E Premte, 03.29.2024, 07:19am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Beogradi e rekrutoi Jablanoviqin që të shkaktojë trazira në Kosovë
SI KA MUNDËSI QË NJË POLITIKAN I RI I PAPËRVOJË, ME NJË FJALË TA SHKATËRROJË KOSOVËN?
Nga XHAFER LECI

E Premte, 01.30.2015, 08:00am (GMT+1)



Beogradi përmes Sigurimit Sekret, duke e njohur shumë mirë mentalitetin dhe ndjeshmërisë shpirtërore të shqiptarëve, që për një plesht e djegin jorganin, e ka përgaditur Aleksandër Jabllanoviqin që t`i fyejë nënat shqiptare në pikën më të ndjeshme, të cilat qe 15 vite janë duke pritur eshtërat e pa gjetur e më të dashurve të tyre.

Beogradit sot i kovenojnë më shumë se kurrë trazirat në Kosovë, sepse ne shqiptarët me gabimet tona jemi duke larguar simpatinë e miqëve tanë amerikanë e perëndimorë, ndërsa Serbia me mjeshtëri është duke u bërë partnere e miqëve tanë.

E kam thënë dhe përsëris, se Begradi për synim ka aneksimin e Trepçës dhe Ujmanit të Gazivodës. Amerikanët, anglezët dhe gjermanët janë duke na bërë me dije se në Bruksel nuk duhet të bisedohet fare me Serbinë për Trepçën, e as për formimin e ushtrisë së Kosovës.

Kjo që po ndodhë këto ditë në Kosovë i përngjanë ngjarjeve nga trazirat e vitit 1997 që, nuk ishte krejt në pyetje ajo tragjedi piramidale, por trazirat ishin të mirëorganizuara nga sigurimet sekrete, serbo-greko-ruse, për shkatrrimin-përmbysjen e Shqipërisë. Njësoi ndodhën edhe ngjarjet e vitit 2004 të cilat e shtynë njohjen e pavarësisë së Kosovës, cila ishte përgaditur të ndodhë më 2005, e që u shty- ndodhi në vitin 2008-të..! Ato tarzira të dhunëshme vetshkatrruese për vendin tonë të vitit 2004, i patën kushtuar shumë milona euro qeverisë së Bajram Rexhepit atëherë, dhe po kështu do i kushtojnë edhe qeverisë së Isa Mustafës tani.

Ku e ka ate buxhet Kosova të meremetojë këto dëme të pa nevojshme, kur populli nga varfëria është duke lëshuar Kosovën me të madhe, që edhe kjo është një pasqyrë shumë e keqe për Kosovën para botës...

Këto ditë prita që mos po del me një deklaratë Rexhep Qosja dhe po i quanë këto trazira në Kosovë, "Revolucioni i Vonuar Demokratik", siç pati vepruar në vitin 1997, kur Shqipëria po kallej flakë..!

Opozita e revolvuar, është duke shfrytzuar situatën e rëndë ekonomike dhe politike në Kosovë më shumë për pushtet se sa për dhimbjen e nënave, të cilat kanë vuajtur edhe atëherë kur fare nuk kemi dëgjuar për Jabllanoviqin.

Edhe nëse ky Jablanoviq, shkarkohet nga Qeveria e Kosovës, në vend të tij do të mund të vie një Jablanoviq tjetër, cili përësëri për hesap të Serbisë mund të na provokojë. Shtrohet pyetja; a duhet që neve përsëri për një fjalë ta shkatrrojmë Kosovën dhe Bota të na quajë njerëz të dhunës, të ikin investitorët, mos të ndjehen të sigurta as diplomacitë e huaja në vendin tonë...etj ?

Ku ishin këta që po protestojnë tash e 15 vite ? A mos qenka dashur të presim që Jablanoviqi me një fjalë të tij antishqiptare, të na organizojë protestat e dhunëshme dhe vetëshkatërruese për Kosovën ?! Mos do të thotë kjo se shqiptarët vetëm kur i ofendon dikush dijnë të revoltohen dhe me dhunë të versulen kundër institucioneve dhe vendit të vet, gjoja për të nderuar, respektuar e mbrojtur nënat e shumëvuajtura!

Gjithë Bota demokratike lejonë dhe toleronë protesta të qeta, por jo të dhunshme.
Demokracia me ligje, rend dhe rregulla ka për detyrë të mbrojë popullin, pasurinë...
Për mendimin tim këto protesta më shumë janë duke u zhvilluar në shenjë hakmarrje, pse Isa Mustafa, u largua nga ish Bloku dhe bëri koalicion me PDK-ën, që edhe unë në një shkrim timin të mëhershëm pata shkruar kundër Isa Mustafës, pse u largua pas disa muajve nga Blloku dhe bëri koalicion me PDK-ën ?!

XHAFER LECI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
92 VJET NGA MARRËVESHJA TURKO-GREKE PËR SHKËMBIMIN E POPULLSISË - DATË QË SHËNOI AKTIN E PARË TË TRAGJEDISË SË ÇAMËRISË (01.30.2015)
INTERESAT E SHTETIT DHE TË KOMBI NUK MBROHEN DUKE I RËNË DIKUSH THUMBIT E DIKUSH PATKOITVështrim nga SKËNDER MULLIQI (01.29.2015)
9 VJEÇARJA ERZA MUÇOLLI - E TRETA NË RENDITJEN PËRFUNDIMTARE TË 'FRANCE'S GOT TALENT' (01.29.2015)
DOSSIER - AIR FORCE ONE, AVIONI I PRESIDENTIT TË AMERIKËS (01.29.2015)
JA SI E SHPREH DASHURINË PËR TË ATIN VAJZA E ROKERIT TË NDJERË GENTI DEMALIAJ (01.29.2015)
1911 - KUR 'NEW YORK TIMES' SHKRUANTE PËR BUKURINË E SHQIPTARËVE DHE TRIMËRINË KUNDËR TURQVE (01.29.2015)
KONFIRMOHET - RITA ORA DO TË PËRFORMOJË NË ÇMIMET OSCAR 2015Ndërkohë Rita është kandiduar për çmimin Oscar për këngën "Grateful", kolonë zanore e filmit "Beyond the light" (01.29.2015)
PËRSE EDHE TANI EDI RAMA NUK PRANON TË TAKOHET ME INTELEKTUALËT DIBRANË?Nga Dr GËZIM ALPION, Birmingham, United Kingdom (01.28.2015)
TOP CHANNEL - LAMTUMIRË GENT! (01.28.2015)
DOSSIER - HEBREJTË DHE VLORA, MIQËSIA QË LINDI 600 VJET MË PARË (01.28.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]