VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

New York Times, me pagesë botimi online
E Martë, 01.19.2010, 11:30am (GMT1)

 

 

Voal-online -The New York Times ndërron mendje. Pasi e kishte lënë të lirë më 2007 hyrjen në faqen e saj në Internet, duke besuar vetëm tek të ardhurat publicitare, e përditshmja amerikane tani duket se është gati të kërkojë që lexuesit e saj online të paguajnë.

 

Kështu shkruan periodikja New York, e cila përmend burime pranë ndërmarrjes. Sipas revistës, The New York Times do të marrë një vendim përfundimtar pas pak ditësh, ndërsa lajmi do të jepet në javët e ardhshme. Në bazë të të dhënave të brendshme, The New York Times mund ta shpalosë vendimin e saj më 27 janar, kur pritet të jepet edhe lajmi i Tablet PC-ve të Apple, me të cilën gazeta ka nënshkruar një partneritet.

 

Përzgjedhja e modelit të pagesës duket se lëkundet midis mënyrë së ndërmarrë nga Wall Street Journal, e cila ofron pjesë të news online falas dhe pjesë të tjera me abonim, si dhe mënyrës së ndërmarrë nga Financial Times, e cila lejon leximin falas të një numri artikujsh çdo muaj dhe, nëse kapërcehet kufiri, i kërkon të pajtuarit (abonentit) të paguajë.

 

Në moment The New York Times duket se është i orientuar ndaj tipologjisë së dytë. Kundër rifutjes së një hyrjeje me pagesë në faqen (uebin) në Internet, shkruan më tek revista New York, ka qenë Martin Nisenholtz, përgjegjës për seksionin digital, sipas të cilit publiku i gjerë i newyorktimes.com - 20 milionë abonentë individualë do të mund të shndërrohej në një burim të konsiderueshëm të ardhurrash, sapo të kishte fituar përvojën dhe pjekurinë e duhur biznesi i publicitetit online.

 

Rënia e reklamave për shkak të krizës financiare duket se i ka shtyrë drejtuesit e The New York Times drejt zgjidhjes të leximit online me pagesë.

 

(http://www.ansa.it)

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.