E Martë, 03.19.2024, 03:28am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
NJË LIBËR ME VLERA NJOHËSE E STUDIMORE
(Skënder Haklaj, Tropoja e mrekullive shpirtnore - Studim -Tiranë, 2014, fq. 339)
Nga Prof. ass. SHEFQET HOXHA

E Shtunë, 01.31.2015, 07:49am (GMT+1)


Zonja e zotërinj, tungjatjeta!

Kohët e fundit kolanës së gjatë të librave kushtuar Malësisë së Gjakovës, gjegjësisht Tropojës, i është shtuar edhe vepra "Tropoja e mrekullive shpirtnore" e autorit Skënder Haklaj. Është libri i pestë i këtij autori, i cili ka në proces pune edhe libra te tjerë. Skënder Haklaj, pasi ka kryer Institutin e Lartë të Arteve, e ka afirmuar veten si kërcimtar i talentuar, si koreograf i suksesshëm i Ansamblit "Dardania", si gjurmues dhe studiues folklori në lëminë e koreografisë. Ka debutuar me fitore çmimesh brenda e jashtë atdheut dhe ka marrë emër edhe si autor i dhjetëra valleve të kërcyera gjithandej në skenat shqiptare dhe të huaja. Libri i tij i fundit për të cilin jemi tubuar në këtë kuvend u kushtohet traditave, dokeve, zakoneve, gojëdhënave, riteve, ceremonive, legjendave, mitologjive, lojrave popullore e tregimeve gojore në visin e Tropojës së sotme, për mua Malësisë së Gjakovës, krahinë me shumë vlera arkeologjiko-historike, etnologjiko-folklorike e me plot e plot virtyte njerëzore.

Malësia e Gjakovës sipas gjurmuesve të shumtë të huaj e vendës dhe sipas konstatimeve të mia gjatë disa ekspeditave studimore në terren është një perlë e natyrës shqiptare, me bukuri të rralla, me një florë e faunë tejet të pasur, me male të larta e me ujëra të bollshëm, me një klimë të qëndrushme, me mundësi zhvillimi ekonomik për t'u patur zili. Kjo trevë e bekuar nga Zoti ruan gjurmë të bollshme lashtësie, tradita të begata historiko-patriotike, pasuri të rralla krijimesh shpirtërore e virtyte të tejskajshme njerëzore, me banorë impulsivë, sa miqësorë e të besës, krijesa të formësuara nga faktorë natyrorë e historikë. Tropojani me të folmen brisk, me shprehitë gjestikulative, me shpirtin sa të butë aq epik, njëherit të rryeshëm si ortek bore, shpalon një tip të veçantë të racës shqiptare. Ndoshta pakkund në Shqipëri jetojnë aq harmonishëm e bukura, fisnikja, e urta dhe e stërkequra dhe të gjitha këto janë mjeshtërisht të ndërlidhura edhe në krijimtarinë gojore dhe në folklorin koreografik, me të cilin është marrë e vazhdon të merret jo pa sukses koreografi dhe mjeshtri i valles shqiptare Skënder Haklaj.

Malësia e Gjakovës është shembull i mrekullueshëm i bashkëjetesës fetare (Në Nikaj-Mërtur, si në Lurë, bashkëjetonin të krishterë e myslimanë në një shtëpi), një ndër zonat më të nxehta të ciklit të kreshnikëve, trualli i spikatur i këngës së grunjtë, vend legjendash e fërkemesh lashtësore.

Vepra "Tropoja e mrekullive shqiptare" është një lëmsh i thurur ngjeshur me gjithçka të mirë dhe të bukur që ështëendur e thurur nga një dorëcore e vnjeshme në krijimtarinë shpirtërore të Malësisë së Gjakovës. Në dallim me vepra të tjera shkruar për këtë vis, autori, Skënder Haklaj, është përpjekur dhe për mua ia ka dalë të na japë një studim gjithëpërfshirës dhe të plotë, ndoshta më ndryshe të strukturuar, i cili në të ardhmen mund të thellohet e të zgjanet në disa komponentë të tij. Do të më pëlqente që krerët për të drejtën dokesore, kulinarinë dhe vallëzimin në Malësinë e Gjakovës t'i shihnim si monografi më vete, të plotësuara dhe të shtrira horizontalisht dhe vertikalisht.

