E Martë, 03.19.2024, 08:47am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
VEPRA 'BRIGJEVE TË DRINIT, MORAÇËS E LIMIT', VËLLIMI I PARË
Dy fjalë nga autori RAMIZ LUSHAJ

E Shtunë, 01.31.2015, 08:08am (GMT+1)


Më 1 janar 2015 mori udhë për botim kjo vepër kolanë: "Brigjeve të Drinit, Moraçës e Limit", e cila përfshin shkrime të ndryshme të miat për treva etnike shqiptare në disa shtete ballkanike që rrjedhat e tyre ujore derdhen në këta tre lumenj degëshumtë, të mëdhenj e të gjatë.

Ky botim, në çdo vëllim, në vazhdimësi, ndahet në pesë ble. I pari: "Brigjeve të Drinit". I dyti: "Brigjeve të Moraçes". I treti: "Brigjeve të Limit". I katërti: "Dosje". I pesti: "Profil". Dy blejtë e fundit nuk mund të zenë vend ma shumë se një të katërten e çdo libri apo të krejt kësaj vepre disa vëllimshe. Çdo botim do ketë deri në mbi dyqind faqe dhe, në brendi të secilit, dhe nga një bllok tetëfletësh dyanësh me ngjyra.

Shkrimet e këtij botimi serial, si gazetari, publicistikë e letërsi, janë përzgjedhur nga rreth tridhjetë mijë faqe të shkruara prej meje e të botuara në media shqiptare e të huaja, në librat e mi e të tjerëve, etj. Pjesa ma e madhe e tyne, publikohen për herë të parë apo ato ma të hershmet do të jenë të ripunuara e të plotësuara koh trajtesa e fakte të reja. Shumë sish, nga këto shkrime, janë shkruar enkas për kit' vargni botimi udhënisun.

Ky botim, për arsye fondesh të pamjaftueshme, fillanis me një tirazh të ulët (rreth 300 kopje), ndaj shpërndarja gjeografike e tij dhe blerja e tij nga ente të interesuara e lexues në vise etnike shqiptare në Ballkan e në diasporat shqiptare në botë si dhe me porosi paraprake (abonim para botimit të vëllimit të dytë, të tretë...) do të krijojnë mundësira e hapësira për botimin e vëllimeve të tjerë në një kohë më të shpejtë, të afërt, e me një tirazh më të lartë e me tipografi më cilësore, etj.

Së fundit, për secilin lexues të këtij botimi disavëllimsh kisha një kërkesë: në se gjen kohë e mundësi reale të ketë mirësinë për të përcjellë mendime, vrejtje, sugjerime për kit' vëllim të parë e të tjerët në vargavijë.

Në përmbyllje po them diçka për miradije: ky botim serial mund të kishte dhe titullin "Brigjeve të Drinit e të Vjosës..." apo ndryshe, po jam ndalë me shkrue për disa pjesë etnike të kombit shqiptar përgjatë rrjedhave të Drinit, Moraçës e Limit pasi në historitë e jetët e tyre të derisotme në Malin e Zi, Maqedoni, Sanxhak (Serbi), etj. po vazhdon rreziku i asimilimit, shpërnguljeve, tjetërsimit etno-historik të tyre edhe në kit' shek. XXI, në kit' Rend të Ri Botëror, pasi Koha me faktorët e saj po punon e fryton për Shqipërinë në kufijtë e vet etnik të mundshëm, për Shqiptarinë në lartësime të reja epokale.

Ramiz LUSHAJ
Kutia Postare 96
Tiranë - Shqipëri

RAMIZ LUSHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËRUROHET LIBRI I SKËNDER HAKLAJT 'TROPOJA E MREKULLIVE SHPIRTËRORE'Nga Prof. MURAT GECAJ publicist e studiues-Tiranë (01.31.2015)
NJË LIBËR ME VLERA NJOHËSE E STUDIMORE (Skënder Haklaj, Tropoja e mrekullive shpirtnore - Studim -Tiranë, 2014, fq. 339)Nga Prof. ass. SHEFQET HOXHA (01.31.2015)
LIDHJA E SHKRIMTARËVE, ARTISTËVE DHE KRIJUESVE SHQIPTARË NË GJERMANI ORGANIZON  ORЁ LETRARE - NЁ PЁRKUJTIM TЁ POETIT SHABAN CAKOLLI  Më 31.01. 2015 (e shtunë) (01.30.2015)
DEPUTETJA E AAK DONIKA KADAJ-BUJUPI: ISHTE POLICIA QË PROVOKOI E PARA TURMËN DUKE LËSHUAR GAZIN LOTËSJELLËS Intervistoi: ELIDA BUÇPAPAJ (01.30.2015)
MARSHIMET E VDEKJESNga AUREL DASARETI, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au) (01.30.2015)
FOTO HISTORI - KOSOVARI I PARË QË U TAKUA ME PRESIDENTIN GEORGE BUSH I (01.30.2015)
Beogradi e rekrutoi Jablanoviqin që të shkaktojë trazira në KosovëSI KA MUNDËSI QË NJË POLITIKAN I RI I PAPËRVOJË, ME NJË FJALË TA SHKATËRROJË KOSOVËN?Nga XHAFER LECI (01.30.2015)
92 VJET NGA MARRËVESHJA TURKO-GREKE PËR SHKËMBIMIN E POPULLSISË - DATË QË SHËNOI AKTIN E PARË TË TRAGJEDISË SË ÇAMËRISË (01.30.2015)
INTERESAT E SHTETIT DHE TË KOMBI NUK MBROHEN DUKE I RËNË DIKUSH THUMBIT E DIKUSH PATKOITVështrim nga SKËNDER MULLIQI (01.29.2015)
9 VJEÇARJA ERZA MUÇOLLI - E TRETA NË RENDITJEN PËRFUNDIMTARE TË 'FRANCE'S GOT TALENT' (01.29.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]