VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

POLICI QË E VRANË NË RRUGË ISHTE MYSLIMAN
Fjalët e fundit të policit francez para ekzekutimit:

E Enjte, 01.08.2015, 02:09pm (GMT1)



Vazhdojnë të publikohen detaje të reja nga sulmi i djeshëm në Paris ku humbën jetën 12 persona.

Si duket, më e dhimbshme është vrasja e policit dhe dialogu mes policit dhe vrarësit është ndër më prekëset në këtë histori tragjike.

Mediave franceze, të cilat duke u bazuar në videot e ngjarjes kanë zbardhur dialogun, shkruajnë se polici i vrarë Ahmed Merabet , i është lutur për jetën terroristit me maskë para se ai t'i drejtonte armën, transmeton Albeu.com.

I shtrirë në trotuar, 42-vjeçari teksa ngre dorën në thirrje për mëshirë thotë: "Do të më vrasësh?".

Personi i armatosur i përgjigjet ma gjakftohtësi: "OK shef" dhe qëllon duke e lënë të vdekur.

Pas kësaj, terroristi u rikthyer në makinë dhe është larguar nga vendngjarja

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.