Në qendër të studimit autori ka vënë banorin e Malësisë së Gjakovës, më shumë ndenjtar se shtegtar, dhe këtë e ka vështruar e vizatuar si qenie njerëzore, historike dhe krijuese. Lindja, jeta dhe vdekja, veshja, ushqimi, strehimi i malësorit janë lnorë kënaqshëm. Si qenie historike, malësori tropojan shfaqet hieshëm në tradita, në doke e zakone, në gojëdhëna e legjenda, në rite, po edhe në të drejtën dokesore, sidomos në atë familjare. Si krijues, tropojani ka spikatur në shumë lëmije: e folmja e tij është plot ngjyresa krijimtaria gojore e shumënduershme dhe me vlera të larta artistike; zbukurimorja te s'vete e pasur, kërcimi dhe lojërat e tropojanit shprehin besnikërisht temperamentin e malësorit.

Të gjitha këto i ka përshkruar me shumë finesë e vërtetës Skënder Haklaj në veprën e tij, e cila për mua, në krahasim me botimet e shumta për Malësinë e Gjakovës, zë një vend nderi, sepse në të bashkohen burimet e sigurta dhe përvoja vetiake e të shkruarit hieshëm. Për këtë ai duhet përgëzuar dhe e yshtë të vazhdojë kërkimet dhe të na japë në të ardhmen vepra të këtij niveli.

Ju faleminderit
Tiranë, 30.01.2015

Prof. ass. SHEFQET HOXHA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LIDHJA E SHKRIMTARËVE, ARTISTËVE DHE KRIJUESVE SHQIPTARË NË GJERMANI ORGANIZON  ORЁ LETRARE - NЁ PЁRKUJTIM TЁ POETIT SHABAN CAKOLLI  Më 31.01. 2015 (e shtunë) (01.30.2015)
DEPUTETJA E AAK DONIKA KADAJ-BUJUPI: ISHTE POLICIA QË PROVOKOI E PARA TURMËN DUKE LËSHUAR GAZIN LOTËSJELLËS Intervistoi: ELIDA BUÇPAPAJ (01.30.2015)
MARSHIMET E VDEKJESNga AUREL DASARETI, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au) (01.30.2015)
FOTO HISTORI - KOSOVARI I PARË QË U TAKUA ME PRESIDENTIN GEORGE BUSH I (01.30.2015)
Beogradi e rekrutoi Jablanoviqin që të shkaktojë trazira në KosovëSI KA MUNDËSI QË NJË POLITIKAN I RI I PAPËRVOJË, ME NJË FJALË TA SHKATËRROJË KOSOVËN?Nga XHAFER LECI (01.30.2015)
92 VJET NGA MARRËVESHJA TURKO-GREKE PËR SHKËMBIMIN E POPULLSISË - DATË QË SHËNOI AKTIN E PARË TË TRAGJEDISË SË ÇAMËRISË (01.30.2015)
INTERESAT E SHTETIT DHE TË KOMBI NUK MBROHEN DUKE I RËNË DIKUSH THUMBIT E DIKUSH PATKOITVështrim nga SKËNDER MULLIQI (01.29.2015)
9 VJEÇARJA ERZA MUÇOLLI - E TRETA NË RENDITJEN PËRFUNDIMTARE TË 'FRANCE'S GOT TALENT' (01.29.2015)
DOSSIER - AIR FORCE ONE, AVIONI I PRESIDENTIT TË AMERIKËS (01.29.2015)
JA SI E SHPREH DASHURINË PËR TË ATIN VAJZA E ROKERIT TË NDJERË GENTI DEMALIAJ (01.29.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]