E Enjte, 04.25.2024, 05:20am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
QEVERI E STËRKEQUR!
Nga FLORIM ZEQA

E Mërkurë, 01.07.2015, 09:42am (GMT+1)




Secili njeri e ka të drejtën e vet të sovrane e të menduarit dhe besuarit njikohësisht. Çështja e besimit është e lidhur ngusht me dashurinë, simpatinë, adhurimin ndaj diçkaje apo personit të caktuar.

Kur është në pyetje përcaktimi ideologjik apo partiak i njerëzve në Kosovën e paspavarësisë, nuk është krejtë çështje e pavarur! Varësia e njerëzve nga partitë politike varion prej situatave ekonomike dhe politike.

Mediat e shkruara dhe ato elektronike, si instrument demokratik i një shoqërie njerëzore ju kanë nënshtruar "cenzurës" demokratike të pushtetarëve.

Madje disa prejt tyre janë servilizuar tej mase. Me shkrimet e tyre janë shëndrruar në dorë të zgjatur e pushtetit.

Nëse qytetarët nuk tregohen të kujdesshëm ndaj këtyre mediave shumë lehtë mund të shëndrrohen në adhurues të pushtetarëve dhe urrejtës të të shtypurve në vendin e tyre.
Ditë më parë, një "mik" i imi më qortoi për përmbajtjen e shkrimeve: "kujdes zoti Zeqa jeni bërë shumë i ashpër me kritikat ndaj LDK-së" !

Pëgjigja ime ishte kjo: "i nderuar, t'u paska mjegulluar mendja nga ambicia për të shkoqitur ndonjë asht të kalbur nga qeveritarët,...unë të njëjtit tel i kam rënë shtatë vite rresht, po i bie sot dhe do t'i bie edhe në të ardhmën derisa të arrijmë ndryshimet pozitive,...isha dje, jam sot dhe do të jemë edhe nesër kundër keqeverisjes në vendin tonë,...bashkangjitja e LDK-së qeverisjes së keqe, jo vetëm që nuk paraqet progres për vendin, paraqet ngulfatje të demokracisë dhe vazhdim të së keqës akoma më të madhe në vendin tonë".

Nëse deri dje, qeverisjen e PDK-së e kemi quajtur qeveri të keqe, tani e tutje me LDK-në duhet ta quajmë Qeveri të stërkequr, të stërgjatur, të stërshëmtuar nga lakmiqarët e pushtetit,...që nuk kanë të ndalur me kapjen apo më mirë të themi me uzurpimin e shtetit!

Mbetet i habitshëm fakti, se si disa njerëz, deri para marrveshjes famkeqe dhe fatkeqe për vendin të 19 nëntorit të vitit të kaluar, mes krerëve të këtyre dy partive,...hidhnin vrerë, shanin e fyenin partnerin e LDK-së, duke ja mveshur gjitha të këqijat (të qëna dhe të paqëna),...kurse tani sikur e kanë zh'veshur nga mëkatët, në një farë mënyre e kanë amnestuar PDK-në nga keqeverisja shtatvjeqare!

Akoma më shqetësues është fakti heshtjës së disa gazetarëve dhe analistëve që më parë bënin thirrje të vazhdueshme kundër këtij koalicioni qeverisës, ndërsa tani i kanë futur veshët në lesh dhe heshtin, thuajse nuk ka ndodhur asgjë e keqe në këtë vend.
Madje disa kanë filluar edhe t'i këndojnë himne qeverisjes aktuale duke shtrëmbëruar realitetin e krijuar; gjoja se me formimin e kësaj qeverie, qytetarëve u janë kthyer shpresat për jetë në vendin e tyre,...duke mbyllur sytë para realitetit kur çdo ditë nga vendi largohen me dhjetëra e qindra shqiptar drejt vendeve euro-përëndimore.
Shpresat dhe besimi i qytetarëve nuk kthehet me bisedimet me Serbinë, nuk kthethet me krijimin e Gjykatës spseciale, nuk kthehet me MSA-në, as me liberalizimin e vizave, nuk khehet as me fomimin e ushtrisë së Kosovës (FAK-un),...por besimi kthehet vetëm me zhvillimin ekonomik të vendit, krijimin e vendeve të reja të punës, përmirësimin e skemave sociale, me rritjen e mirëqenjes së qytetarëve.

Roli i gazetarisë në këtë drejtim është i madhë dhe shumëdimensional. Informimi i drejtë i ngjarjeve në skenën politike, determinon zhvillimet afatmesme dhe afatgjata, ndihmon dhe përgaditë në aspektin moral shoqërinë për përballjen me sfidat e kohës.
Gazetarët dhe analistët e mirëfilltë asnjëherë nuk bien pre e grupeve të interesit dhe as nën ndikimin e pushtetarëve, përkundrazi i qëndrojnë besnik misionit të tyre, të të qënurit kritik ndaj dukurive negative dhe avangardë e zhvillimeve pozitive në vend.
Për të qenë akoma më i qartë, këtë shkrim po e përfundoj me një thënje të Albert Einstein: "Bota është një vend i rrezikshëm për të jetuar, jo për shkak të njerëzve që bëjnë gjëra të këqija, por për shkak të njerëzve që i shohin ata dhe nuk bëjnë asgjë!"

FLORIM ZEQA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOLEKSIONI I ALBERT KAN - SHQIPËRIA ME NGJYRA, 1913 (01.07.2015)
SUKSESET E MUNDSHME TË QEVERISË DO T'I PËRSHKRUHEN THAÇIT, KURSE MUSTAFËS DËSHTIMETAnalizë nga SKËNDER MULLIQI (01.07.2015)
TIRANA - 'QYTETI MODERN' APO 'QYTETI I BRAKTISUR'?Nga PËRPARIM KABO (01.06.2015)
KUJTESA KOMBËTARE PO ZGJOHET - AUTOQEFALIA SHQIPTARE TË NDAHET NGA TRANZICIONI 20 VJEÇARNga RASIM BEBO (01.06.2015)
RISHKRIMI I HISTORISËDisa përjetime dhe mendime për të ashtuquajturën luftë antifashiste nacional-çlirimtareNga NIKO KIRKA, New York (01.05.2015)
Në kujtim të kolonel Tahir ZemajtPËR NJERËZIT E MËDHENJ KA VETËM DITËLINDJE, SEPSE VEPRAT E TYRE I BËJNË TË PAVDEKSHËMNga SAIM TAHIRAJ (01.05.2015)
FOTOGALERI DIMËRORE PËR POGRADECIN (01.05.2015)
SI TA SHPËTOJMË KOSOVËN NGA PËRBINDËSHAT POLITIKË!Nga FLORIM ZEQA (01.05.2015)
ORGANIZATA 'HOPE & PEACE' ME SELI NË NEW YORK MBËSHTET LIGJIN E PARAQITUR NGA DEPUTETËT DODA DHE IDRIZI (01.05.2015)
PSE ISA MUSTAFA NUK BËRI HOMAZHE TEK VARRI I TAHIR ZEMAJT (01.04.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]