione mungon totalisht dhe nuk kemi bërë më të rëndësishmet për ta rikuperuar dhe nuk bëjmë atë që duhet për të tashmen. Një mungesë e tillë sjell pengesa të tjera dhe ngadalëson procesin tonë evolutiv si popull.


Shqipërisë, e po flas për atë realen, nuk duhet t'i mjaftojë kryengritja e Skënderbeut e dalim tek Lidhja e Prizrenit, tek Ismail Qemali e zbresim te dhjetori i '90-ës dhe pavarësia e Dardanisë. Duhet të ndërgjegjësohemi e së bashku duhet të bëjmë një kryengritje morale, të vazhdimtë. E ardhmja është e sigurt, po po, është e sigurt që do vijë, ajo nuk vonon, por duhet t'i shtrëngojmë më fort frerët e fatit në duart tona me përvojën e asaj çka kemi mësuar këto njëmijë vitet e fundit. Po, fati është i shkruar e nuk ndryshohet, besojnë, por manipulohet.

Dhe së fundmi kam një pyetje torturuese. Filozofi antik Plotini thoshte se që të duash të mirën, do të thotë ta njohësh të mirën (intelektualizmi etik). Po ne, a e njohim?

*Student në Filozofi,Universiteti "Sacro Cuore" Milano.
/Burimi: mapo.al/


Nga ATJON V. ZHITI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ELSA BALLAURI - PROJEKTLIGJI YNË MBËSHTET NË DY SHTYLLA KRYESORE - HAPJA E DOSJEVE DHE LUSTRCIONIBallauri - Projektligji i Veliajt është thjesht përkthim i ligjit gjerman mbi hapje e dosjeve (12.21.2014)
KARLETON KUNI (CARLETON S. COON) - ANTROPOLOGU I FAMSHËM AMERIKAN QË BËRI STUDIME NË GEGNI...Nga ILIR SECI (12.20.2014)
SI ETËRIT DHE BIJTË ME SYTË NGA ANIJETNga MENTOR KIKIA (12.20.2014)
KU JETOJNË AZILKËRKUESIT NGA BALLKANI NË GJERMANI - DHE JETA E SHQIPTARËVE NËN URAT E FRANCËS (Fotoreportazh) (12.20.2014)
SA PO KANË SHKRIMET DHE MEDIAT ELEKTRONIKE NDIKIM?Nga SKËNDER MULLIQI (12.20.2014)
A MOS KEMI EDHE NE PAKËZ RACIZËMNga XHEVAT REXHAJ (12.19.2014)
FOTOLAJM - KUR ISA MUSTAFA I BËNTE HOMAZHE TITOS (12.19.2014)
'PËR TË VDEKURIT DUHET THËNË VETËM E VËRTETA'Nga SADEDIN BALLA* (12.19.2014)
FALEMINDERIT MOTRA JONË E DASHUR TIZIANA!Nga MERITA BEKTESHI (URBANO) - ish operatore e Caritasit nr 129 (12.19.2014)
NDARJA E SKËNDER DRINIT NGA JETA S'MUND TË JETË THJESHT 'NJË KRONIKË E ZEZË'Nga ILIR PAJA (12.19.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]