VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TERRORISTËT PËRDORËN TEKNIKA USHTARAKE PËR VRASJET NË PARIS

E Enjte, 01.08.2015, 08:26am (GMT1)

 
Dy terroristët që sulmuan zyrat e revistës "Charlie Hebdo" në Paris, duke vrarë 12 persona, në bazë të analizave të para të videove, hetuesit kanë thënë se ata kanë përdorur teknika ushtarake.

Në videon e publikuar shihen dy terroristët teksa njëri prej tyre shtie me pesë plumba duke e plagosur rëndë ndërsa pak sekonda më vonë ai i afrohet policit të shtrirë dhe e qëllon në kokë me një plumb, transmeton Koha.net.

"Mënyra se si vrapojnë me armët në dorë dhe mënyra se shtien në policin na bën me dije se ata kanë të kaluar ushtarake apo janë të stërvitur nga ushtarakët", thuhet në hulumtimin e publikuar në Daily Mail.

"Ata hipin shpejtë në veturën Citroen, por para se ta bëjnë këtë njëri prej tyre gjuan pesë plumba të shpejtë kurse nga afër ai e vret policin me një plumb".

Dëshmitarët kanë raportuar të kenë dëgjuar terroristët duke thënë: "Profeti është hakmarrë", para se të largoheshin nga vendi i ngjarjes me veturën e tyre.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.