E Shtunë, 04.20.2024, 05:05am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
KUSH I TRADHTOI  KËTA BURRA ?
Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...
Nga FRITZ RADOVANI

E Shtunë, 01.24.2015, 09:35am (GMT+1)


JANAR 1945...

    Kam pasë fatin e madh me i pa me sy e me shkelë ndër ata male madhështore! Askush pa e kerkue buken e kakinit të gatueme nder magje nga stajanicat burrnesha e pa e shoqnue ate me djathin e atyne shekeve shekullore, tue i mbyllë urimet "u lumshin duertë e u ardhëshim për të mirë" mbas mazës së çapres, nuk e di se çka bulojnë ata lisa!
    Rriten e rriten sa të duket sikur majat e tyne shpojnë qiellin e vrantë!
    Beja e Tyne porsa fillojnë me marrë mend asht "per Qiell e Dhé!"...
    E, për këte Bé, e bajnë vdekjen si me lé!
    Me 29 nandor 1944, nga Qielli ra një rrëfé e Dheu plasi... Vetem gjarpijë e kobra me yje në ballë ua mësyne Atyne Maleve! Dora e pabesë e Esad Pashë Toptanit të rij, me 8 nandor 1941, ua kishte shitë edhe njëherë ata Troje shovenistëve sllavo komunistë ashtusi në vitin 1913, kur Flamurin e Gjergj Kastriotit... deshën me e zbritë me topa... Po, Burri i Madh i Shqipnisë, që u tha: "Gjuenje, Flamuri ynë e ka per nder me u gjuejtë me topa!", nuk ishte ma! Po, Beja e Tij ishte Betim i Atyne Bjeshkëve të Nêmuna. Burrat e Dheut të mberthyem nder çakçir dhe armët e Lirisë nuk pranuen "lavdinë e tradhëtisë"!
    "Faji bjen mbi ju, se ju u lidhët me armikun tonë shekullor serbin!" E, shpellat u mbushën plot e përplot me djelmë të Maleve e të fushave, ku gjaku shkonte rrëkajë që n' atë ditë të zezë kur Shqipnisë i ishte mohue Liria e Atdheut edhe nga Fuqitë e Mëdha.
    Horrat e vagabondat do të qeverisin Shqipninë, e mbasi ta vjedhin e lajnë me gjak Nanat Shqiptare me futa mbi kokë do t' ua shtrojnë sofrat laperave kriminelë, e kujt, bash atyne që u kanë masakrue djelmët e ua kanë dhunue nuset si mos ma keq nder kampe shfarosje e interrnimi...e djelmëve prej gjiut, ata u kanë dhanë me pij helmin e jetës, edukaten komuniste, paburrninë e tradhëtarit dhe pafëtyrsinë e antishqiptarit!
    E këte dhunë e marre nuk e pranonin asnjeni nga Ata dy Burra!
    Dedë Coku... nga Kelmendi e Prekë Cali, Prijës Bajraku, vendosën me vdekë!
Një fjalë goje..."Me vdekë"...
Me kohë e dinte kush janë Ata Male edhe Austro Hungaria... Miss Durham, ua pat shpjegue mirë anglezëve dashuninë e Saj per Ata Male, po "këshilltarët e tyne" pranë Mugoshës dhe Enver Hoxhës, preferuen "gënjeshtren"... U lidhën me Titon. Ata, jo vetëm na shitën, po edhe na tradhëtuen: "Qendroni, se do këthehemi shpejtë!"
Këta rreshta që po shkruej janë një ofshamje e vertetë per Ata Burra që nuk i njoha, po njoha pinjollë të Tyne...E, edhe sot nuk mund të harroj Sytë e skuqun të një Shqipes së Selcës së Kelmendit kur doli nga kinema "Republika", i lidhun me pranga dhe mes xhullinjëve, tue shikue mes rrypave të drrasave të një kamjoni zis, porsa i kishin komunikue dënimin me vdekje...Ishte Don Dedë Malaj! Pak kohë ma parë i kishe shterngue dorën e Tij prej burri e të Shugurueme... Ishte një mbasardhës i denjë i Atyne Bjeshkëve, ishte i daltuem bash prej Atyne Gurëve të lamë me gjakun e 118 Malësorëve, që u prenë në besë nga disa kriminelë që i rrethuen bashkë me forcat jugosllave, ku drejtonte antishqiptari i njohun krimineli Mehmet Shehu, kur llomi i atyne Malësive pat tradhëtue Prekë Calin, i cili u pushkatue tek Muri i Rrëmajit, me 25 Mars 1945.
Janë plot 70 vjetë, që në janarin e vitit 1945 disa tradhëtarë tjerë, të cilët, simbas porosisë së Beogradit, gjoja per marrveshje, mësyen Derën e njohun të Kelmendasit tjeter trim e Atdhetar, Cok Preku i njohun në kryengritjet antiturke per Pavarësi, dhe i kënduem edhe në "Lahuten e Malcis" bashkë me dy djelmët Gjeto e Dedë Coku, gja kjo, që e bante ma të "pelqyeshme" edhe zhdukjen e djelmëve të Tij Gjetos e Dedës,  të ramë nder krahinat e Bregut të Matës, ku vrasjet dhe zhdukjet e komunistëve pa gjyqe dhe me terror ndaj malësorëve trima ishin të përditëshme dhe në çdo cep të atij vendi.
Pikrisht, qendrimi i Tyne Atdhetarë, i njohun që nga 1911 me Dedë Gjo' Lulin, e në vazhdim kunder pushtuesëve shovenistë sllavë der tek Tito, gja për të cilën sherbëtori i tij anadollak Enver Hoxha, ishte i gatshem dhe me andjen e një terroristi e dinte mirë se po kryente tre sherbime: Zhdukte antiturqit, antisllavët dhe siguronte kolltukun e vet personal edhe "mbas vdekjes"... Ashtu u veprue kudo u shkeli kamba në Malet e Veriut, në Dukagjin, në Pukë, në Mirditë, në Zadrimë, në Mal të Kolaj, në Velipojë dhe kudo ku Atdhetarët Shqiptarë të Alpeve tona ishin në ballin e luftës per Liri.
Pra, piksynimi ishte perdhosja, dhunimi dhe shburrnimi i Atyne Bjeshkëve!
Ndoshta, ishte njê profetësi epiteti Bjeshkët e "Nêmuna"!
Në mbyllje të këtyne pak rreshtave Perkujtimor të vrasjes së Atdhetarit të Madh Dedë Coku, me daten 26 Janar 1945, kur në Shkoder pëballë Bashkisë po fliste Arif Gjyli, shoku i tij i armëve Qamil Gavoçi shkrepi armën mbas kokë tek Shaban Elezi, Dedë Shabani, Kol Sokoli, Mark Pikolini, Selim Qorri dhe Xhemal Mlika, të cilët, gati edhe po harrohen... Dedë Cokun e veçuen nga ky grup dhe e nisën per Lezhë, ku në hymje të saj pa mërrijtë tek Ura e Lezhës, edhe Deden mbasi e masakruen e pushkatuen.
Në dosjen e Dedë Cokut asht edhe një shenim: "Dedë Cokut lejen e armës ia ka lëshue vetë Kolë Radovani... dhe Deda shton: Po, se Kolë Radovanin, e kam pasë mik.."
Në shenjë Nderimi dhe respekti per Dedë Cokun, Mikun e Babës sim...
Këta pak rreshta në këte 70 vjetor të vrasjes së Tij Burrnore...Autori.

