VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PSE ISA MUSTAFA NUK BËRI HOMAZHE TEK VARRI I TAHIR ZEMAJT
E Djelë, 01.04.2015, 07:32pm (GMT1)



Në organizim të bashkëluftëtarëve, sot, në 12-të vjetorin e vrasjes tinëzare, në fshatin Strellc të komunës së Deçanit u bënë homazhe për kolonel Tahir Zemaj, ish-Kryetarin e Forumit Rinor të LDK-së në Deçan, Hasan Zemaj si dhe Enis Zemaj të cilet u vranë nga një dorë tradhtare më 4 janar 2003 në Pejë.


Të pranishëm në homazhe ishin zëvëndëskryeministri Kujtim Shala, bashkëluftëtar të Zemajt, zyrtarë të lartë të LDK-së, deputetë dhe kryetar komunash e shumë qytetarë e bashkëvendas.

Por krahasuar me vitet e kaluar, në këtë përvjetor mungoi kryetari i LDK-së dhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Nuk dihen arsyet pse kësaj here Mustafa nuk bëri homazhe në Strellc. Por nuk është vështirë që merret me mend se Isa Mustafa ka mbajtur qendrim hakmarrës meqë i nipi i Tahir Zemajt Armend Zemaj nuk e ka votuar qeverinë e tij.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.