VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ENKEL DEMI LARGOHET NGA ORA NEWS

E Mërkurë, 01.07.2015, 09:49am (GMT1)



Ata që ishin mësuar ta nisnin ditën me Enkel Demin në ekranin e Ora News, nuk do ta kenë më këtë mundësi. Gazetari dhe moderatori i vjetër tashmë, është larguar nga televizioni i drejtuar nga Ylli Rakipi, vetëm pas pak muajve që kishte nisur drejtimin e emisionit të mëngjesit "Ditë e re".

Ky emision ka nisur për këtë vit me të tjerë moderatorë. Thuhet se mes Demit dhe pronarit të Ora News ka pasur herë pas here debate në lidhje me programin e mëngjesit dhe mesa duket mosdakortësia ka çuar në largimin e moderatorit.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.