VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FIGURA E NAZMI LUKAJT DO TË ZËRË VEND TË MERITUAR NË LETËRSINË DHE NË PUBLICISTIKËN SHQIPTARE
Nga SKËNDER MULLIQI

E Shtunë, 01.24.2015, 08:58am (GMT1)


Dita e 24 janarit të vitit 2011 ishte ditë e rëndë, për familjen Lukaj. Ata moren lajmin e hidhur nga Tirana për vdekjën e hershme të më të dashurit të tyre, Nazmi Lukajt, shkrimtar dhe publicist i shquar në mbarë hapësirat gjithëshiptare. Ajo ditë ishte ditë e rendë edhe për ne shokët e Nazmiut, për miqët , dashamirët dhe për opinion e gjerë publik.Portreti i Nazmi Lukajt është i begatashem ,se ashtu e begatshme ishte edhe jeta dhe vepra e tij madheshtore për atdhe dhe komb.Ai la gjurmë të pashlyeshme në publicistikën shqiptare. Ai la gjurmë të pashlyeshme edhe si profesor i gjimnazit "Bedri Pejani" në Pejë, ku punoj për shumë vite. Nazmiu ishte njeri i urtë por edhe njeri shumë dinamik, tamam siq edhe e kerkon koha moderne.Vdekja e tij edhe pas kater vitesh ndjell mall , dhembje dhe emocion njëheresh.Nazmiu nuk iu tremb terrorit serb edhe pse ishte në moshë të re. Ai si ndali aktivitetet e tija kunder një regjimit shtypes serbomadh.Disa herë u maltretua nga organet e sigurimit serb për aktivitetin dhe shpirtin e tij të sakrificës.

Edhe pas përfundimit të luftës në Kosovë, asnjëhere nuk e ndali aktivitetin e tij,por tash duke shpërndarë rreze diturie tek nxënësit në gjimnazin me nam të Pejës. Dhe, Nazmiu si intelekual i mirëfilltë, kurrë nuk u ndal më penën e tij të mprehtë për ti ndihmuar Kosovës së lirë në rrugetimin e saj. Ai ishte mjeshter i vërtetë i penës. Ai la pas veti edhe kater libra të botuar dhe shumë shkrime publicistike. Libri i pare është "Kosova dhimbja dhe shpresa ime" , botuar në Tiranë në vitin 1999. Libri i dytë më 2002 "Ese, komente dhe analiza" botuar në Pejë në vitin 2002. Libri i tretë "A është Kosova një rast unikat?". botoi po ashtu në Pejë në vitin 2007 dhe libri i katërt publicistik dhe i fundit i tij është "Përtej statusit të Kosovës". Ai zenitin prej gazetari , publicisti dhe analisti politik edhe pse punoj në shumë gazeta në Kosovë dhe ne Shqipëri , e arriti në kombëtaren "Bota sot'. Ne, shokët e shumtë të tij, sigurisht së në këtë datë mallengjehemi së humbem një shok të mirë , një penë të shquar , një njëri me tipare të larta njerëzore dhe atdhetare. Pikëllohemi edhe më shumë së ai iku nga kjo botë e rreme në moshë te re. Iku pa u qmallur më familjën. Iku pa u qmallur me djalin, vajzat dhe bashkëshorten.Ai iku nga kjo jetë ku publicistikës shqiptare i duhej pena e mprehte e tij. Nazmiu iku në zenitin e karrierës së tij. Sigurisht Nazi po te ishte gjallë do të krijonte edhe shumë vepra të reja, së nuk ndalej kurrë së shkruari. Ai as gjumin nuk e bente ashtu si duhet , vetëm për të krijuar vepra sigurisht monumentale.Ai ishte njeri i cili kishte vizione për të ardhmën e Kosovës . Ai i qendroi besnik vijës institucionale të presidentit historik të Kosovës, dr.Ibrahim Rugovës. Nazi, ishte sfidues, krenar, i pa mposhtur para sfidave të jetës. Ai kishte nje shpirt të trazuar, së nuk i duronte padrejtësitë. Nuk i duronte të keqijat që mbinë pas luftës në Kosovë. Me tërë qenjën e tij duke e rrezikuar shpesh edhe jetën , e luftoi krimin e organizuar dhe dukuritë tjera negative të shoqërisë. Nazmiun të gjithë që e njohën për së afermi dhe në shokët dhe koleget e tij nuk mund ta harrojmë shtegtimin në jetë që kishim më te. Nuk mund të harrojmë çastët e vështira , por edhe humorin që ai na sillte shpesh në mesin tonë, për tna i larguar sa do pak brengat e jetës.Nuk mund ta harrojmë edhe për faktin së ai e deshti Kosovën , e deshti Shqiperinë dhe trojet etnike deri ne Çameri. Nazmiu nuk iu tremb deri në çastin e fundit as sëmundjës së rëndë, së kishte një shpirt luftetari. Nazi, jetoi si një simbol i menqurisë dhe urtësisë dhe e gjithë kjo rrezatoi në menyrën më të fuqishme në shkrimet e paharrueshme te tija. Figura e Nazmi Lukajt do të zë vend të merituar në krijimtarinë dhe në publicistikën shqiptare në përgjithësi.Edhe ky 24 janar kur ti shkove në jetën e amshuar në të cilin muaj vdiqën edhe shumë burra të mëdhenj të kombit, do të na përmalloj shumë.Ti në këtë 24 janar do ti mungosh familjës për të cilën ishe i lidhur aq shumë. Por, edhe në atë botë duhesh ta jesh krenarë më fëmijët të cilët ta kan zbardhur fytyrën .Edhe në këtë katervjetor i shprehim ngushëllimet më të sinqerta kryefamiljarit Kamer Lukajt. Jeta dhe shëmbelltyra prej intelektuali të mirëfilltë të Nazimi Lukajt, do të mbesin kurrë të pa harruara...

SKËNDER MULLIQI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.