E Enjte, 04.25.2024, 04:33pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PASHALLARËT E BASHKIVE QË LARGOHEN ME FADROMË
Nga MENTOR KIKIA

E Premte, 02.27.2015, 12:11pm (GMT+1)



Politika thuhet se nuk ka moral. Jo vetëm ajo shqiptare, por kjo e jona është fare e përdalë. Dhe kjo nuk lidhet domosdoshmërisht  me kurvërinë e aleancave para apo pas zgjedhore. Një nga veset e këqija të politikanëve tanë, është edhe mania për të qëndruar në krye të punëve, ose më saktë në karrige, derisa t'i lërë shëndeti fizik apo mendor. Kjo shikohet edhe nga stanjacioni në drejtimin e partive politike, të cilat prej çerek shekulli, përjashtuar PS-në, drejtohen apo janë drejtuar nga të njëjtët kryetarë që i kanë pjellë, qoftë nga hiçi, qoftë nga fragmentarizimi i partive mëma.

Në prag të zgjedhjeve të kaluara lokale, që do të thotë katër vjet më parë, një grup organizatash të shoqërisë civile hodhën publikisht idenë e sanksionimit ligjor të dy mandateve të qëndrimit në pushtet. Fillimisht për pushtetarët vendorë e më pas edhe në hallkat e tjera të pushtetit. Partitë politike e mbështetën me kënaqësi këtë nismë, pasi krerët e tyre ishin nën presonin e një kaste që drejtonte bashki e komuna prej 3, 4 ose 5 mandatesh, për të rikandiduar si të pavarur nëse nuk do të ishin sërish në listat e kandidatëve. Ishte pikërisht ky presion që i stepi politikanët ta çonin më tej këtë ide. Por edhe sepse secila nga palët kishte nevojë edhe për votat dhe lobimin e kësaj kaste që i ishte ngjitur pushtetit prej më shumë se 15 vjetësh.

Teoria e kufizimit të mandateve ka qenë gjithmonë një temë e preferuar debatesh politike, por asnjëherë nuk është shkuar në fund. Kjo teori është e moralshme, por bie edhe ndesh me të drejtat e njeriut. E moralshme, pasi një pushtetar i ka mjaftueshëm dy mandate për të dhënë gjithë çfarë ka nga idetë dhe energjitë e tij në qeverisje. Pjesa tjetër e kohës shndërrohet në parazitizëm dhe shfrytëzim-shpërdorim të detyrës. Ajo cenon të drejtat e njeriut, pasi një shtetas ka të drejtë të zgjidhet aq herë sa e votojnë qytetarët. Por në kushtet kur mungon morali, në kushtet kur këta pushtetarë kanë krijuar ndër vite mekanizimin e riciklimit të pushtetit të tyre përmes blerjes së votës dhe rrugëve të tjera edhe inkriminuese e korruptive, atëherë duhet të gjenden rrugë të tjera për të ndrequr këtë handikap shkatërrues të pushtetit.

Prej disa javësh në Partinë Socialiste ka nisur një "fushatë" që po synon të vendosë pak rregull në këtë xhungël. Vetë Edi Rama ka premtuar se "nuk do të më keni këtu gjithë jetën", duke shprehur vullnetin për të sanksionuar modelin e dy mandateve në pushtet. Ndërsa është shprehur për një model të ri të qeverisjes vendore pas ndarjes së re territoriale, Rama duket se është gjendur përballë kërcënimeve të kandidimit të pavarur të atyre, që sipas moralit politik duhet të bëjnë mënjanë tashmë. Dhe ka arsye më të forta se morali që ata duhet ta bëjnë këtë. Pjesa dërrmuese e tyre kanë konsumuar të paktën dy mandate dhe tashmë janë ndryshkur nga burokracia e janë majmur nga hajdutëria. Duke qenë se kanë krijuar tarafin e tyre farefisnor, klientelist e duke i besuar shkëmbimit të votës me 10 mijë lekë të vjetra në periferitë e uritura, ata mendojnë se janë sërish potencialë për të fituar. Derisa nuk funksionon morali politik, atëherë zbatohet plani "B", ai i padive për shpërdorime e abuzime me detyrën, i cili në dukje është po ashtu i pamoralshëm. Por dobia publike e legjitimon katërcipërisht atë.
Arrestimi i Gjikës së Vlorës (PS) ishte një sinjal për shumë kolegë të tij. Kështu që Shkëmbi i Pogradecit (PS), jo vetëm që iku vetë, por u bëri thirrje edhe të tjerëve të bëjnë të njëjtën gjë dhe t'i jenë mirënjohës partisë. Ndërsa Bime i Gjirokastrës (PS), pasi i bënë një padi për leje ndërtimi të paligjshme, deklaroi se denoncimi ndaj tij ishte një tregues se shteti po funksionon. INUK, që duket se ka nisur pastrimin e bashkive jo vetëm nga ndërtimet pa leje, paditi edhe kryetarin e Peshkopisë (PD) për leje ndërtimi të paligjshme. Ndërsa në Komisionin Parlamentar për Dekriminalizimin, të drejtuar nga opozita, deputeti Eduard Halimi kërkoi që të punohet shpejt, që ligji i ri të zbatohet edhe për kandidatët e zgjedhjeve vendore. Kjo duket se synon, sa vendosjen e një filtri për kandidatët me precedentë penalë, aq edhe dëbimin e atyre që nuk duan të lënë karriget.

