VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Muzika e yjeve qiellore dretjpërdrejt nga radioteleskopët
E Hënë, 01.18.2010, 08:52am (GMT1)

 

 

 

 

Voal-online -Më parë "zëri" i yllit më të afërt, Diellit, me frushullimën e erës diellore dhe kërkëllimat e zonave më aktive, e pastaj tingulli i rregullt si një rrahje zemre prodhuar nga dy yje shumë më të largët arritur në fundin e jetës së tyre: muzika e yjeve qiellore është transmetuar drejtpërdrejt nga një radioteleskop në Auditorium Parco della Musica (Parku Auditor i Muzikës) i Romës në versionin e parë italian të koncerit "Il nero delle stelle" (Të Zitë e Yjeve), treguar nga astrofizikania Margherita Hack e interpretuar nga gjashtë instrumentistë perkusionistë.

 

"Nuk është hera e parë që marr pjesë në spektakle shkendore dhe e bëj me plot dëshirë, sepse mendoj se është gjithmonë mirë të bësh të kuptohet se çfarë është shkenca," ka thënë Margherita Hack në kuadrin e koncertit, një prej ngjarjeve më kulmore të Festivalit të Shekcën të Romës me Shoqërinë Fiananciare të Zhvillimit të Rajonit tëLacios (Filas) dhe Telecom Italia. Koncerti është dhënë dy net rresht.

 

Të gjashtë perkusionistët e Parkut të Ansamblit të Muzikës Bashkëkohore (Parco della Musica Contemporanea Ensemble - Pmce), dislokuar në anët e teatrit, me plot kuptimin e fjalës, kanë magjepsur publikin me muzikën e shkruar nga Gerard Grisey, duke ndëthurur ritmet, tonalitetin e notave me tinguj të prodhuar nga yjet Vela e 0329+54, transmetuar drejtpërdrejt në teatrin e radioteleskopit të Mjekësisë (Bologna) të Institutit Nacional të Asstrofizikës (Istituto Nazionale di Astrofisica - Inaf). Të dy yjet janë pulsarë, pra janë ajo çka mbetet kur një yll e ka plotësuar qarkun e jetës së tij dhe ka shpërthyer në një supernova (supernova yll që, duke shpërthyer me dhunë ekstreme, përhap pjesë të materies nga e cila përbëhet në hapësirat ndëryjore rrotull tij; një fenomen i tillë shoeërohet nga variacione ndriçueshmërie të ngjyshme me atë të një ylli të ri shënim përkthimi).

 

"Është si të ishte një bombë që, përveçse të shkatërrojë, përhap në univers elemente themelore për të formuar trupa të tjerë qiellorë dhe vetë jetën," ka shpjeguar Margherita Hack, e cila ia ka kushtuar jetën e saj studimit të evolucionit yjor. Ajo çfarë mbetet nga këto shpërthime është një bërthamë shumë e ngjeshur dhe e vogël, me diametër nja 10-20 kilometra, por aq kompakte saqë një lugë me materien e saj do të peshonte tonelata. Emri i këtyre trupave qiellorë, pulsar, vjen nga shpejtësia e jashtëzakonshme me të cilën rrotullohe. Duke u rrotulluar prodhojnë çdo tip radiacioni, përfshirë valët e radios.

 

Këta tinguj, nën formën e kërcëllimave të rregullta, janë shndërruar në muzikë dhe dy pulsarët janë shndërruar instrumentet prej nga vijnë, larg Tokës me qindra vite drite. Zëra shumë të largët që flasin për vlerat e shkencë, ka thenë astrofizikania, e të cilët evokojnë dhe plot pyetje të hapura në dijen ndaj universit: "kryesorët ka thënë Hack - i përkasin ekzistencës së planeteve jashtë Sistemit Dillor që janë të ngjashëm me Tokën, të zbulosh se çfarë janë materia e errët dhe energjia e errët të cilat zënë 95% të universit, të kuptosh si evoluon universi".

(http://www.ansa.it)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.