Melbourne, Janar 2015.

FRITZ RADOVANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FIGURA E NAZMI LUKAJT DO TË ZËRË VEND TË MERITUAR NË LETËRSINË DHE NË PUBLICISTIKËN SHQIPTARENga SKËNDER MULLIQI (01.24.2015)
NDËRROI JETË HEROI I KOMBIT KAPIDAN DED GJON MARKUNga Mr. sc. NUE OROSHI (01.24.2015)
SHUHET ME PENGUN E MADH NË ZEMËRShuhet Dedë Gjomarkaj(1921-2015) me pengun e madh në zemer të jetëve të këputura të familjarëve të tij që vepruan për atdheun e roberuar./Nga LEONORA LAÇI (01.24.2015)
TERRORI KOMUNIST - EKZEKUTIMET KRYHESHIN ME MIRATIMIN E ENVER HOXHËSStudiuesi Enver Kushi flet për pushkatimin e 9 intelektualëve në mars 1945 (01.23.2015)
HORRORI I AUSHVICIT - PARË ME SYTË E NJË SHQIPTARIReportazh nga Aushvic, Birkenau (Poloni) KRISTI PINDERI (01.23.2015)
VOGËLUSHJA NGA KOSOVA PO MAHNIT FRANCËN (01.23.2015)
ISH PRESIDENTI TOPI FLET PËR 21 JANARIN - NUK BËHET DREJTËSIA, SEPSE RAMA ËSHTË SHUMË I DOBËT NDAJ BERISHËS (01.23.2015)
NË TIRANË DO TË LARTOHET SHTATORJA E PRESIDENTIT IBRAHIM RUGOVAShtatorja është vepër e skulptorit Idriz Balani, autor i gjashtë shtatoreve në Kosovë (01.23.2015)
FOTOTEKA 'MARUBI' - ARKIVI UNIKAL I HISTORISË SHQIPTARE (01.23.2015)
KOSOVA E OREKSEVE SERBE!Nga FLORIM ZEQA (01.23.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]