VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

QEVERI MILIONERËSH E NJË POPULLI TË VARFËR!
Nga FLORIM ZEQA

E Enjte, 02.26.2015, 08:06am (GMT1)


Kur njeriu i zakontë dëgjon "projektet" dhe premtimet qeveritare mendon mos është në ëndërr, ngase realiteti i përditshmërisë kosovare ua thotë të kundërtën që dëgjojnë nga i pari i qeverisë.

Për "habi" në përbërjen e qeverisë së re (të vjetër) nuk ndodhet asnjë varfanjak apo njeri i shtresës së mesme në Kosovë. Të gjithë janë pjesë e elitës së të pasurëve, liderë dhe militant partish, biznesmen dhe njerëz që udhëheqin agjensione dhe veprimtari (i) legale në Kosovë.

Fjalët e bukura dhe premtimet joshëse duhet të dëshmohen me shembuj praktik të punësimit të njerëzve të thjeshtë në qeveri, jo në bazë të përkatësisë partiake, por në bazë të vlerave dhe përgaditjeve profesionale.

Së paku deri tani, nga emrat e ministrave dhe zv.ministrave të përfolur në media,....e lëre më për stafin e gjerë që askush nnuk arrin ta marrë vesh publikisht se kush janë ata të privilegjuarit e qeverisë, nuk po dëshmohet ndryshimi, por vetëm vazhdimi i keqeverisjes me vendin.

"Zotimet" e kryeministrit për përmbushjen e premtimeve elektorale të partnerëve në koalicion për punësimin e 320 mijë qytetarëve të Kosovës përmes punësimeve "sezonale" dhe atyre jasht vendit, janë një ogur i zi, se në këtë vend nuk ka përspektivë zhvillimore për qytetarët e vendit, por vetëm për elitën qeverisëse,...ngase puna sezonale mund të jetë javore,njëmujore e më së shumti tremujore sa për të përmbushur orekset e tendereve të vogla, apo deri në përfundimin e ndonjë projekti të vogël ujësjellësi apo kanalizimi në ndonjë lagje apo fshat, dhe në përfundimin e ndonë rruge apo autostrade të papërfunduar.

Qeverisë i mungojnë projketet serioze për stimulimin e firmave të mëdha dhe me projekte afatgjate, ndërtimin e ndonjë fabrike apo hapjen e ndonjë qendre të madhe biznesore ku punësim mund të gjenin mijëra njerëz, ku mijëra familje kosovare do ta siguronin ekzistencën në vendin e tyre,...për të hjekur nga koka e tyre njëherë e përgjithmonë largimin nga vendlindja e tyre.

Krijimi i kushteve dhe rrethanave të sigurisë së plotë për investime i Qeverisë Mustafa-Thaçi, do t'i i nxiste mërgimtarët për investime serioze në vendlindjet e tyre, me çka në mënyrë të drejtëpërdrejtë do të zbutnin papunësinë dhe do të ndikonin në ngritjen ekonomike shumë të shpejtë të shtetit tonë.

Mirëpo mërgimtarët fillimisht i dëshirojnë rezultatet a para nga kjo qeveri, me largimin nga qeverisja e vendit dhe ndëshkimin e atyre që për disa vite rresht e zhvatën pasurinë publike të këtij vendi, duke u pasuruar skajshmerisht karrshi një popullate poashtu skajshmërisht të varfër.

Me largimin e hajnave ordiner nga qeverisja e vendit, të korruptuarëve dhe kriminalizuarëve, të përfituesve dhe shpërdoruesve të mjeteve të mërgimtarëve gjatë përiudhës së luftës, të dhëna donacion fondeve të ashtuquajtura "në emër të luftës", që asnëherë nuk u shfrytëzuan për nevojat e luftës dhe as për mbijetesën e popullatës në Kosovë.

Zbardhja e fondeve të luftës është interes kombëtar, është kusht primar dhe jetik për kthimin e besimit ndër bashkatdhetarët në Diasporë, që drejtëpërdrejtë do të gjeneronte investime të reja në Kosovë, me çka do të determinonte ecjen dhe zhvillimin e shpejtë të shtetit tonë.
 
Kjo duhet të ndodhë tani, ngase në qeverisjen aktuale të vendit, jeni ju bartësit e të dyja fondeve të "luftës" ("Huaja popullore" nga 1000 DM e tutje dhënë qeverisë Bukoshi në ekzil dhe e Maxi aksionit të fondit tjetër paralel "Vendlindja thërret"), që për një kohë të shkurtër arritën t'i zbrazin xhepat e mërgimtarëve, duke i shfytëzuar ndjenjat emocionale të tyre në momentet më tragjike të kombit tonë.

Nëse kjo kast qeverisëvse e vendit dëshiron të mbetët vërtet në histori dhe ta kthejë besimin e popullit ashtu siq po trumbeton çdo ditë, atëherë e para gjë është kjo: bërja publike e të dyja këtyre fondeve; sa para u mblodhen, sa u shpenxuan për nevojat e sipërpërmendura,...nëse kanë mbetë të pashfrytëzuara ku gjenden ato mjete sot, në bankat jashtë Kosovës apo të shëndrruara në pasuri të "paluajtshme" të pushtetarëve aktual ?!

Leni premtimet e kota të fushatave elektorale, mos u merrni me frazeologji boshe politike, "për zhvillim ekonomik dhe mirëqenje qytetare" mos ua theni edhe më tutje shpresat e të pashpresëve në këtë vend.

Ndryshimi fillon me ju qeveritar të "nderuar",...ju lutem tregoni haptas dhe me sinqeritet të vërtetat e atyre fondeve, dëshmohuni para këtij populli të varfër se a jeni për ndryshime apo për pasurim të mëtutjeshëm.

Mjaftë me fjalë boshe, populli kërkon veprime konkrete nga ju!

Zemërimit dhe durimit qytetar i ka ardhur fundi, ashtu siq ju erdhi fundi iluzioneve të shkaktuara nga premtimet marramendëse elektorale të zgjedhjeve të fundit nacionale.
Edhe diçka për fund, qeveritarët tonë që kanë gojën plot "përmirësim" të sistemit të drejtësisë. Pas faljes së "borxhlinjve" të KEK-ut, ndodhi që një punonjës i korporatës së KEDS-it të dënohet me 7 muaj burgim efektiv për marrje "ryshfeti prej 200 eurosh", përderisa hajnat e mëdhenjë dhe të korruptuarit e nivelit të lartë në vend të burgut shpërblehen me pushtet në qeveri!

FLORIM ZEQA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.