VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PROTESTA NË PRISHTINË NUK KISHTE TË BËJË ASGJË ME KËRKESAT LEGJITIME TË NËNAVE GJAKOVARE, POR THJESHT ISHIN KËRKESA PËR TË RRËZUAR QEVERINË KUKULL TË ISA MUSTAFËS
Nga SAIM TAHIRAJ

E Hënë, 01.26.2015, 09:27am (GMT1)


Fillim i protestave të nënave gjakovare në Gjakovë kunder deklaratave fashiste të një ministri serb në Qeverin e Kosovës ishin shumë të drejta, sepse ato ishin kundër një ministri fashist i cili me deklaratat e tija ka fyer rëndë ndjenjat e çdo shqiptari duke prekur aty ku më së shumti dhemb plaga jonë e pashërueshme, të cilën e shkatoi kryexhelati i Ballkanit, kryefashisti Millosheviq.

Pasardhësve të denjë të politikes fashistoide të kryefashistit Millosheviq si në Serbi dhe në Kosovë nuk iu mjafton i gjithë ai gjenocid që shkatoi ky xhelat, por me veprimet dhe deklaratat e tyre në Kosovë haptazi tregojnë se janë po ata, të njejtit me paraardhësin e tyre kryekriminel, dhe se janë të gatshëm për ç'do gjë, vetëm e vetëm që Kosova të jetë prapë nën sundimin hegjemonist te Serbisë.

Protesta e parë në Gjakovë e nënave gjakovare e cila kishte thjeshtë karakter humanitar dhe kërkonte largimin e këti ministri fashist, kishte përkrahjen e gjithë popullit të Kosovës. Kjo protestë qiti në sipërfaqe edhe dobësitë e koalicionit jo parimor PDK-LDK. Mosguximi që kryeministri i Kosoves Isa Mustafa ta shkarkojë ministrin serb, fashistin Jabllanoviq tregoi edhe një herë se ai nuk është kryeminister real i Kosovës, por thjeshtë një kukull në duart e SHIK-ut dhe Beogradit zyrtar, dhe se është i pafuqishëm të marrë ndonjë vendim pa miratimin e këtyre dy qendrave kriminale që aq shumë i sollen fatkeqësi Kosoves.

Këtë mos guxim të kryeministrit, Mustafa SHIK-u dhe BIA e shfrytëzuan për mrekulli dhe shpërndanë agjentët e vetë gjithandej Kosovës dhe në tërë popullatën e pakënaqur me të gjitha këto paknaqësi të grumbulluara me veprimet më kriminale që i bënë para, gjatë dhe pas lufte, vet SHIK-u dhe BIA. Të gjitha këto veprime kriminale që këto dy agjentura i orkestruan tani e shumë vite më parë po përpiqen që në popull ti përhapin më të madhe, dhe se edhe protestat legjitime të nënave gjakovare t'i shfrytëzojnë dhe ti kanalizojnë kunder kryeministrit kukull, Isa Mustafa. Protestat e tjera pasuese të nënave gjakovare e vërtetuan këtë ku në ballë të tyre tani ma janë politikanë, deputetë të partive politike që disa prej tyre kanë një të kaluar shumë të dyshimtë, sepse kanë qenë shërbyes besnikë të SHIK-ut.

Protesta në Prishtinë e tregoi tamam fytyren e tyre të vëtetë se këto protesta nuk kanë ma të bëjnë asgjë më kërkesat legjitime të nënave gjakovare, por thjesht janë kërkesa me karakter politik për të rrëzuar Qeverinë e Isa Mustafes. SHIK-u tani më i shpërndarë në të gjitha partitë politike të Kosovës dhe në çdo institucion shtetëror i ka orkestruar mjaftë mirë veprimet e tija duke ndezur zjarrin e pakënaqësive të popullatës të cilët veq janë grumbulluar dhe kanë mbushur kupen, dhe këto pakënaqësi ti shndërrojnë fillimisht në protesta paqësore pastaj duke i radikalizuar dhe në fund në ndonjë "revolucion demokratik" ku çdo gjë do të jetë e paparashikueshme dhe fatale për shtetin e Kosovës. Kjo është shumë mirë e koordinuar me PDK dhe kryeministrin real Thaqi, kryeparlamentarin dhe kryeshikistin Veseli. E gjithë kjo bëhet që sa më parë të rrëzohet Qeveria Mustafa dhe në në fund të vije ndonjë kombinim që e konstrukton SHIK-u.

