Air Force One është emri i koduar në trafikun
ajror për avionin e Forcave Ajrore të SHBA (USAF) që mban në bordin e tij
Presidentin e Amerikës. Prej
vitit 1990, flota presidenciale është e përbërë prej dy avionëve Boeing 747-200
a modifikuar dhe e dizajnuar nga USAF (Aeronutika Ushtarake e SHBA-ve). Në
raste alarmi, kur siguria e presidentit është e rrezikuar, ky avion përdoret si
një zyrë e lëvizëshme, duke zvogëluar kështu rreziqet për sulm kundër
presidentit.
Air Force One është në gjendje që të
përshkojoë 12.600 kilometra, pre një të tretën e hapësirës që mbulon xhiroja
nëpër të gjithë botën, pa bërë asnjë ndalesë, me një kapacitet transportues për
70 pasagjerë. Përpara se Boeing 747 të hynte në shërbim, flota presidenciale
ishte e përbërë nga dy Boeing 7007-320B, me kode numurash 26000 e 27000, që
kishin hyrë në shërbim prej vititi 1962.
Air Force One aktualisht mund të furnizohet në
fluturim e sipër pa pasur nevojë për t'u aterruar me qëllim që të zgjasë
fluturimin.
Kapacitetet dhe karakteristikat e Air Force
One
Air Force One, është një avion i tipit Boeing
747. Përveç madhësisë, funksionit dhe masave të sigurisë.Air Force One ka tre
kate, si një Boeing 747 normal, ndërsa brëndësia e tij është ridizajnuar
sipas nevojave të presidentit, pra 370 m² të avionit kanë pësuar ndryshime.
Pjesa më e ulët e avionit, është ajo ku
vendosen bagazhet dhe ushqimet. Në saje të magazinave dhe frigoriferëve, Air
Force One mund të jetë e gatëshme të ofrojë 2000 të ngrëna, me gjithçka që
duhet. Ushqimi përgatitet në dy guzhina që kanë një
ekip për t'i shërbyer 100 personave menjëherë.
Pjesa kryesore e avionit për pasagjerët është
në katin e dytë, ndërsa salla për komunikim dhe kontroll është në katin e
tretë. Avioni ka tre hyrje. Pasagjerët mund të hyjnë në avion përmes tri
portave. Njëra është në krye, njëra afër turbinave dhe e treta që lidhet me
katin e dytë. Zakonisht kur shohim presidentin në televizor duke hypur dhe
zbritur nga Air Force One, ai përdor hyrjen që lidhet direkt me katin e dytë.
Gazetarët zakonisht hyjnë përmes portës që është pranë turbinave, ku pastaj
marrin shkallët për të shkuar në katin e dytë. Vendi që është i caktuar për
gazetarët ngjan me atë të udhëtimeve të klasit të parë, ku gazetarët i kanë të
gjitha konfortet e nevojshme.
Në bordin e Force One ka edhe struktura të
ndihmës të shpejtë, ku përfshihet edhe një sallë operacioni dhe në çdo fluturim
është i pranishëm një mjek.
Në avion ka dhoma për të ftuarit, stafin,
gazetarët dhe shërbimin sekret. Suita private e presidentit përfshin, dhomën e
gjumit, garderobën, banjon dhe studion.
Theodore Roosevelt është i pari presidetn i
SHBA-ve që ka hypur në një avion më 11 tetor 1910. Përpara Luftës së Dytë
Botërore fluturimet ndërkontinentale ishin të rrallë. Mungesa e sistemeve të
komunikimit pa kabëll i bënin udhëtimet të pamundëshme, pasi presidenti nuk
ishte në korrent me Washingtonin.
I pari "Avion Presidencial"
Në vitet '40 dhe '50, udhëtimet ajrore u bënë
më komode. I pari president që mori të parin avion ishte Franklin D. Roosevelt,
duke fluturuar me një Boeing 314 Clipper më 1943 për në Kazablanka,
kryeqytetin e Marokut ku u mbajt Konferenca për të parë përparimet e Luftës së
Dytë Botërore.
Ndërsa avioni i parë i dizajnuar për
presidentin e SHBA, ishte një C-87° Liberator Express, një version i modifikuar
i bombarduesit B-24. Ky avion u quajt Guess Where Two, por pas
aksidentit të një tjetri avioni C-87A , Guess Where Two nuk u përdor
kurrë për të transportuar Roosevelt; ndërsa shërbimet sekrete përdornin një
C-54 Skymaster në vendin e tij. Avioni presidencial u quajt Sacred Cow
(Lopa e Shenjtë) ku përfshinte një dhomë gjumi, një telefon, një radio dhe një
ashensor për karrigen me rrota të presidentit. Ky avion e transportoi
Presidentin Roosevelt në takime shumë të rëndësishme siç ishte Konferenca e
Jaltës (Yalta).
