VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BALLO PRESIDENCIALE E FUNDVITIT - LUKS DHE SHKËLQIM - MES TË FTUARVE DHE GUVERNATORI FULLANI (Fotogaleri)
Nishani: Të shmanget krijimi i kastës së të pasurve dhe të varfërve

E Djelë, 12.21.2014, 11:39am (GMT1)

Nishani organizon Ballon Presidenciale (Foto)

Tashmë e kthyer në një traditë në ambjentet e Pallatit të Kongreseve është organizuar balloja presidenciale e bamirësisë me rastin e festave të fundvitit. Të pranishëm ishin personalitete të ndryshme të politikës, artit e kulturës, përfaqësues të medias, sportit etj.

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, në fjalën e rastit kërkoi kujdes dhe solidaritet nga shteti e shoqëria për ata që janë në mjerim.

Kreu i Shtetit theksoi se duhet shmangur krijimi i dy republikave: asaj të kastës së të pasurve dhe të popullit që zhytet në skamje.

"Balloja shqiptare" e fundvitit zë fill që në vitet "˜30.

Presidenti i Republikës vlerësoi gjatë kësaj veprimtarie me Dekoratën "Nderi i Kombit", Shaban Demirajn (pas vdekjes), Mirush Kabashi dhe Aurel Plasari; me titullin "Mjeshtër i Madh" Ismail Keta, ndërsa me titullin "Për merita të veçanta civile" zonjën Anila Godo.














www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.