VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

'BESA' E KRYEMINISTRIT MUSTAFA DHE DEKLARATA E PAMATUR E MINISTRIT STAVILECI
Nga SKËNDER MULLIQI

E Shtunë, 02.28.2015, 07:56am (GMT1)


 
 
 
*Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e dha "besën" kur deklaroi në Rubikon të Adriatik Kelmendit se, nëse e humb Prishtinën do të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të LDK-së. Nuk e fitoi Prishtinën me duar në xhepa dhe nuk dha dorëheqje.
 
*E dha "˜besën" se do ti fitonte zgjedhjet nacionale, por i humbi zgjedhjet të cilat mendoi së do ti fitonte prap më duar në xhepa. Kjo humbje i kushtoi shumë LDK-së rugoviane dhe Kosovës.

*E dha "besën" edhe kur deklaroi shumë herë gjatë fushatës zgjedhore se kurrë nuk do të hyjë në koalicion më PDK-në. E përseritke refrenin e merzitshem se duhet hequr qafe kjo qeveri e keqe e Thaqit, dhe marifete të tjera.

*E dha "besën" edhe karshi koalicionit VLAN-ku pas gjashtë muajve më radhë iku dhe iu bashkangjit PDK-së.

*Kryeministri Mustafa nuk e dha "˜besën' që do ta shkarkojë Jabllanoviqin nga posti i zëvëndëskryeministrit në Qeverinë e Kosovës. E shkarkoi Jabllanoviqin nën presionin e madh te protestave.

*Ne çdo vend demokratik të botës pas valës së protestave, grevave dhe sidomos pas eksodit, secila Qeveri do të shkonte komplet në shtëpi. Por dorëheqja e qeverisë nuk ndodhi, sepse përgjegjësia politike në Kosovë nuk ekziston.

*E dha'besën' dhe nuk doli të stacioni i autobusëve për tu dëshiruar bashkëvendasve të vet rrugë të "˜ mbarë' për në Evropë, sepse ata kishin IPhone.
 
*Kryeministri i vendit, Isa Mustafa e dha "˜besën " edhe kur tha së këtë vit do të kemi liberalizim të vizave. Dhe, pa vonuar shumë u demantua nga ata që punën e vizave e kanë në dorë e jo ai.

*Per diçka e ka mbajtur besën z. Mustafa, se ka krijuar Qeveri Mamute në këtë kohë krize në Kosovën krejt të varfër. Se kjo Qeveri krijon shpenzime sa krejt populli i Kosovës nuk e kan problem atë punë qeveritarët bash hiq!!!

*Dhe së fundi duket së kryeministri, Mustafa ia ka dhënë "besën" Hashim Thaçit që ai të bëhet president i Kosovës. E kjo besë e dhënë mbetet te shihet...

***
*Hiç pa vonuar nga deklarata e kryeministrit Isa Mustafa na erdhi një deklaratë tjetër shumë e rëndë dhe fyese për shqiptarët nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci së "me 300 euro rrogë gratë mos ti bëjnë shtatë fëmijë". Ky fare alamet ministri ne vend që të fletë së qka duhët bërë që të dalim nga kriza e rëndë sociale ekonomike,si minister që është I obliguar , dhe cilat jane prioritet ministrisë të cilën e drejton për zbutjen e varfërisë në Kosovë, merret me një temë që nuk i takon.
 
*Po të kishim ndëgjuar këtë deklaratë të tipit racist nga ndonjë serb, nuk do të ishim çuditur fare, sepse ata gjithmonë pikërisht mbi këtë bazë edhe kanë punuar.

*Nese çetniku serb, Jabllanoviq ofendoi rëndë shqiptarët, kjo gjë nuk është pritur në asnjë mënyrë nga Stavileci që është shqiptarë.

*Po këtu në Kosovë deklaron dhe punon kush si të don dhe nuk e ka problem atë punë, se nuk ka ndërgjegje, nuk ka përgjegjësi, dhe moral politik së përndryshe ky diletant politik pa mbërri mirë në shtëpi ishte dashur të shkarkohet nga pozita e ministrit.

*Me këso deklarata të turpit , nuk mbulohen hajnitë karshi popullit.

*Por nuk ka faj Stavileci hiq besa që kë zënë pozitë aq të lartë në Qeveri, sepse gjithkush po bëhët minister sot në Kosovë.

*Vëtëm nataliteti çfarë e kemi pasur dhe deri diku e kemi, na ka shpëtuar nga asgjësimi kombëtar. Ne nuk jemi popull qindëmilionësh, por jemi një popull shumë i vogël në këtë botë.

* Nuk e di së sa fëmijë i ka babai Stavilecit, por nese ka shumë atëhere paska "gabuar" rëndë.
 
 
*Ka "harruar" Stavileci së Hashim Thaçi gjatë fushatës zgjedhore kishte propozuar që për secilin femijë që lind në Kosovë ,tu dedikohen nga 300 euro nese nuk gabohem. Tash paska ndryshuar plani apo jo Blerand Stavileci.

*Nuk ia vlen më të flasim për deklaratën dhe për Ty, por mirë do të ishte që të gjithë ministrat diletant e ka shumë të largohen nga postet qeveritare.

*Turpi nuk ka brirë apo jo...

SKËNDER MULLIQI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.