VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

QAN KOSOVA IME
Nga DILA GECAJ

E Mërkurë, 01.28.2015, 06:43pm (GMT1)



Qaj moj nënë Kosovë, haj medet,
Kurrë më keq s'ke qenë n'këtë jetë.
Po të ikun vashat, ikun djelmënija,
Të ka kaplu tmerri, të përbin varfëria !

Ca janë milionarë, pasuri bordele,
Të varfërit s'kan as bukë, veshen me zhele.
Disa kan pallate, vetura luksoze,
Disa në kasolla, ngulfaten prej bloze!

Ata shumë të pasur, sqajnë kokë për varfëri,
Nuk mendojnë për popull, jetë në mizori.
Po udhëhiqet shteti me tradhëti e hile,
Medet,po ndjellin kob me një luftë civile.

Rinia shqiptare, rrugëve e pa punë,
Mijëra të tjerë, lamtumirë atdheut,
Kerkojnë fat e bukë, nuk po humbin shpresë,
Të mbahet familja, për buk të mos vdes.

Kur në rrugët tona nënat bëhen fli,
Kerkojnë lëmoshë, pak bukë për fëmijë,
Në atë pikë na sollen, me i rënë shqel´m nderit..
Dardani-Kosove...ke rënë në fund të ferrit !

Kronikat e jetës, përsritet historia,
Sa poshtë ka rënë shqiptari edhe Shqipëria,
Humbi dinjiteti, erdh´ kohë Migjeniane,
Lirë sot shitet nderi dhe loti i një nane.

DILA GECAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.