E Premte, 04.19.2024, 08:40am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
AKADEMI PËRKUJTIMORE NË KICHHEIM-TECK KUSHTUAR HERONJVE JUSUG GËRVALLA, BARDHOSH GËVALLA DHE KADRI ZEKA
Nga XHAFER LECI, Fjala e rastit, 17.01.2015

E Martë, 01.27.2015, 08:34am (GMT+1)


 

 
"Shoqata Kulturore Shqiptare "Kadri Zeka", në bashkëpunim me Klubin Kulturor "Bardhosh Gërvalla", sot na ka mbledhur këtu, në Kirchheim/Teck të Gjermanisë, për të nderuar dhe përkujtuar ata që dhanë vlerat e guximit në mbrojtje të kombit, të lirisë, demokracisë dhe të pavarësisë së Kosovës. Për të nderuar heronjtë dhe dëshmorët tanë, të cilët punuan pa hezitim, organizuan protesta e demonstrata, nëpër metropolet dhe qendrat e rëndësishme evropiane, për internacionalizimin, çlirimin dhe bashkimin kombëtar, për bërjen e Shqipërisë Etnike- Natyrale.

Përkujtimi ynë i përbashkët në këte Akademi, me pjesëmarrjen e shumë
bashkëveprimtarëve të tyre, sadopak përmbushë borxhin ndaj vëllazërve tanë, që na prinin dhe na udhëzonin aso kohe, ne, mërgimtarëve, se për çlirimin e tokave tona nga okupatorët shekullorë, duhet të sakrifikojmë duke punuar deri në flijim tonë, që brezat e rinj të gëzojnë lirinë e atdheut. Një pjesë e synimeve tona të përbashkëta sot është realizuar me çlirimin e Kosovës.

Edhe ne, mërgmitarët, si pjesë përbërëse e shtyllës kombëtare, jemi përpjekur vazhdimisht dhe kemi dhënë kontributin tonë në forma të ndryshme.

Këtu, në Përendim, kundër shqiptarëve atentatet dhe vrasjet nga UDB-ja jugosllave kanë historikun nga viti 1981. Me 14 maj 1981, në Frankfurt të Gjermanisë, qe plagosur rëndë Rasim Zenelaj, i cili mbeti përherë i palëvizshëm.

Ndërsa, viktima e parë e terrorit serb ishte vrasja e Vehbi Ibrahimit dhe plagosja e gruas së tij, më 10 tetor 1981, në Bruksel të Belgjikës,

Kurse, me 17 janar 1982, në Heilbronn - Untergruppenbach të Gjermanisë, nga Sigurimi dhe bashkëpunëtorët serbosllav, u vranë vëllazërit, Jusuf e Bardhosh Gërvalla si dhe Kadri Zeka. Sigurimi jugoslav, vazhdon me vrasjet radhës:

Me 25 janar 1990, në Bruksel të Belgjikës, vritet, Enver Hadri, për të vazhduar edhe me vrasjen, gjegjësisht, mbytjen e Musa Hotit, me 16 janar 2004, po ashtu në Bruksel.
Mërgata jonë ka pasur dhe ka edhe shumë veprimtarë të gjallë, që kanë punuar me përkushtim për çlirimin e vendit dhe popullit tonë, të cilët kanë pasur fatin t´u shpëtojnë përndjekjeve për zhdukjen e tyre fizike nga ish- bashkëpunëtorët e sigurimit sekret - UDB-ës.

Dimensioni i dëshmorëve dhe heronjëve tanë, ishte i madh. Ata ishin të denjë dhe besnikë ndaj atdheut tonë të përbashkët, për atë bashkëveprimtarët dhe populli shumicë u besoi dhe kurrë nuk e tradhtoi idealin e tyre.

Mërgata jonë, në shenjë respekti e mirënjohje, gjithmonë të lartpërmendurëve u bëri nderimin me homazhe për çdo vit tek varrezat e tyre në Stuttgart e Bruksel.

Vepra e lavdishme e këtyre 6 martirëve të lartpërmendur, pavarësisht bindjeve të tyre ideologjike, ishte burim i sakrificës dhe mobilizimit të shqiptarëve në radhët e UÇK-së, për çlirimin tonë kombëtar prej pushtimit të Serbisë.

Mërgata jonë, atëbotë, jo mjaft e arsimuar, kishte shumë nevojë për veprimtarë dhe intelektualë të devotshëm të çështje tonë kombëtare, siç ishin Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka, Enver Hadri, Bardhosh Gërvalla, Vehbi Ibrahimi e Musa Hoti, të cilët në Kosovë kishin lënë familjet, të afërmit, bashkëveprimtarët, dhe kolegët e tyre të shkollës dhe të punës.

Për ata 6-të martirë të Kosovës, të cilët ish UDB-ja Jugosllave ua kishte frikën, janë shkruar shumë shkrime e libra. Po përmendi vetëm disa nga autorët në mërgatë, siç janë: Emin Fazlija, me librin: "Doktori i Maleve të Lira të Drenicës Dardane"; Faridin Tafallari, me librin: "Terror, Dhimbje, Qëndresë"; Halit Elshani, me librin në dy vëllime: "Çeta e Brukselit"; Reshat Sahitaj, me librin Monografik: "Musa Hoti- shënime, përjetime, kujtime dokumente"; Antologjia e autorëve Hasan Qyqalla dhe Neki Lulaj: "Trinomi i lirisë", kushtuar 30 vjetorit të vrasjës së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.

Lavdi e mirënjohje e përjetshme heronjëve dhe dëshmorëve të kombit!

XHAFER LECI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
E DREJTA E MOHUAR E LIRISË PËR TË CILËN POPULLI SHQIPTAR LUFTOI E SAKRIFIKOI PA MASËNga IBRAHIM IBISH AVDYLI (01.27.2015)
PSE RUSIA PO KËRKON BAZË USHTARAKE NË QIPRO?Nga PETRIT HALITI (01.26.2015)
MARRËVESHJA DETARE ME GREQINË - 5 VJET MBAS VENDIMIT TË KUSHTETUESESNga ARTUR MEÇOLLARI* (01.26.2015)
LUFTËTARËT E DJESHËM, VARFANJAKËT E SOTËM, TË ANASHKALUARNga IDRIZ ZEQIRAJ (01.26.2015)
KUR GRATË JANË MË BURRA SE BURRAT?!Vështrim nga SKËNDER MULLIQI (01.26.2015)
Deutsche Welle, DUDA BALJE - BOSNJA DUHET TA NJOHË PAVARËSINË E KOSOVËS (01.26.2015)
LISAT E KULLAVE TË BARDHA JANË TË PAVDEKSHËM!Nga FRITZ RADOVANI (01.26.2015)
PROTESTA NË PRISHTINË NUK KISHTE TË BËJË ASGJË ME KËRKESAT LEGJITIME TË NËNAVE GJAKOVARE, POR THJESHT ISHIN KËRKESA PËR TË RRËZUAR QEVERINË KUKULL TË ISA MUSTAFËSNga SAIM TAHIRAJ (01.26.2015)
A E ARSYETOI PROTESTA E PRISHTINËS QËLLIMIN?Vështrim nga SKËNDER MULLIQI (01.25.2015)
MITI I EUROPËS DHE 25 JANARI I GREKËRVENga ILIR MBORJA (01.25.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]