E Premte, 04.19.2024, 10:44pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PËRUROHET LIBRI I SKËNDER HAKLAJT 'TROPOJA E MREKULLIVE SHPIRTËRORE'
Nga Prof. MURAT GECAJ publicist e studiues-Tiranë

E Shtunë, 01.31.2015, 07:58am (GMT+1)


             MURAT GECAJ dhe SKËNDER HAKLAJ
1.
I lindur në Rosujën ilire të Bujanit, aq të njohur për lashtësinë dhe vlerat e saj të çmuara historike e kulturore, jo vetëm në 12 vitet e para të jetës sime atje, por dhe në 8 vitet e shërbimit tim (1966-1973), me rininë e kulturën në rrethin e Tropojës, si dhe nga leximet e ndryshme, me autorë të kësaj krahine ose jo dhe tani përmes librit të ri studimor të Skënder Haklajt, jam njëri nga dëshmitarët e shumtë të traditave të mrekullueshme, që mbart krahina jonë e dashur, Malësia e Gjakovës. Ky është një studim i veçantë në llojin e vet dhe i botuar në një libër, i cili e ka titullin domethënës, "Tropoja e mrekullive shpirtërore"(Tiranë, 2014). Akademiku Vasil R. Tole është konsulent shkencor i tij dhe ka shkruar hyrjen, ndërsa redaktore letrare e teknike Suela Kolpepaj dhe me ballinë të punuar Agim H.Doçi.

Përurimi i këtij libri u organizua nga Bashkia e qytetit "Bajram Curri", në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave, Qarkun e Kukësit, deputetin e Tropojës, Unionin Artistik të Kombit Shqiptar dhe Shoqatën "Tropoja". Bashkëkraninas të autorit, shkrimtarë e poetë, punonjës të fushave të ndryshme të jetës dhe të kërkimeve e botimeve, të artit e kulturës, nga media e shkruar dhe ajo elektronike, e kishin mbushur sallën "Aleks Buda" të Akademisë së Shkencave, gjë që sigurisht e kishte dhe simbolikën e vet.

Përshëndetjen e rastit për pjesëmarrësit në këtë tubim mbresëlënës e bëri kryetari i Bashkisë së qytetit "B.Curri", Agron Demushi. Pastaj pata kënaqësinë që unë të flisja, shkurtimisht, si për traditat e mrekullueshme artistike, kulturore e shpirtërore të popullit të Malësisië së Gjakovës (Tropoja) dhe për vlerat e përgjithshme të studimit të Skënder Haklajt.

Pra, autor i këtij libri është ky mik i imi i kahershëm dhe djalosh tropopjan me zemër atdhetare. Në gjithësej 340 faqe e në 8 kapitujt e tij dhe përmes disa fotografive domethënëse, aty flitet bukur për tradita, doke e zakone; gojëdhëna, mitologji dhe vende historike e legjendare; për kullat karakteristike dhe gatimet tradicionale të krahinës; për veshjet e instrumentët popullorë dhe për lojërat me elemente kërcimi, për moshat e vogla etj. Sigurisht, për këto tema Skënderi ka shkruar e folur bukur e me pasion edhe për faktin, sepse që në fëmijëri, ka jetuar, është rritur dhe mëkuar në mjedise me tradita të tilla të rralla e frymëzuese. Posaçërisht, vetë ai, gjatë jetës iu përkushtua me pasion të veçantë, valleve popullore të krahinës, duke u bërë kërcimtar e koreograf i talentuar dhe, tanimë, studiues i zellshëm i pasurive shpirtërore, me burimin nga gurra e pashterrshme e popullit artist të Malësisë së Gjakovës.
Janë domethënëse fjalët, që ai i ka shkruar në hyrjen e librit të tij dhe me kaq sinqeritet: "Padyshim, që shkolla rreth oxhakut ka qenë udhërrëfyesi i parë në jetën time. "Leksionet" dhe pleqësitë e zgjuara të saj u bënë ëmbëlsira e dashurisë sime për traditat, doket dhe zakonet tropojane. Oda e burrave është shtytsa themelore e shpirtit tim, e cila më nxiti dhe më ndihmoi të kërkoj, të studioj e të shkruaj, për vlerat tradicionale, shpirtërore e kulturore të popullit, në shtrirjen dardanmalase-Tropoja e sotme".
2.
Të pranishmit në përurim dëgjuan me vëmendje përshëndetjet e bëra nga deputeti i Kuvendit të Shqipërisë për atë krahinë, Besnik Dushaj; kryetari i Qarkut të Kukësit, Ipsen Elezi dhe Akademiku Vasil Tole. Ndërsa nga Ramiz Lushaj u lexua tema, që kishte përgatitur prof.dr.Shefqet Hoxha, "Mësues i Popullit". Aty paraqiteshin vlerat e shumanshme të librit të autorit Skënder Haklaj, i cili është bazuar fort dhe me aftësi profesioinale, në traditat e mrekullueshme popullore të vendlindjes së tij.

