E Premte, 03.29.2024, 11:58am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
KUR GRATË JANË MË BURRA SE BURRAT?!
Vështrim nga SKËNDER MULLIQI

E Hënë, 01.26.2015, 08:27pm (GMT+1)


Bash se e han dreqi qishtu me shku punet keq ne Kosovë, pas luftës nuk e ka marr me mend kush. Po çka është kjo punë kështu more, që kurrqysh të bahet mirë në Kosovë. Këta ishin kon lazem bre me vjedhë, me u pasunu në kurriz të popullit , këtë nuk e ka marrë kush me mend. Ne kemi menduar së do të bajmë shtet si duhet e jo të bahemi gazi I botës, kështu tu grabitë secili për veti.

Këto fjalë i ndëgjon në çdo llaf që ban me dikend apo me ndonjë shok, mik apo edhe krejt jabangji siq thotë një fjalë e popullit. Dhe, vërtetë na hiq me e vra shejen jo siq thotë një fjalë e popullit. As ne kuvend , as ne protesta kurqysh që te rregullohet gjendja shumë e keqe në Kosovë.Shumë gjatë e pritem dhe e fituam lirinë, e tash jemi tu shkue si është më së keqi. Janë theksuar ndarjet në baza partiake , ne fise si ne mesjetë, po bahën dallime krahinash, se kush nga vjen.

E mozomokeq thotë njeri nga Dukagjini po që morën shtetin drenicakët, e neve na meten zallogat e opingave . Tash pasi që u bo kryeminister Isa Mustafa , i ndegjon njerëzit duke than pasha Zotën e morën LDK Llapi , por edhe pushtetin dhe nuk na ka mbetur bash asgjë. Sa ishte Rugova gjallë thotë tjetri ne Dukagjini e kemi pasur pushtetin,se Rugova ishte president e Ramushi kryeminister po nuk i zgati shume. Rugova ishte i pazavendsueshem dhe në anen tjetër prêt tjetri , po ne bre burrë në Dukagjin e bëm edhe luftën më të madhe në krahasim me viset tjera të Kosovës.

Ramushi i ndëgjon duke than hallkun së bani përpjekje për ta marrë pushtetin , por shumë ia pau sherrin Hagës, dhe erdh vonë në Kosovë, e këta të AAK së mbeten si gusat në mjegull pa te. Shpesh ne biseda mund të ndegjosh së fajtori kryesor tash në kohën e fundit është Isa Mustafa, se sa u bo më Ramushin , e la ate duke e tradhtu dhe u ba me Thaqin.

Dikush priti e tha pasha Zoten more burra moti ky Isa ka ba koalicion më Thaqin se jaranit e moqme nuk prishen kollaj. Dhe, vërtetë doli kështu u ba ky koalicion si u ba edhe përkunder do badihavgjive që thojshin dhom së kurrë nuk do të ndodhë një koalicion i tillë. Ai Remi i PDK-së e paska pa ditë krejt punën dhe ne publistat mbetem ne bisht të lahutës me analizat tona. Isa Mustafa jo shumë me takat të madh, zor që ia del matan punës.Se në politikë nuk bahët asgjo rastësisht e tregun edhe ngjarjet e fundit ama bash hiq të livdueshme në Kosovë.

6 muaj rresht u shtyn Thaqi i PDK-së dhe Ramushi I AAK-së me nihmaqaret e tyre së kush po bahet kryeminister.Por badihave hupen kohe , se koalicioni moti ishte kry bac . Dhe, Ramushi ra prej kombinimit si kryeminister, së kështu deshti Isa i LDK-së dhe Hashimi i PDK-së me sejmenet që i kishin mrapa. Dhe, gjatë kësaj kohe ama bash hiq kush prej këtyre ustallarëve të pushtetit nuk e bani dert atë punë së kush qka thotë , dhe së apo prishin gjo për atë punë në Kosovë, që prishën shumë bile. E qun gjendjën si është më së keqi ekonomikisht dhe politikisht, gadi sa nuk ia kan falë dreqit krejt.

Valla dorën në zemer nuk ka pasur faj Jakobson kur kësaj klase politike u ka thanë "e keni dhi punën". Ajo kishe e ka pasur për të mirë së këta më në fund po marrin vesh diqka nga politika. Pak moren vesh e u ulën dhe e formuan Qeverinë , por ajo ish bo moti , veq hajt së nuk ka dert edhe nese na folë dikush për këto punë , se na e kryejm punën tonë. Dhe, që 15 vjet e kryen e ban fet, hallku për qdo ditë po largohen nga Kosova së nuk kan ku të punojnë .[i]Kjo sene e re edhe ma keq ia nisi. Na doli nifare trimi serb , dikush do te thote hajte more baju ti qe ke shkru se çfare trimi ashte Jabllanoviqi por këta tanët nuk po ia nisin hiq me bo kurgjo, e ky ka marr hygjym.

