VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

CHARLIE HEBDO - KARIKATURISTËT U VRANË NË ZYRË, DËSHMIA E KOLEGES QË UA HAPI DERËN TERRORISTËVE

E Enjte, 01.08.2015, 02:05pm (GMT1)


_80118073_5victims624_afp (1)

FRANCË Presidenti francez Francois Hollande tha dje se tradita e fjalës së lirë të vendit ishte sulmuar dhe i bëri thirrje të gjithë francezëve për të qëndruar së bashku.

Në një fjalim të përzishëm të mbajtur para mediave të mërkurën, Hollande tha: "Sot e gjithë Republika franceze ishte në shënjestër."

Dita e zisë kombëtare që po mbahet sot në Francë e pesta e mbajtur në Francë në 50 vitet e fundit.

Sulmi u zhvillua mbi revistë pikërisht në ditën kur aty ishte duke u zhvilluar takimi javor i gazetarëve. Mediat franceze i kanë vlerësuar me nota shumë të larta, tre karikaturistët e shquar Cabu, Tignous dhe Ëolinski si dhe gazetarin Bernard Maris.

Redaktori i " Charlie Hebdo", Stephane Charbonnier, 47 vjeç, kishte marrë kërcënime me vdekje në të kaluarën dhe të jetonte nën mbrojtjen e policisë. Njëmbëdhjetë njerëz u plagosën, disa prej tyre rëndë.

DESHMITARJA E MBIJETUAR

247BBCDC00000578-0-image-m-7_1420646398465

Karikaturistja Corinne Rey tha se personat e armatosur hynë në ndërtesë duke e detyruar atë që të shkruante kodin për të hapur derën. "Ata thanë se i përkisin al-Kaedës," tha ajo, duke shtuar se i kishin folur rrjedhshëm në frëngjisht.

Dëshmitarët thanë se dëgjuan deri në 50 të shtëna si brenda zyrës së "Charlie Hebdo" ashtu edhe jashtë në rrugë.

VIKTIMAT

Jean Cabut

Në foto: Jean Cabut, i njohur si Cabu, karikaturist

George Wolinski

Në foto: Georges Wolinski, karikaturist

Charb

Në foto: Stéphane Charbonnier, i njohur si Charb, karikaturist

633077_3_e401_bernard-maris-ecrivain-et-economiste_159c78f74e9185fd912d26a1b427c2c4

Në foto:Bernard Maris, gazetar i ekonomisë

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.