Aktori Llesh Nikolla lexoi pjesë nga ky libër, ndërsa në ekran u dhanë pamje për atë dhe jetën e autorit. Pjesëmarrësit dëgjuan edhe disa vargje, që kishin thurur për autorin e këtij libri të ri, kushtuar traditave popullore në krahinën e tyre, Nuredin Lushaj e Xhevdet Malaj.

Pjesë e bukur e tërë këtij tubimi, në qendër të të cilit ishin traditat shpirtërore dhe kulturore në Malësinë e Gjakovës, ishin edhe vallet e shkathëta të një grupi me vajza e djem nga ajo krahinë. Me ata u bashkua edhe valltarja e njohur, qysh shumë vite të shkuara, Hajrie Haklaj. Gjithashtu, u duartrokit nxehtësisht edhe kënga me lahutë e rapsodit Gjovalin Prroni.

Në emër të UAKSH, Azgan Haklaj e Xhevdet Malaj i dorëzuan autorit të këtij libri, Çmimin "Jeronim de Rada". Ndërsa e reja Jerinda Goçi i dhuroi atij një buqetë me lule të freskëta.

Në mbyllje të gjithë kësaj veprimtarie përuruese, Skënder Haklaj i falënderoi përzemërsisht folësit dhe pjesëmarrësit, si dhe gjithë ata, që e mbështetën atë në realizimin e saj.

Pasi secili i ftuar mori me nënshkrim një libër dhuratë, nga djali i autorit të tij, bisedat e përbashkëta ata i vazhduan në koktejin e shtruar, me këtë rast.

Tiranë, 30 janar 2015




Prof. MURAT GECAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË LIBËR ME VLERA NJOHËSE E STUDIMORE (Skënder Haklaj, Tropoja e mrekullive shpirtnore - Studim -Tiranë, 2014, fq. 339)Nga Prof. ass. SHEFQET HOXHA (01.31.2015)
LIDHJA E SHKRIMTARËVE, ARTISTËVE DHE KRIJUESVE SHQIPTARË NË GJERMANI ORGANIZON  ORЁ LETRARE - NЁ PЁRKUJTIM TЁ POETIT SHABAN CAKOLLI  Më 31.01. 2015 (e shtunë) (01.30.2015)
DEPUTETJA E AAK DONIKA KADAJ-BUJUPI: ISHTE POLICIA QË PROVOKOI E PARA TURMËN DUKE LËSHUAR GAZIN LOTËSJELLËS Intervistoi: ELIDA BUÇPAPAJ (01.30.2015)
MARSHIMET E VDEKJESNga AUREL DASARETI, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au) (01.30.2015)
FOTO HISTORI - KOSOVARI I PARË QË U TAKUA ME PRESIDENTIN GEORGE BUSH I (01.30.2015)
Beogradi e rekrutoi Jablanoviqin që të shkaktojë trazira në KosovëSI KA MUNDËSI QË NJË POLITIKAN I RI I PAPËRVOJË, ME NJË FJALË TA SHKATËRROJË KOSOVËN?Nga XHAFER LECI (01.30.2015)
92 VJET NGA MARRËVESHJA TURKO-GREKE PËR SHKËMBIMIN E POPULLSISË - DATË QË SHËNOI AKTIN E PARË TË TRAGJEDISË SË ÇAMËRISË (01.30.2015)
INTERESAT E SHTETIT DHE TË KOMBI NUK MBROHEN DUKE I RËNË DIKUSH THUMBIT E DIKUSH PATKOITVështrim nga SKËNDER MULLIQI (01.29.2015)
9 VJEÇARJA ERZA MUÇOLLI - E TRETA NË RENDITJEN PËRFUNDIMTARE TË 'FRANCE'S GOT TALENT' (01.29.2015)
DOSSIER - AIR FORCE ONE, AVIONI I PRESIDENTIT TË AMERIKËS (01.29.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]