VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LIDHJA E SHKRIMTARËVE, ARTISTËVE DHE KRIJUESVE SHQIPTARË NË GJERMANI ORGANIZON  ORЁ LETRARE - NЁ PЁRKUJTIM TЁ POETIT SHABAN CAKOLLI  Më 31.01. 2015 (e shtunë)

E Premte, 01.30.2015, 09:27pm (GMT1)


Të dashur krijues nga vendlindja dhe mbarë mërgata!

Ju ftojmë përzemërsisht të merrni pjesë në Orën Letrare përkushtuar poetit dhe publicistit Shaban Cakolli me rastin e gjashtëmujorit te shuarjes fizike të tij. Duke e ditur se Shaban Cakolli kishte miq anekënd botës, ka promovuar shumë krijues të ri dhe  ka bashkëpunuar me të gjitha Shoqatat kulturore dhe posaçërisht me Lidhjen e Shkrimtarëve Shqiptarë në Gjermani ku edhe ishte sekretar i saj do të evokohen kujtime, do të recitohen poezi nga libri më i ri i tij i lënë si dorëshkrim dhe i shkruar pak pa dhëne frymën e fundit  të jetës se tij, dhe do lexoni poezi qe i ju të dashur miq i keni  përkushtuar atij.

Do të ftohen përfaqësues të institucioneve tona shtetërore dhe kulturore si edhe dhe mjetet e informimit.

Ora Letrare mbahet me datën 31.01.2015 ( e shtunë) në:

Bonhoeffer Haus Gladbeck
Postalle 12 Gladbeck, dhe fillon nga ora 14,00.
Në emër të kryesisë së LSHAKSH-së ne Gjermani

Kryetari: Pal Sokoli
 
Commerzbank Koblenz        
ABSKK e V.       
IBAN: DE29570400440200406700       
BIC: COBADEFFXXX    


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.