E Enjte, 04.25.2024, 01:58pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
70 VJET PAS - BOTA KUJTON ÇLIRIMIN E AUSCHVITZIT

E Martë, 01.27.2015, 04:55pm (GMT+1)



    
Pamje nga ceremonia



Rreth 300 të mbijetuar të kampit nazist të vdekjes në Auschwitz të Polonisë janë mbledhur sot atje, për të shënuar 70-vjetorin e çlirimit. Në ceremonitë përkujtimore kanë marrë pjesë edhe zyrtarë të lartë të disa shteteve.

Forcat naziste kanë vrarë në Auschwitz mbi një milion të burgosur, 90 për qind e tyre hebrenj, nga viti 1940 deri më 1945.

Auschwitzi është çliruar nga Ushtria e Kuqe e Bashkimit Sovjetik më 27 janar të vitit 1945, ndërsa është hapur si muze më 1947.

Ata që kanë mbijetuar Auschwitzin kanë përjetuar ndër aktet më çnjerëzore të shekullit 20.

Sot, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka publikuar dokumentet arkivore rreth çlirimit të këtij kampi.

Ato përfshijnë një shkrim të gjeneralit Kramnikov, ushtarët e të cilit kanë hapur portat për "turma të pafundme njerëzish".

"Të gjithë dukeshin shumë të lodhur, burra të vjetër me flokë gri, të rinj, gra me fëmijë të vegjël. Gati të gjithë kanë qenë gjysmë të zhveshur", ka shkruar gjenerali Kramnikov.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nuk ka marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore në Aushwitz për shkak të disa mosmarrëveshjeve me Poloninë, që kanë të bëjnë edhe me ndërhyrjen e Rusisë në Ukrainë.

Përvjetori i 70-të i çlirimit të kampit në Auschwitz vjen në kohën kur janë rritur shqetësimet për një shpërthim të ri të anti-semitizmit në disa vende.

Duke folur sot në Paris, presidenti i Francës, Francois Hollande, është zotuar se do të luftojë rritjen "e padurueshme" të antisemitizmit në Francë, pasi shifrat e atjeshme tregojnë se aksionet kundër hebrenjve janë dyfishuar gjatë vitit të kaluar.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka folur të hënën në Berlin para një grupi të të mbijetuarve të Holocaustit. Ajo ka thënë se është turp që hebrenjtë në Gjermani janë përballur me fyerje, kërcënime ose dhunë.

Presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck, i është drejtuar sot Parlamentit në Berlin.

"Edhe nëse Holocausti për disa njerëz nuk është më element kyç i identitetit gjerman, ai vazhdon të jetë nuk ka identitet gjerman pa Auschwitz. Kujtimi i Holocaustit u takon të gjithë njerëzve që jetojnë në Gjermani", ka thënë Gauck.

Në një forum për Holocaustin në Pragë, shefi i Kongresit të Hebrenjve Evropian, Moshe Kantor, ka paralajmëruar se Evropa është "afër" një eksodi të ri të hebrenjve.

"Xhihadizmi është shumë afër nazizmit. Dikush mund të thotë se janë dy fytyra të së njëjtës së keqe", ka thënë Kantor.

Në frymë të ngjashme është shprehur sot edhe presidenti i Republikës Çeke, Millosh Zeman, derisa ka folur në forumin e katërt ndërkombëtar, të organizuar nga Kongresi i Hebrenjve Evropianë, në bashkëpunim me Qeverinë çeke dhe Parlamentin Evropian.

"Nënvlerësimi i shpeshtë i Shtetit Islamik është i ngjashëm me natyrën e Gjermanisë naziste në fillim të viteve 1930. Kërcënimi me të cilin mendoj se përballemi, është një super-holokaust, me qindra miliona viktima", ka thënë Zeman.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore janë vrarë më shumë se gjashtë milionë hebrenj. (rel)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËRKUJTOHET 70 VJETORI I ÇLIRIMIT TË KAMPIT NAZIST TË AUSCHWITZIT (01.27.2015)
SHQIPTARËT IU OFRUAN 'TOKËN E PREMTUAR' HEBREJVE (01.27.2015)
AKADEMI PËRKUJTIMORE NË KICHHEIM-TECK KUSHTUAR HERONJVE JUSUG GËRVALLA, BARDHOSH GËVALLA DHE KADRI ZEKANga XHAFER LECI, Fjala e rastit, 17.01.2015 (01.27.2015)
E DREJTA E MOHUAR E LIRISË PËR TË CILËN POPULLI SHQIPTAR LUFTOI E SAKRIFIKOI PA MASËNga IBRAHIM IBISH AVDYLI (01.27.2015)
PSE RUSIA PO KËRKON BAZË USHTARAKE NË QIPRO?Nga PETRIT HALITI (01.26.2015)
MARRËVESHJA DETARE ME GREQINË - 5 VJET MBAS VENDIMIT TË KUSHTETUESESNga ARTUR MEÇOLLARI* (01.26.2015)
LUFTËTARËT E DJESHËM, VARFANJAKËT E SOTËM, TË ANASHKALUARNga IDRIZ ZEQIRAJ (01.26.2015)
KUR GRATË JANË MË BURRA SE BURRAT?!Vështrim nga SKËNDER MULLIQI (01.26.2015)
Deutsche Welle, DUDA BALJE - BOSNJA DUHET TA NJOHË PAVARËSINË E KOSOVËS (01.26.2015)
LISAT E KULLAVE TË BARDHA JANË TË PAVDEKSHËM!Nga FRITZ RADOVANI (01.26.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]