E Premte, 03.29.2024, 02:41am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
TOP CHANNEL - LAMTUMIRË GENT!

E Mërkurë, 01.28.2015, 08:29pm (GMT+1)


"Është më interesante të bësh një produkt të plotë, 10-11 këngë, dhe të lësh relike që mbesin edhe pas vdekjes." Dhe ndodhi që ai të largohej nga kjo jetë, fatkeqësisht shumë herët. Dhe ndodhi që këngët e tij do të mbeten e do të këndohen për shumë gjatë, veçanërisht nga brezi që u ushqye me këtë muzikë, e cila solli një epokë të re...

Genti Demaliaj nuk është më mes nesh. Këngëtari i grupit "Djemtë e Detit" është larguar në moshën 40-vjeçare nga jeta, duke lënë pas kujtime të bukura, këngë që pavarësisht se kur u krijuan, dëgjohen edhe sot me endje dhe mbi të gjitha duke lënë pas shumë dhimbje për këtë vdekje të parakohshme.

Rrokeri Gent Demaliaj dhe grupi Djemtë e Detit ishin ndër të parët që guxuan të thyejnë tabutë dhe rregullat kufizuese të para viteve "˜90. Ishin ndër të parët që guxuan të mbajnë flokë të gjata dhe të vishen si rrokera. Së bashku me grupet e kohës, Djemtë e Detit sollën një erë të re në art dhe në mendësinë e rinisë së kohës.

"Ishin disa grupe që thyen barrierat në festival. Më pas, erdhi albumi ynë i parë me titull Izolimi vdes",
tregonte Demaliaj në studion e "˜Pasdite në Top Channel' katër vite më parë.

Grupi Djemtë e Detit u krijua në qytetin e Lezhës në vitin 1989 nga disa të rinj që muzikën "rock" e kishin në gjak, të frymëzuar nga grupe të huaja shumë të njohura. Genti, Flamur Toska, Valentin Markvukaj, Shkëlqim Meta, Dhori Bllahova dhe Bujar Daci vunë themelin e një legjende që ndezi zemrat e mijëra të rinjve. Muzika e tyre kishte ndikime "hard-rock"-u dhe metali, aktuale në mesin e viteve "˜80 në të gjithë botën. Për më shumë se 10 vjet, hiti i grupit ka qenë kënga e famshme "Mos Qaj", një baladë e cila pa dyshim mund të hyjë në antologjinë e rrokut shqiptar.

Çfarë e bëri identifikues grupin ishte përzierja e elementëve të folkut me rrokun. Arritjet e këtij grupi kanë qenë padyshim guri i themelit në historinë e rrokut shqiptar. Djemtë e Detit kanë pasur disa prezantime dinjitoze në festivalet e fillimit të viteve "˜90. Në vitin 1991 në Festivalin e RTSH-së ata u vlerësuan me çmimin e dytë për këngën "Ëndrrat që për ty i thura".

Katër vite më pas do të vinte dhe vendi i dytë në Festivalin e parë të rrokut. E paharrueshme do të mbetet "Balada për Jakup Ferrin", e vlerësuar me çmim special në Festivalin Kombëtar në vitin 1996.

Viti 2000 ishte i artë për grupin, ata marrin çmimin e parë me këngën "Jo tani".
Edhe pse Gent Demaliaj ishte emblema e "Djemve të Detit" dhe sot kujtohet e do të mbahet mend për këtë, ai eksploroi më tej në art. Në vitin 2002 Genti përfundoi studimet për dramë, një fushë që e shihte të lidhur ngushtësisht me këngën dhe muzikën që ai bënte. Ai ka pasur disa role në teatër, një rol në filmin e Mevlan Shanajt "Lule të kuqe lule të bardha" dhe gjithashtu ka qenë pjesë e trupës së realizimit të disa muzikalëve.

Përtej pamjes së rrokerit rebel, Genti ishte një familjar i përkushtuar. Ai u bë baba në një moshë shumë të hershme dhe kurrë nuk e pa familjen si një pengesë për të vazhduar dhe eksploruar në rrugën e artit. "Mendoj se familja është e shenjtë, ai tempulli ku falemi në fund të gjithë", thonte Genti.

Dhe sukseset e tij qenë të shumta, por vetëm një dhuratë e jetës mbeti më e çmuara për të: "Unë e kam një thesar dhe ajo është Edea, vajza ime."  

Sot, Edea 16 vjeç humbi babain, mësuesin më të mirë që i diktoi hapat e para në muzikë dhe shokun e saj. Por, ajo dhe të gjithë ne do të kemi shumë çfarë të mbartim ende në jetë prej legjendës së rrokut shqiptar. Notat, vargjet që ai përcolli do të vazhdojnë të ushqejnë shpirtin me muzikë që bëri histori dhe një zë, legjenda e të cilit do të jetojë gjithmonë...

Lamtumirë Gent!

/ Top Channel
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DOSSIER - HEBREJTË DHE VLORA, MIQËSIA QË LINDI 600 VJET MË PARË (01.28.2015)
RADIO EVROPA E LIRË - SA ËSHTË PASURIA E TREPÇËS? (01.28.2015)
QAN KOSOVA IMENga DILA GECAJ (01.28.2015)
PSE MBAHEN FSHEHUR BISEDIMET E TIRANËS ME BEOGRADIN?!!!Nga Dr. ENVER BYTYÇI (01.28.2015)
PROTESTAT E VONUARA!Nga FLORIM ZEQA (01.28.2015)
SOT DITËLINDJA E TË MADHIT KADARE - I UROJMË KËTË VIT NOBELIN DUKE JU SJELLË FRAGMENTE NGA FTESË NË STUDIO (01.28.2015)
Në 13 - vjetorin e vrasjes së Smajl HajdarajtKOMANDANTI I RUGOVËS DHE SHPËTIMTARI I POPULLATËS TË DUKAGJINIT Nga IDRIZ ZEQIRAJ (01.27.2015)
DHUNËN E SHKAKTOI QEVERIAOpinion nga AGIM GASHI (01.27.2015)
70 VJET PAS - BOTA KUJTON ÇLIRIMIN E AUSCHVITZIT (01.27.2015)
PËRKUJTOHET 70 VJETORI I ÇLIRIMIT TË KAMPIT NAZIST TË AUSCHWITZIT (01.27.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]