Deputeti Bashkim Fino, por edhe të tjerë drejtues në forumet më të larta socialiste, kërkojnë me forcë që të mos rikandidohet askush që ka konsumuar dy mandate. Konsekuent në këtë kërkesë, Fino ishte një mbështetës i fortë edhe i nismës së shoqërisë civile katër vjet më parë. Me ndarjen e re territoriale, qytetarët meritojnë t'u vihen përballë njerëz me integritet të fortë publik e moral, njerëz të pastër dhe të palidhur me fijet e biznesit politiko-tregtar, njerëz me ide të reja, që mendojnë se detyra e kryetarit të bashkisë nuk është vetëm të japë leje ndërtimi.

Por, veç kësaj, këto zgjedhje duhet të vendosin edhe rregullin e pashkruar, që asnjë pushtetar, nga baza në qendër, të mos qëndrojë më shumë se dy mandate. Në SHBA këtë standard e vendosi presidenti i parë, Xhorxh Uashington, i cili pasi konsumoi dy mandate, iku duke thënë se, "populli luftoi kundër një mbretërie dhe jo për të më bërë mua mbret".

Në këto zgjedhje është koha që ne të përzëmë bejlerët-tregtare, përmes moskandidimit, por edhe mosvotimit të atyre që i kanë bërë dy mandate. Të vendosim një standard moral dhe të përmirësojmë cilësinë e pushtetit vendor, që është qeverisja e drejtpërdrejtë e qytetarëve.
MENTOR KIKIA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
1461 - NJË FOTO E RRALLË E GJERGJ KASTRIOTIT NË ITALI (02.27.2015)
SOKOL DOBRUNA DËNOI ME VDEKJE NJERËZIT E VIJËS INSTITUCIONALE TË LUFTËSNga SAIM TAHIRAJ (02.26.2015)
NEXHMIE ZAIMI DHE ROMANI I SAJ 'DAUGHTER OF THE EAGLE'Nga SINAN GASHI (02.26.2015)
LIBRI SUEDEZ I VITIT 1949 - SHQIPTARËT, TRASHËGIMTARË TË ARIANËVE (02.26.2015)
FOTO ANTOLOGJIKE - PESË VAJZAT SHQIPTARE NË VITIN 1920 (02.26.2015)
QEVERI MILIONERËSH E NJË POPULLI TË VARFËR!Nga FLORIM ZEQA (02.26.2015)
TEOLOGJIA ËSHTË NJË SHAKANga AUREL DASARETI, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au) (02.25.2015)
PROBLEMI I KRIMINALIZIMIT TË SHOQËRISË SË KOSOVËS DATON GATI KREJT PASLUFTËNVështrim nga SKËNDER MULLIQI (02.25.2015)
NJË PORTRET PROVOKUES I KADARESË NË BURG DHE GRAFIKA TË TJERA INTERVISTË ME PIKTORËT AVNI DELVINA E NIKO DHALES (02.25.2015)
ERMONELA JAHO - MË KËRCËNUAN ME LETRA ANONIME NË TIRANËIntervistoi: ENKEL DEMI (02.24.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]