Për këtë arsye vendimi i kryetarit të LDK-së Mustafa dhe klanit të tij për koalicion me PDK-në ka qenë shumë i dëmshëm për LDK-në. Të gjitha këto paknaqësi dhe revolta që do shprehen në forma të ndryshme do shkojnë në adresë të kryeministrit kukul, Mustafa dhe fatkeqësia më e madhe do jetë se të gjitha faturat do i paguaj LDK-ja.

Nënat gjakovare duhet urgjentisht të distancohen nga këto protesta të organizuara me partit politike dhe të dalin vetëm ato në ballë të organizimit të tyre sepse të gjitha kërkesat e tyre të drejta, do shendrrohen në kërkesa për interesat e partive politike të cilat të vetmin qëllim kanë marrjen e pushtetit duke shfrytëzuar çdo formë veprimi,,bile edhe ato më të pandershmet siq është kjo: Ta shfrytëzosh tragjedin e nënave gjakovare e që është një tragjedi kombëtare,për interesa partiake që për mes tyre të rrëzohet pushteti aktual dhe që partitë e tyre të vijnë në pushtet ,është më tepër se idiotizëm politik e le ma të flasim për humanizëm që është një absurd i llojit të vet.

Për ta ilustruar këtë sa më mirë po pyes se pse vallë prijësit e këtyre partive politike nuk muarën pjesë në protestat qe organizuan familjarët e figurava të larta politike të LDK-së që u likuiduan në stilin e OZNA famëkeqe? Përgjigjja është shumë e thjeshtë sepse këta "patriot" që gojen e kanë plotë me patriotizëm fallso kundër kriminalitetit, korrupsionit, haraqit, ishin dhe vazhdojnë të jenë pjesë besnike e SHIK-ut famkeq që i ka orkestruar dhe dirigjuar këto vrasje. Andaj nuk mund të jenë pjesë e këtyre protestave që organizuan familjarët e atyre që vet organizata e tyre famëkeqe dikur i orkestroj dhe dirigjoj vrasjen e tyre.

LDK-ja është në udhëkryq jashtëzakonisht të madh.Në mbrendin e saj ka deputet fatkeqësisht edhe kjo organizatë famkeqe e cila tërë asenalin e vet shkatrrues po e përdorë për ta shkatrruar nga brenda. Këtë po ia mundësojnë edhe kryetari aktual me klanin e tij,të cilët me veprimet e tyre qoftë nga shantazhi apo nga friga,besa edhe nga interesi personal e klanor e kanë sjellë LDK-në buzë një gërmine,Zgjdhjet në LDK-e, tani dihen puplikisht se kur do mbahen. Është momenti i fundit që LDK-e të dalë nga kjo situatë e disfavorshme për vet egzistimin e saj. Të gjitha ato përsonalitete që kanë një bagazhë të paster kombëtar dhe politik,themelues të saj, është momenti i fundit që në këtë garë zgjedhore të futen kudo në nëndegë dhe degë dhe të marrin vendet udhëheqëse në të gjitha strukturat e LDK. Të zgjidhen delegatët për kuvendin e madh zgjedhor, të gjithë ata që janë dëshmuar si anëtarë besnik të LDK-së rugoviane dhe përfundimisht ti tregohet vendi kësaj kaste të dëmshme politike në krye me Isa Mustafen dhe në vend të tyre të vendosen ata që e qojnë përpara LDK në , frymen e Rugovizmit si shpëtimtar i vetëm i partisë dhe shtetit të Kosoves...

SAIM TAHIRAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.