Pasha Zotën ra puna e shkaut, Jabllanoviq që na ranoj shumë bash qka diti e mujti , dhe mos të ishin kon malesorët e Gjakovës prralla e Zotit u bam. Por, gratë besa shpesh janë ma burra së burrat, dhe ia nisen protestës në Gjakove për ta hequr Jabllanoviqin nga posti i nalte qe e ka ne Qeverinë e Kosovës.Kur i panë gratë gjakovare edhe burrat e Kosovës ia nisen pak për së gjalli, nuk po thom për burrat qe janë bashke me Jabllanoviqin në pushtet , po do burra qe u kujtuan të dalin në rrugë ne protest me moton që Isa Mustafa kryeminister I Kosoves, ta hek nga posti Jabllaniviqin, dhe Trepça mos të bahet e Serbisë , së kishe boll e shfrytëzoj Serbia për 90 vjet .Pasha bacën as ndërkombëtaret nuk u treguan bash korrekt me shqiptarë qitash , edhe pse na nimuan boll me u çliru nga serbi.

Te shtunën u majtë protest goxha e madhe midis Prishtinës, por ma mirë ditën më folë gratë gjakovare në protestën e Gjakovës ,së sa Albin Kurti atë ditë. Atë ditë menduam të gjithë së do të folët ma shumë edhe për problemet e natyres sociale të cilat na u kan ba truq mas luftës, por Albini pak foli per keto punë të mëdha. Zoti e di atë ditë në protestë u përzinë i dreqi dhe i biri dhe u bo puna lomsh .Thyen protestuesit gjama , se qajo punë u kish met mangu, thua se i patem rregullu tana punët në kosovën e vobektë.Na jemi me lazem me rregullu diqka që te bahemi shtet ashtu si duhet .Nese të gjithë nuk bahen unik, nuk i kemi punët mirë bash hiq.Atë ditë në protest i qiti dy kushte Albini, kryeministrit, me hek Jabllanoviqin nga Qeveria dhe Trepçen me ba nderrmarrje publike.

Dhe kryeministri Mustafa i dha do deklarata veq sa me thone diqka , as së largoj Jabllanoviqin dhe për Trepçen në Kuvend nuk u folë hiq. Protestat duhet ti organizon populli se shteti është i popullit, dhe jo partitve politike. Ishalla e bon Zoti mirë. Ky është refreni qe po e përserisim tash e 15 vjet .Por, do të thoshte sigurisht dikush, ndalë burrë së në këtë gjurullti mund të dalë diçka e mirë.Po, presim burra siq kemi pritë qe gadi 16 vjet. Nashta mos po bim në rrugë të Zotit të Madh e po ia nisin punët për së mari.Protesta e planifikuar për martën ndoshta do të jetë me ndryshe...

SKËNDER MULLIQI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Deutsche Welle, DUDA BALJE - BOSNJA DUHET TA NJOHË PAVARËSINË E KOSOVËS (01.26.2015)
LISAT E KULLAVE TË BARDHA JANË TË PAVDEKSHËM!Nga FRITZ RADOVANI (01.26.2015)
PROTESTA NË PRISHTINË NUK KISHTE TË BËJË ASGJË ME KËRKESAT LEGJITIME TË NËNAVE GJAKOVARE, POR THJESHT ISHIN KËRKESA PËR TË RRËZUAR QEVERINË KUKULL TË ISA MUSTAFËSNga SAIM TAHIRAJ (01.26.2015)
A E ARSYETOI PROTESTA E PRISHTINËS QËLLIMIN?Vështrim nga SKËNDER MULLIQI (01.25.2015)
MITI I EUROPËS DHE 25 JANARI I GREKËRVENga ILIR MBORJA (01.25.2015)
LIRI E SHPREHJES APO RRËNIM I SHTETIT!Nga FLORIM ZEQA (01.25.2015)
KOMPOZITORI GENC TUKIÇI I KUSHTON NEXHMIJE PAGARUSHËS FANTAZI PËR PIANO, VIOLINË DHE ORKESTËR (01.25.2015)
SOT BËHEN 96 VJET NGA VDEKJA E ISMAIL QEMALIT (01.24.2015)
KUSH I TRADHTOI  KËTA BURRA ?Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...Nga FRITZ RADOVANI (01.24.2015)
FIGURA E NAZMI LUKAJT DO TË ZËRË VEND TË MERITUAR NË LETËRSINË DHE NË PUBLICISTIKËN SHQIPTARENga SKËNDER MULLIQI (01.24.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]