VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ELEGJI PËR ATJONIN E VISARIT
Nga PËRPARIM HYSI

E Hënë, 12.22.2014, 09:50am (GMT1)


Lajmi i zi! Sa na tronditi!
Vdiq Atjon Visar ZHITI!
A e shihni? Sa i bukur!
Loti rrjedh si lumë i turbull.

Vdiq Atjoni! Ah, sa keq!
Vdekje, moj, shkofsh në dreq!
Po ku ishe vallë, O Zot?
Si lejove atë kob?!

Vdiq Atjoni... eh, çfarë djali!
Gjurmë për gjurmë siç është Visari!
Në studime qe honor
Si lider në auditor.

Vdekje, moj, t'u bëftë në grykë!
Si s'të erdhi keq içikë?
Vajte more ti Atjonin
E trondite mbarë kombin.

Kush dëgjoi e s'u përlot
Kush një fjalë prindërve u thotë?
Si t'ju thotë e çfarë t'ju flasë
Po vë kujen dhe bërtas:

-Vdekje të të shuhet fara!
Kur vjen bën të tillë hatara
Vete merr një djalë të ri
Merr Atjonin shpirtflori!

Shpirt flori, honor student
Ndjen boshësi një universitet!
Se Atjoni qe i tillë
Një student xhevahir.

Mbahu, moj nënë e ti Visar!
Se nuk gjej dot një fjalë
Që t'ju them e t'ju ngushëlloj
Poezinë për të e shkroj.

Le ta kini si kujtim
Në ia vlen, si ngushëllim.
Gjallë sa jini ta kujtoni
Është dhe dhimbja jonë Atjoni.

Tiranë, 21 dhjetor 2014


PËRPARIM HYSI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.