VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VOGËLUSHJA NGA KOSOVA PO MAHNIT FRANCËN

E Premte, 01.23.2015, 11:37am (GMT1)


Ajo është 9-vjeç, por zëri i saj do t'ju mahnitë.

Nuk ka fjalë të përshkruash talentin e Erza Muçollit, vogëlushes nga Kosova, që jeton në Francë.

Vogëlushja është e njohur tashmë në të gjithë Francën, pasi është njëra nga pesë finalistët e konkursit "Franca ka një talent të pabesueshëm 2015", transmeton Start.

Ajo është kandidatja më e re e këtij konkursi, pasi është vetëm 9 vjeçe. Ajo ka një zë tepër të veçantë, të cilin ajo filloi ta punojë që nga mosha 3-vjeçare!

Në gjysmëfinalen e këtij konkursi, Erza është prezantuar me këngën e një këngëtareje të njohur në Francë, Zaz me titull "E përulur nga nata".
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.