E Premte, 04.19.2024, 04:56pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
A E ARSYETOI PROTESTA E PRISHTINËS QËLLIMIN?
Vështrim nga SKËNDER MULLIQI

E Djelë, 01.25.2015, 05:26pm (GMT+1)


Protesta është dashur të mbahen moti, por protesta për zhvillim ekonomik, protesta për mirëqenje, protesta kunder krimit të organizuar , protesta kunder abuzimeve më shtetin. Nese u organizuan protestat ne Gjakovë , kunder deklaratës së një eksponenti të çetnikizmit serb, Jabllanoviqit dhe jabllanoviqëve të tjerë, protesta e radhës në Prishtinë ishte një protestë ku deklaratat e shovenistit Jaballanoviq dhe të Isa Mustafës për Trepçen, u shfrytëzuan më shumë për qëllime partiake.

Pos që protesta u thirr me motën "Jabllanoviq jashtë Kosove dhe Trepça është e jona", përqendrimi tjeter do të duhej të ishte dashur të jete kryesisht në përmirësimin e jetës, ndalimin e abuzimit më shtetin etj.

Tri fjalime të dobëta ishin edhe pse ndegjoheshin dobët fjalimet. Albin Kurti foli bukur shume por pak i preku edhe problemet qensore te pasluftës me te cilat po përballemi. As Kurti, as Haradinaj, as Limaj, dhe as Isa Mustafa deri sa ishte në opozitë nuk organizuan protesta për zhvillim me te shpejt ekonomik. Nuk organizuan protesta kunder krimit dhe korrupcionit. Nuk organizuan protesta kunder bisedimeve krejt politike me Serbinë , këtu duhet përjashtuar VV. Nuk u protestua as kur ishte ne pyetje heqja e stemës së Republikës së Kosovës në tubimet rajonale, e në vend të saj u vendos që Kosova të paraqitet vetëm më një shenjë-fusnotë. Pak kush për këto vite nga kjo strukturë politike e përmendi që populli po jeton keq dhe duhet uregjentisht nderrmar diqka , ose mu për këtë punë të organizohen protestat.

Protestat paqësore janë rregullatori më i mirë i demokracisë, por jo edhe protestat të cilat në fund eskaluan si të dhunshme. Kurti kur e përmbylli protestë nuk bëri thirrje që protestuesit tash mund të largohen pa bër ndonjë incident. Protesta krejt të karakterit politik , nuk po na duhen . Nuk po na duhen sepse luftë për pushtet patem rastin të shohim për 6 muaj radhazi. Intelektualët që i kemi me bollëk dhe të cilët po heshtin dhe po heshtin pa arsye do të bënin kthesa pozitive në Kosovë. Shteti i mirëfilltë dhe ligjor nuk bëhët nese të gjithë heshtim .

Paknaqësitë e qytetarëve janë akumuluar moti . Por, asesi protesta nuk bën të bëhët instrument të asnjë përtie politike apo më shumë sosh për ti realizur qëllimet e veta.Protesta qe pamë nuk i justifikon veprimet e më pastajme të dhunshme dhe shumë të pa përgjegjshme .Thyerja e xhamave të Qeverisë së Kosovës dhe thyerjët e lokaleve dhe aseteve të tyre në qender të Prishtinës, janë rrugë të gabuara të cilat nuk kan lidhje as me deklaratën shumë fyese të Jabllanoviqit, dhe nuk ka asnjë lidhje më ndryshimin e ligjit për Trepçen.

As fjalimet dhe as veprimet vandale nuk korrespondojnë më kërkesat e nënave që kan mbetur pa më të dashurit e tyre, dhe nuk korrespondojnë më kërkesat reale të qytetarëve shumë herë të mashtruar nga të zgjedhurit e tyre , të cilët gjatë fushatës premtonin shumë për të realizuar pak , dhe të cilët më shumë punuan për realizmin e interesave përsonale. Popullit i duhen ndryshimet thelbësore , i duhet ndryshmi i situatës konkretisht jo me fjalë boshe. Nevoitet ndryshimi i logjikës së shtetndërtmit. Popullit i neviotet shumë më shumë mirëqenje, i nevoitet të hapën përspektiva për të jetuar në Kosovë dhe shumë qka tjeter që jetën e bën të lumtur. Kështu si jemi duke vazhduar të shkojmë , jemi duke ia mbyllur vetit rrugën për Evropë. Jemi duke i irituar shumë miqët tanë përendimor dhe Amerikën mike. Nese vazhdohet me protesta vetëm që të arrihen qëllimet e caktuara politike të dikujt, i zvetnojne pastaj edhe protestat e mundshme shumë te arsyeshme . Na duhën protesta si të botës së qytetëruar, protesta që të realizohen kërkesat reale të popullit dhe të organizuara nga populli.Kur të punojmë të gjithë së bashku ndërshmerisht pa abuzuar më shtetin edhe sigurisht do të bëhët mirë...

SKËNDER MULLIQI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MITI I EUROPËS DHE 25 JANARI I GREKËRVENga ILIR MBORJA (01.25.2015)
LIRI E SHPREHJES APO RRËNIM I SHTETIT!Nga FLORIM ZEQA (01.25.2015)
KOMPOZITORI GENC TUKIÇI I KUSHTON NEXHMIJE PAGARUSHËS FANTAZI PËR PIANO, VIOLINË DHE ORKESTËR (01.25.2015)
SOT BËHEN 96 VJET NGA VDEKJA E ISMAIL QEMALIT (01.24.2015)
KUSH I TRADHTOI  KËTA BURRA ?Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...Nga FRITZ RADOVANI (01.24.2015)
FIGURA E NAZMI LUKAJT DO TË ZËRË VEND TË MERITUAR NË LETËRSINË DHE NË PUBLICISTIKËN SHQIPTARENga SKËNDER MULLIQI (01.24.2015)
NDËRROI JETË HEROI I KOMBIT KAPIDAN DED GJON MARKUNga Mr. sc. NUE OROSHI (01.24.2015)
SHUHET ME PENGUN E MADH NË ZEMËRShuhet Dedë Gjomarkaj(1921-2015) me pengun e madh në zemer të jetëve të këputura të familjarëve të tij që vepruan për atdheun e roberuar./Nga LEONORA LAÇI (01.24.2015)
TERRORI KOMUNIST - EKZEKUTIMET KRYHESHIN ME MIRATIMIN E ENVER HOXHËSStudiuesi Enver Kushi flet për pushkatimin e 9 intelektualëve në mars 1945 (01.23.2015)
HORRORI I AUSHVICIT - PARË ME SYTË E NJË SHQIPTARIReportazh nga Aushvic, Birkenau (Poloni) KRISTI PINDERI (01.23.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]