VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

OBAMA - SULMI MË VDEKJEPRURËS TERRORIST NË DY DEKADA NË FRANCË

E Enjte, 01.08.2015, 08:10am (GMT1)


Pamje e një takimi të mëparshëm të presidentit Obama (i pari djathtas) me zëvendëspresidentin Joe Biden (afër tij) dhe sekretarin e shtetit John Kerry (i pari majtas)


Presidenti amerikan, Barack Obama ka vlerësuar se sulmi kundër javores satirike, Charlie Hebdo, në Paris, është "sulm qyqar djallëzor" kundër gazetarëve dhe shtypit të lirë dhe ka shprehur përkushtim për ta ndihmuar Francën në ndjekjen e terrroristëve, të cilët ende nuk janë zënë, raporton AP nga Uashingtoni.

Gjatë takimit në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, me zëvendëspresidentin, Joe Biden, dhe sekretarin e shtetit, John Kerry, Obama tha se sulmi nga i cili janë vrarë 12 vetë, është sulmi më vdekjeprurës terrorist në së paku dy dekada në Francë.

Sipas tij, kjo mbetet përkujtim se tragjeditë e tilla mund të kryhen kudo në botë.

Ai ka premtuar të mbetet vigjilent dhe për t'i "kapur dhe sjellur para drejtësisë kryesit e këtyre akteve specifike dhe për t'i zbuluar rrjetet që ndihmojnë në avancimin e komploteve të këtilla".

"Fakti se ky ishte një sulm kundër gazetarëve, sulm kundër shtypit tonë të lirë, po ashtu, thekson shkallën në të cilën këta terroristë i frikësohen fjalës dhe shtypit të lirë", tha Obama.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.