Pas vdekjes të Roosevelt-it në pranverën e
1945, nënpresidenti Harry S.Truman u bë president i Amerikës. Ai e zëvendësoi l
C-54 me një C-118 Liftmaster, duke e quajtur Independence, (pavarësi),
duke iu referuar ndoshta qytetit të tij të lindjes Independence në shtetin
Misuri. Ishte i pari avion operativ presidencial që mbante një distinktiv,
kokën e shqiponjës nën kabinën e pilotit.
Boeing 707 u bë Air Force One
Në mandatin presidencial të John F.Kennedy,
avionët presidencialë hynë zyrtarisht në epokën e xhetëve (jet). Në vitin 1962
ai zgjodhi një avion me rreze të gjatë udhëtimi dhe e quajti SAM ("Special
Air Missions") 26000. Ndërsa dizajneri Raymond Loewy krijoi një
dizajn të posaçëm për aeroplanin me ngjyrat blu dhe të bardhë që i ka edhe sot,
duke futur në logo edhe fjalët "Shtetet e Bashkuara të Amerikës".
Nga fundi i Qershorit 1993, Kennedy fluturoi me SAM
26000 në Berlin, ku mbajti atë fjalimin e famshëm "Ich bin ein Berliner". Gjatë këtij turi ai vizitoi edhe Irlandën. Një muaj më vonë, ai me këtë
avion bëri udhëtimin rekord duke fluturuar nga Washingtoni në Moskë pa asnjë
ndalesë.
Më 22 Nëntor 1993, SAM 26000 e solli
Kennedy-in në Dallas, ku atë pasdite e vranë. Ishte pikërisht mbi këtë avion,
ku presidenti i ri Lyndon B.Johnson bëri betimin. Ky avion e solli trupin e
Kennedy-it në Washington. Po ashtu avioni presidencial SAM 26000 e mbajti edhe
arkivolin me presidentin për në varrezat kombëtare të Arlingtonit ku
Kennedy u varros.
SAM 26000 është përdorur edhe nga Henry
Kissinger gjatë takimit të tij sekret në Francë për të negociuar për paqen në
Vietnam.
SAM 26000 bëri transportin e Presidentit
Richard Nixon gjatë udhëtimit të tij historik në Kinë dhe Rusi më 1972. Më vonë
u bë një avion rezervë, ndërsa një tjetër SAM 27000 u ndërtua.
Më 22 Janar 1973 vdes Lyndon B. Johnson. Ishte
SAM 26000 që mbajti trupin e presidentit në udhëtimet e tij të fundit për në
Washington, dhe pastaj për ta çuar në ahtëpinë e tij, ku mbaheshin ceremonitë
familjare.
SAM 27000 bëri udhëtimin e tij të fundit si
Air Force One më 21 gusht 2001, duke transportuar Presidentin George W.Bush.
Nga Boeing 707 në Boeing 747
Fabrikimi i Boeing 747 filloi gjatë mandateve
presidenciale të Presidentit Ronald Reagan. Aeroplani i parë u dorëzua më 1990
gjatë presidencës të George H.W.Bush. U la një kohë për të bërë punime që e
mbronin avionin nga impulset elektromanjetike.
Njëri prej episodeve më dramatikë të ngjarë në
bordin e Air Force One ishte më 11 Shtator 2001, kur transportonte Presidentin
George W.Bush në Sarasota të Floridës në një takim me nxënës. Presidenti e la
takimin për shkak të sumeve terroste në New York dhe Washongton D.C. Në vend që
të kthehej në Shtëpinë e Bardhë, Shërbimet Sekrete e dërguan avionin
presidencial në bazën Barksdale në Luiziana, sepse mendohej se ishte në
shënjestrën e akteve terroriste.
Air Force Two është përkufizimi i një prej
secilit mjet fluturimi të forcave ajrore amerikane që ka në bord Nënpresidentin
e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Avioni kryesisht i përcaktuar si Air Force
Two është një Boeing 757-200 në të cilin është shënuar emri i C-32 në brendësi
të USAF. Gjithsesi për arsye sigurie Presidenti dhe Nënpresidenti nuk udhëtojnë
asnjëherë në të njëjtin avion./Elida BUÇPAPAJ