E Shtunë, 04.20.2024, 01:37pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
ZBRAZJA E KOSOVËS NGA TË RINJTË - MALLKIM PËR SHTETIN!
Nga FLORIM ZEQA

E Shtunë, 01.31.2015, 09:59am (GMT+1)


Emigrimi kjo plagë e vjetër s'ka të ndalur për shqiptarët, sa vjenë e thellohët akoma më shumë. Emigrimi është zgjidhja e fundit në jetën e njeriut. Kur humbën të gjitha shpresat për jetë në vendin amë, si e vetmja rrugë e shpëtimit mbetët largimi nga vendlindja. Por jo të gjithë edhe e gjejnë shpëtimin në rrugën e pa fundë të mërgimit.

Ndodhë që disave t'ju buzqesh fati, por në këto kohët t'pa kohë, të pakt janë ata që ja dalin më sukses në rrugëtimin më peripeci te shumta.

Duke i humbur kështu të gjitha dritat e shpresës për një të ardhme të ndritshme në Kosovë, në vendin ëndrrave e shpresave të gjata, kur nuk shifet më as një dritë e vogël në fundin e tunelit të gjatë të pritjës, atëhere njerëzit janë të detyruar të marrin rrugën e mërgimit.

Është tepër e dhimbshme kur dëgjon që familje të tëra, të lodhura nga skamja e denigrimi social, nga humbja e të gjitha shpresave për një të nesërme më të mirë në shtetin e lirë..., më lotë në sy, më dhëmbje në shpirtë mbyllin pragun e shtepisë së tyre, për t'u nisur drejtë një shprese të re.

Është shumë e dhimbshme kur femijëve iu ndërpritet femijëria në vendin e tyre; kur nxënesit ndahën nga shokët e klasës, nga mësuesi që ua mësoi alfabetin e gjuhës shqipe, nga familja e farefisi i tyre, ndoshta për të mos u parë më kurrë më mes vete !
Shuarja e shpresave, e ëndrrave, për të krijuar lumturi të përbashkët familjare në shtetin amë, në vendlindjen e tij është gjëja më e dhëmbëshme që mund të përjetoi njeriu në jetën e tij.

Para shtat viteve, kremtimet e gjata të pavarësisë ngjallën shpresa dhe gjallëri në jetën e qytetarëve kosovar. Të gjithë prisnin zhvillimin ekonomik të vendit, prisnin investime vendore dhe ndërkombëtare që do të gjeneronin hapjen e vendeve të reja të punës, ngritjen e mirëqenjes qytetare,...të gjithë prisnin qeverisje të mirë dhe transparente.
Mirëpo me kalimin e ditëve, muajëve dhe viteteve filloi të zbehej dhe zhbëhej shpresa e qytetarëve për jetë në shtetin e tyre të pavarur.

Mbase zgjedhjet e fundit parlamentare ishin rasti i fundit për kthimin e shpresave të qytetarëve. Atëherë kur të gjithë ishin në pritje të ndëshkimit të keqeverisjes shtatvjeqare, të atyre që katandisen shtetin dhe thyen shpresat e shqiptarëve, ndodhi e kundërta,...shpërblimi qeveritarëve të korruptuar u erdhi nga subjekti më i madhë opozitar, nga subjekti me traditë më të gjatë politike dhe demokratike...

Ikja e të rinjve nga Kosova nuk ka të ndalur, pothuajse çdo ditë nga stacioni i autobusëve në Prishtinë dhe nga qendrat e tjera të Kosovës, numër i madh i kosovarëve (shqiptarëve) mbushin autobusët e linjës Prishtinë- Beograd për të vazhduar për Hungari, me destinacion drejt vendeve të perëndimit.

Emigrimi është bërë plagë e pashërueshme e popullit tonë, arsyet e ikjes së një numri të madh të qytetarëve janë kushtet e vështira socio-ekonomike,...situata e rënduar politike dhe e papërspektivë ka quar në humbjen e shpresave për jetë dhe ardhmërinë vendin e tyre.

Prapavija poashtu është politike, objektiv i kahershëm i fqinjëve tonë verior për zbrazjen e Kosovës nga popullata shqiptare,....këtu nuk përjashtohen as marrveshjet e fshehta të Serbisë me disa nga shtetetet evro-perendimore,...politikajt tonë të mjerë më tepër janë spektator se vendimarrës në shtetin e tyre,...si gjithnjë përfitues të këtyre situatave janë kontrabanduesit e njerëzve në bashkëpunim me qeveritarët andej dhe këndej kufirit !
Largimi në mënyrë masive i të rinjëve dhe familjeve shqiptare nga Kosova i ditëve të fundit e rrezikon të ardhmën e vendit nesër. Mallkimi dhe rënkimi i të ikurve me shpirtë të thyer nga vendlindjet e tyre ndjellë kob për shtetin e Kosovës.

FLORIM ZEQA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VEPRA 'BRIGJEVE TË DRINIT, MORAÇËS E LIMIT', VËLLIMI I PARËDy fjalë nga autori RAMIZ LUSHAJ (01.31.2015)
PËRUROHET LIBRI I SKËNDER HAKLAJT 'TROPOJA E MREKULLIVE SHPIRTËRORE'Nga Prof. MURAT GECAJ publicist e studiues-Tiranë (01.31.2015)
NJË LIBËR ME VLERA NJOHËSE E STUDIMORE (Skënder Haklaj, Tropoja e mrekullive shpirtnore - Studim -Tiranë, 2014, fq. 339)Nga Prof. ass. SHEFQET HOXHA (01.31.2015)
LIDHJA E SHKRIMTARËVE, ARTISTËVE DHE KRIJUESVE SHQIPTARË NË GJERMANI ORGANIZON  ORЁ LETRARE - NЁ PЁRKUJTIM TЁ POETIT SHABAN CAKOLLI  Më 31.01. 2015 (e shtunë) (01.30.2015)
DEPUTETJA E AAK DONIKA KADAJ-BUJUPI: ISHTE POLICIA QË PROVOKOI E PARA TURMËN DUKE LËSHUAR GAZIN LOTËSJELLËS Intervistoi: ELIDA BUÇPAPAJ (01.30.2015)
MARSHIMET E VDEKJESNga AUREL DASARETI, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au) (01.30.2015)
FOTO HISTORI - KOSOVARI I PARË QË U TAKUA ME PRESIDENTIN GEORGE BUSH I (01.30.2015)
Beogradi e rekrutoi Jablanoviqin që të shkaktojë trazira në KosovëSI KA MUNDËSI QË NJË POLITIKAN I RI I PAPËRVOJË, ME NJË FJALË TA SHKATËRROJË KOSOVËN?Nga XHAFER LECI (01.30.2015)
92 VJET NGA MARRËVESHJA TURKO-GREKE PËR SHKËMBIMIN E POPULLSISË - DATË QË SHËNOI AKTIN E PARË TË TRAGJEDISË SË ÇAMËRISË (01.30.2015)
INTERESAT E SHTETIT DHE TË KOMBI NUK MBROHEN DUKE I RËNË DIKUSH THUMBIT E DIKUSH PATKOITVështrim nga SKËNDER MULLIQI (01.29.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]