VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SOKOL DOBRUNA DËNOI ME VDEKJE NJERËZIT E VIJËS INSTITUCIONALE TË LUFTËS
Nga SAIM TAHIRAJ

E Enjte, 02.26.2015, 09:42pm (GMT1)


Sokol Dobruna sërish deklarohet së ka ekzistuar Gjykata Ushtarake .Ky farë gjyqtari ishte i rrezikshëm karshi njerëzve që ishin të rreshtuar në organizimin institucional të udhëhequra nga presidenti Ibrahim Rugova. Dobruna dhe gjykata e tij madje moren guximin të dënojne individë me burg, madje edhe me vdekje.

Ky deklarim i këtij farë gjykatësi të rrezikshëm nuk është i pari, pasi edhe më herët kishte deklaruar për afërsisht njejtë, por ndryshimi qendron se përpara ai kishte dëklaruar së "i kam dënuar me vdekje, por nuk kemi pasur skuadër për ekzekutimin e tyre".

Këto deklarime të këtij far gjykatësi kaq të rrezikshëm shtrojnë shumë pyetje që detyrimisht kërkojnë përgjigje nga organet kompetente të hetimit. Në një shtet normal ku sundon ligji dhe rendi, prokurori i shtetit menjëherë ka qenë dashur të fillonte hetimet ndaj Sokol Dobrunës. Fillimi i hetimeve ndaj këtij gjykatësi do ishte edhe pista më e sigurtë e cila çon drejtë fillimit të zbardhjeve të të gjitha vrasjeve me motive politike që ndodhën gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Fatkeqësisht Kosova nuk është shtet i tillë sepse në krye të shtetit qendrojnë po ata kriminelë që kanë urdhëruar gjykatësin e rrëzikshem Sokol Dobrunen të dënojë me vdekje përsonalitete shumë të rëndësishme të vijës institucionale të luftës. Sokol Dobruna themeloi Gjykatë Ushtarake, dënon me vdekje qytetarë të Republikës së Kosovës, madje me ligje të Jugosllavisë.

Shumë prej tyre edhe ekzekutohen, dhe sot e gjashtëmbdhjetë vite pas luftës e deklaron këtë publikisht, madje disa herë dhe me shumë mburrje e krenari, dhe askush nuk po reagon nga institucionet përgjegjëse të shtetit. Ky është treguesi më i mirë se pikërisht këta që dhanë urdhëra dhe ekzekutuan janë në hierarkinë më të lartë të shtetit, dhe po ia mundësojnë këtë liri këtij farë Sokol Dobrunës. Para së të dënonte këto personalitete, më mirë do ishte të fillohen hetimet, se si u dekonspirue dhe ra grupi i Mentor Kaqit, grup të cilit i ka takuar edhe vet, se si u zhvilluan ngjarjet në këtë grup, pakënaqësitë dhe zhgënjimet e mëdha që linden, madje pati edhe vrasje në mes vete ku një anëtar i këtij grupi u vra në Shqipëri. Pastaj të hetoje sjelljet e Dobrunës në burg.

Për personalitetin e këtij alamet Gjykatësi flet edhe Zekeria Cana i cili e paraqet shumë qartë karakterin e tij. Deri sa Sokol Dobruna fletë për jo legjitimitetin e Gjykatës Speciale unë e pyes së me çfarë legjitimiteti e themeloi atë gjykatë ushtarake, madje dënoi me ligje të Jugosllavisë, deri sa neve i kishim ligjet tona të bazuara në Kushtetutën e Kaçanikut. Themelimi i Gjykatës Speciale ka legjitimitetin që ia jep Parlamenti i Kosovës dhe pikërisht kjo gjykatë do ta pastrojë luftën e drejtë çlirimtare të popullit tonë nga elementët kriminalë që e njollosin këtë luftë. Shpresoj shumë që edhe ti Sokol Dobruna të dalësh para kësaj gjykate dhe ti sqarosh të gjitha dënimet tuaja për likuidimet politike dhe ta marrësh dënimin e merituar për veprimet tuaja subversive.

SAIM TAHIRAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.