VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

INTERESAT E SHTETIT DHE TË KOMBI NUK MBROHEN DUKE I RËNË DIKUSH THUMBIT E DIKUSH PATKOIT
Vështrim nga SKËNDER MULLIQI

E Enjte, 01.29.2015, 06:10pm (GMT1)


Më mirë është të parandalohet një sëmundje se sa të shërohet thonë mjekët. Dhe, gjithmonë është e udhës që më parë të merremi më shkakun e pastaj me më pasojën.

Zhvendosja e protestave nga Gjakova në Prishtinë e nënave tona për shkak të deklaratës tejet fyese karshi shqiptarëve të Jabllanoviqit, edhe është pritur. Ditën e parë protesta në Prishtinë përpos aktit të thyerjës së xhamave të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ishte korrekte edhe pse artikulimi i kerkesave të popullit ashtu siç është pritur përpos kërkesës më shkarkim të Jabllanoviqit dhe që Trepça të bëhët nderrmarrje publike nuk dëgjuam shumë nga folësit. Demokracia në Kosovë është teper e brisht, dhe pak vjet kemi që jemi pavarësuar nga Serbia dhe duhet pasur shume kujdes kush çka vepron. Ne, u pavarësuam nga Serbia , por nuk u liruam deri me tash asnjëherë nga matrapazët politik, materjalistet, uzurpatoret , korrupcionashët, pastaj po ballafaqohemi me nivelin e lartë të papunësise, largimin masovik nga vendi etj .Të gjithë këto janë grumbulluar dhe shumë qka tjetër kanë bërë që të krijohën pakënaqësit e mëdha në popull. Dhe ,dihet së bëhët shkas diqka dhe energjia negative e akumuluar duhet edhe të zbrazët në masë të madhe apo të vogël diku. Kjo mvarët edhe nga ajo së si sillët pushteti ndaj protestuesve . Po këtu të ne ka edhe diqka që kërkon analizë të hollësishme.A ka pasur të infiltruar njerëz të sherbimeve sekrete të ndryshme në protestë, e ma merre mendja së në Kosovë njerëz të tillë kemi më bollëk. Me duket mua së në mes të pendrekëve , gazit lotësjellës të policisë së Kosovës, dhe të atyre që nga masa ishin protagonist të traziarave mbeten pjesa masovike , ajo e cila vertëtë kërkoj dhe po kërkon ndryshime pozitive në Kosovë. As rrahjet brutale të policisë dhe as gjuajtjet më gjesenda të forta të protestuesve nuk janë mjete që i zgjedhin problemet e grumbulluara në Kosovë. E këto probleme sigurisht së nuk i bëri populli por pushtetet që u ndërruan pas luftës dhe të cilat pushtete nuk punuan si duhet. Në asnjë mënyrë nuk dua ti arsyetoi ata protestustues qe ishin të dhunshem , por nuk arsytohen as deklaratat qw nuk I kontrubuojnw shume gjendjes se krijuar pas protestave. Akuzat së protestuesit dështen ta përmbysin pushtetin më dhunë nuk janë të qëndrueshme. Dihet, së protestuesit gjatë gjithë protestës brohoriten Jabllanoviq jashtë Trepça është e jona.

Deklaratat e kryemnistrit Mustafa dhe zëvendëskryeministrit Thaqi pas protestave ishin dashur të jenë më të matura . Në çdo shtet demokratik bëhën protesta , ndonjehrë kemi pasur rastin të shohim bile shumë me të dhunshme se ato në Kosovë. Një deklaratë tjetër e pa matur mirë dhe një krahasim shumë apsurd ishte ajo e ministrit të Punëve të Mbrendshme të Kosovës ,Skëndër Hysenit së protestat në Prishtine ngjajnë me Palestinën. Palestinezët janë në luftë më Izraelin dhe ajo është krejt diçka tjeter z. Hyseni. Kësaj nuk i thonë diplomaci . Populli e ka parë fytyrën e vërtetë të kësaj kaste politike, e cila për 6 muaj radhazi bëri luftë për pushtet . Natyrisht së gjithmonë kanë të drejtë ata të cilët nuk kan abuzuar më shtetin gjatë këtyre viteve. As një fjalë nuk e dëgjuam gjatë këtyre viteve së gjendja politike dhe ekonomike nuk është e mirë , veq lavdata së Kosova i ngjan gjoja parajsës, kur shumica po jetojnë shumë keq. Dhe, pasha Zotën pak kanë të drejtë së shumë kush nga kjo klasë politike e pas luftës janë bërë milionera ose edhe më shumë falë parasë së popullit .

Nese ndaj një pushteti protestojnë shumica e popullit, sigurisht së nuk është në rregull shumë qka , edhe pse kërkesat e një proteste mund të janë jo të karakterit politik. Nese, gjithmonë e bëjmë vetëm luftën për pushtet dhe jo për shtet, atëherë mos vet për atë komb.Nuk është çështja se kush patë faj më shumë ose me pak në këtë protestë , por të gjindet rrugëdalja e përbashkët që vendi të dalë nga kriza e katandisur. Kur dy palë e ngrehin litarin secili në anën e vet, ai do të këputët. Ne jemi një popull I vogël që mundet shumë lehtë ti zgjedh të gjitha problemet po të ekziton vullneti i përbashkët, por edhe shume lehte te rreshqasim ne anarshi. Ka kaluar koha që serbët të veprojnë dhe të sillen si në kohën e Millosheviqit,i cili patë deklaruar në Fushë Kosovë se" nuk guxon serbëve tu mungoj asnjë fije e flokut". Racisti i tipit Jabllanoviq sigurisht për një deklaratë të tillë në çdo vend demokratik do të shkarkohej automatikisht.Kryeministri serb, Vuqiq paraprakisht mirë e ka sinkronizuar çdo gjë , kështu edhe deklaratat e Jabllanoviqit dhe ate për Trepçen , ku sipas tij duhet të bisedohet ndërmjët Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel. Shumë herë deri me sot qeveritarët kan dhënë deklarata së nuk do të ndodhë fusnota dhe ndodhi, se ajo është fluskë sapuni e nuk ishte, se nuk do te këtë bisedime politike më Serbinë e patem bisedime politike dhe ato do te vazhdohen prap. U tha se nuk do te këtë Asociacion të Komunavce Serbe e ajo punë ndodhi. Mandati I asnjë qeverie nuk kalohet duke qmistuar diçka për ta tërhequr vemendjën e popullit nga problemet kryesore ekonomike dhe politike. Millosheviqi luftoj pikërisht për Trepçen , dhe nuk iu lejua , e tash nese ndodhë ta marrin serbet atë pjesë të Kosovës në kushte të paqës çfarë e justifikon , natyrisht asgjë.Zgjedhjet e reja edhe pse të kushtueshme ndoshta do të ishin zgjedhja me e mirë në këtë situatë të nder politike në vend. Në asnjë menyre nuk ishte dashur te biem pre e interesave shovenste serbe ne Kosovë sepse ata pikërisht ate janë duke e pritur. Interesat e shtetit dhe kombit nuk mbrohen duke i rënë dikush thumbit e dikush patkoit...
SKËNDER MULLIQI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.