VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

I RIU SHQIPTAR FLET NË EMISIONIN E ARD - 'DO TË VRISJA VETEN PO TË KTHEHESHA NË KOSOVË'

E Hënë, 02.23.2015, 12:12pm (GMT1)



Pavarësia e Kosovës ka nxitur debate dhe mosmarrëveshje në radhët e vendeve të Bashkimit Evropian. Deri tani, Kosova nuk njihet nga të gjitha vendet e BE-së. Çdo herë e më shumë po bëhet e qartë që Kosova nuk është një vend ku mund të jetohet. Kështu ka nisur emisioni i të dielës, "EuropaMagazin", në kanalin e parë të televizionit publik gjerman ARD.

Emisioni i transmetuar dje mundohej t'i japë përgjigje pyetjes, pse po largohen kosovarët? Gazetari gjerman, Till Rueger ka biseduar me shumë të rinj dhe e përbashkëta e të gjitha intervistave është se Kosova është një vend ku mungon perspektiva.

Një djalë i ri, i cili ka qenë në Gjermani edhe më parë si refugjat në kohën e luftës në Kosovë dhe që tenton të kalojë kufirin Serbi-Hungari tha për televizionin gjerman se është në kërkim të një jete më të mirë.

"Dua të shkoj në Gjermani, natyrisht. Dua të shkoj në Hanover. Jam në kërkim të një jete më të mirë, për të punuar, por jo të kthehem më në Kosovë",
thotë ky djalosh.

Edhe pse i kapur nga policia kufitare hungareze, ai nuk dëshiron të heqë dorë nga përpjekja e tij për të shkuar në Gjermani. "Të jetoj kështu, kurrësesi. Do ta vrisja vetën, do ta vrisja vetën", përsërit djaloshi kosovar, ndërsa pyet: "Çfarë të bëj në Kosovë? Unë flej në një tendë, në një tendë prej tre vitesh".

Reformat e thella politike dhe luftimi i varfërisë deri më tani nuk është bërë nga asnjë qeveri, prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, vlerëson më tej emisioni "˜Europa Magazin' i ARD-së. Të njëjtin fat e kanë pasur edhe premtimet e Komunitetit Ndërkombëtar për investime dhe përmirësim të infrastrukturës së industrisë.

Emisioni vijon më tej duke thënë se megjithatë ditëve të fundit ka rënie të madhe të kosovarëve që largohen. Para disa javësh, nga stacioni i atuobusëve të Prishtinës niseshin deri në 20 autobusë, fillimisht për Serbi e më pas për në Hungari. Ditët e fundit, numri i autobusëve, që nisen drejt Serbisë, ka rënë në dy. /indeksonline/
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.