VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Vdes gruaja që ruajti ditarin e Ana Frankut
E Martë, 01.12.2010, 09:52am (GMT1)

 

 

Në foto: Miep Gies


Voal-online -Gruaja që ruajti ditarin e Ana Frankut, vajzës hebreje të vrarë nga nazistët, u nda nga jeta në moshën 100 vjeçare.

Geis, që punoi si sekretare për të atin e Ana Frankut, ishte nga johebrejtë e paktë që e ndihmoi familjen Frank me ushqime në kohën që qëndronin të fshehur në Amsterdam.

Pas bastisjes së apartamentit nga nazistët, Geis mblodhi fletët e shënimeve të Ana Frankut, të cilat u botuan nën titullin "Ditari i Ana Frankut" në vitin 1947.


Ana Frank vdiq në moshën 15 vjeçare nga tifoja në një kamp përqëndrimi.

 

Miep Gies ishte e fundmja e mbijetuar e grupit që nga viti 1942 deri më 1944 e ndihmoi Anna Frankun, motrën e saj, prindërit e saj të iknin nga furia naziste, duke i fshehur në shtëpinë numër 263 të Prisengracht, në Amsterdam.

 

Gies i kalonte vitet e saj të fundit në një shtëpi pushimi në Hollandë dhe ka vdekur për shkak të një rrëzimi të pësuar në prag të Krishlindjeve.

 

Lindur në Vjenë më 1909, u transferua në Leida më 1920. Në shkurt 2009, kur festonte 100 vjetorin e saj, e kthjellët e modeste si gjithmonë kishte përsëritur se ndihej një heroinë dhe kishte thënë se edhe të tjerët kishin bërë më shumë se ajo në përpjekje për t'i mbrojtur hebrejtë nga përndjekjet naziste.

 

Më 1922 në Amsterdam takoi Otto Frankun, babain e Anna-s, i cili e mori në punë në ndërmarrjen e tij, OPEKTA, që përgatiste pajisje për marmalatat. U bë mike e ngushtë e familjes dhe vizitonte rregullisht familjen Frank.  Me të shoqin dhe disa kolegë, pas pushtimit nazist të Hollandës ndihmoi fshehjen e Edith e Otto Frank, vajzave të tyre Margot e Anne dhe hebrejve të tjerë që kishin frikë se deportoheshin. Ato u fshehën në Achterhuis, një apartament i vogël sekret sipër zyrave të OPEKTA, në pjesën perëndimore të Amsterdamit.

 

Apartamenti u zbulua më 4 gusht 1944, pas një gjurmimi që kish bërë një informator anonim i GESTAPO-s. Ata që fshiheshin aty u arrestuan. Miep Gies u lirua ngaqë oficeri që u muar me bastisjen ishte austriak si ajo. Në apartamentin e mbetur bosh Miep Gies gjeti ditain e Anna Frank dhe e fshehu në një duke menduar se vajza do të kthehej. Në mbaim të luftës, kur mori vesh se ajo Anna kishte vdekur në kampin Bergen-Belsen, ia dorëzoi bashkë me fletoret dhe blloqet e shënimeve të vetmi të mbiejtuar të familjes, babai të Anna Frankut, që i mblodhi në një ditar dhe i publikoi më 1947.

 

Bashkë me të shoqin Jan, Miep u bë një ambasadore e kujesës së Ann Frankut dhe ditarot të saj, një nga dëshmitë më prekëse të tmerreve të Holokaustit. U përpoq shumë edhe kundër të ashtuquajturve negacionistë dhe kundër të gjithë atyre që thoshin se ajo që ishte shkruar ishte false.

Ditari i Ana Frankut me parathënie të Eleanor Roosevelt

(http://www.evropaelire.org) (http://www.repubblica.it) (http://www.ansa.it)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.