VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PËRSE EDHE TANI EDI RAMA NUK PRANON TË TAKOHET ME INTELEKTUALËT DIBRANË?
Nga Dr GËZIM ALPION, Birmingham, United Kingdom

E Mërkurë, 01.28.2015, 08:39pm (GMT1)



28 Jan 2015 "” Të nderuar Miq dhe Kolegë,

Ju lutemi inkurajoni sa më shumë miq dhe kolegë të nënshkruajnë peticionin për ndërtimin e Rrugës së Arbërit.

Tani për tani, i vetmi njoftim "˜zyrtar' nga Qeveria e Shqipërisë se fondet për këtë projekt u siguruan nga Kina, u përcuall nga z. Edi Rama në Facebook nga Beogradi më 16 dhjetor 2014.

Peticioni ynë ka hyrë në një fazë të rëndësishme. Ne do të vazhdojmë t'i bëjmë presion Qeverisë që të jetë transparente në menaxhimin e fondeve, dhe që ta përfundoj këtë vepër, siç është premtuar, brenda këtij mandati dhe në përputhje me stadarded ndërkombëtare.

z. Rama vazhdon të refuzojë kërkesën e intelektualëve dibranë për tu takuar me të për t'i dorëzuar peticionin. Për hir të transparencës, së shpejti do të bëjmë publike një shkëmbim emailesh me z. Rama në lidhje me këtë çështje.

Me respekt,
Gëzim Alpion
https://www.facebook.com/DrGezimAlpion
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.